Kyqja
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?

Regjistrohu!
Menyja kryesore
Antar Online




Shqiponjat.ch Forum Index
   Shėndeti & Mjekėsia
     Bronchialcarcinom-Njė jetė ndryshe
Regjistrohu qė tė postosh

Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme | Nė fund
Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/8/18 19:21
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Bronchialcarcinom-Njė jetė ndryshe
Brinchialcarcinom- Njė jetė ndryshe

“Shkenca medicinale me te arriturat gati ne cdo fushe disi mbjell tek pacientet e semure nje ndjenje qe u duket se jane te pavdekshem,por e verteta eshte se cdo gje qe linde edhe vdes”

Ishte dite pune normale si te gjitha ditet e javes.Dikur pasi hengrem dreken,disa dhimbje ne shpine dhe shpatulla sikur me prishen disponimin.Gradualisht ndjeja kodhimbje te nje forme te bute por dhimbjet ngadale shtriheshin edhe ne brendesi te mushkerive me kollitje as te bute e as te thate.Ne fillim mendova se jam lodhe se tepermi pasiē ate dite vertet kisha shume pune per te kryer.
Erdhi mbrejma dhe largimi nga vendi I punes.Hengra darke dhe berra nje dush me qellim qe te shtrihem gjere e gjate ne krevat te mare veten te pushoj i gatshem te nesermen te mare obligimet e perditshme ne pune.Dhimbjet here pas here paraqiteshin ne forma te ndryshme ne krahrore,po edhe ne lokalitete tjera te trupit,gjithashtu edhe kollitja beheshte me e forte dhe me intensive.

Dite e premte.Mengjes tetori qe me dukeshte se do te me sjelle shijen e vjeshtes ashtu si edhe vite me pare.Nuk me shkoje ndermend se kjo dite do te me ndryshoje jeten ne gjithcka.
Sa jam ulur ne sedilje te autos ndjeva se frymemarja me eshte perkeqsu deri aty sa qe me dukeshte se dikush me mban per fyti.Kuptova se rrugen tani nuk e kam per ne pune po drejte spitalit ne Emergjecce sa me shpejte te jete e mundur.Per fate timin,Spitalin Regjional nuk e kame me large se 1 km,dhe arrita ne kohe perpara se te alivanosen dhe te humbe vetedijen.
Urgjentishte me pranuan me shpejtesi marramendese,me vendosen aparatet e frymarjes,aparatin EKG,dhe pas pak qastesh me u hoqe ajo dhimbje dhe fillova te mare fryme normal po me ndihme te apareteve moderne.
Mendimi I mjekeve duke u bazuar ne ate qe u referoja une,menduan se mesiguri ka te beje me kardioinfarkt te mundeshem dhe qendronin ne gjendje gadishmerie mundesisht te evitojne ose te mbajne nen kontrolle.Nderkohe analizat e hematologjike dhe EKG,nuk tregojne se mund te ndodhe infarkti por asgje nuk ishte e sigurte.

Ashtu I shtrire ne krevat I rrethuar nga te gjitha paisjet medicinale me derguan ne repartin Radiollogjik.Rentgen fotografite tregonin njolle ne anen e majte te mushkrise por mjeket nuk deshten te japin mendime diagnostike paraprake por urgjentisht me mbaruan edhe Kompjuter tomografi.
Kater mjeke specialiste te fushave te ndryshme u shfaqen pas dy ore ne dhomen ku edhe isha shtrire per kurim.Nuk e pata veshtire te kuptoje se jam I prek nga nje semundje serioze po vetem prisja te njihem me mire me semundjen dhe hapat e metutjeshem mjekimi,keshtuqe se mudn te vdiset nga ajo semundje as qe me shkoje ndermend.
Zotri,kemi nje lajme jo te mire per ju per momentin por shkurte te mos meremi me prognoza diagnostike falso deri athere kur te kryhen te gjithe anailizat e nevojshme.ju vuani nga kanceri ne mushkeri.Ishin keto fjalet e Onkologut te cilin e njihja edhe me heret kur me ndodhte te luaje rolin e perkthyesit te bashkekombesve te mi te prekur nga keto semundje kush me shume kush me pak.Ishte ky Dr.Dubs,mjek I afert me pacientet,njeri me shikim te gjere sa I perket humanizmit,me nje fjale mjek I popullit dhe per popullin.
Une nuk mundem te ndryshoje ketu asgje Zotri Dr.Dubs,por ju me metodat dhe teknollogjine qe keni ne disponim dhe aftesite profesionale te gjithe ju,ju do te beni punen e juaje,une kam punet e mija te mundohem te mos shendrohet kjo semundje fizike ne semundje psicike,kurse Zoti do te beje punen e vete.Asnje nuk jemi te pavdekshem.

Tani fillon etapa e asaj qe e quaj une nje jete ndryshe.Ndryshe,ngase po te isha semure nga semundja e hajes se ravanise(Nje ambelsire tradicionale orientale)dhe po te kisha vdeke,do te qeshnin te gjithe me mua se kam vdeke nga ravania.
E ky kanceri o do te me vie hakut dhe te me rrezoej per toke o do te munde te pakten te jetoje ndryshe.



Ne shqiptaret shume pak jemi te informuar sa u perket semundjeve te kancerit,dhe shume pak dime nga keto semundje te cilat sot edhe sherohen fale teknologjise dhe te arriturava te medicines.
Per te u ardhe ne ndihme te prekurve nga keto smundje,te pakten do te mundohem kur te me mundsoje koha te jape nje pasqyre te realte i te gjithe procesit te sherimit,e theme proces sherimi i gjate me mund dhe durim,por vertet ndjehem mire pas gati 10 muaj lufte bashke me mjeket qe me bene te mendoj se per te vdek nuk duhet te jeshe i semure nga kanceri kur cdo semundje sot edhe sherohet po edhe vdiset.

Auto

Spital Maennedorf

Jeta ndryshe me filloj mu nga ky spital.Ketu u zbulua semundja ku me pas vijuan edhe kerkime diagnostike te rradhes deri aty qe jepet mundesia ketij Instituti shendetsore.Eshte mjafte mire i pajisur gati me te gjitha pajisjet elementare te nevojshme.Instituti Radiollogjik,Instituti onkologjik,Kirurgjia,Materniteti dhe medicina Interne etj.
Pasi ketu me u be edhe Bronhoskopia kurse kerkimet patollogjike u kryen ne Spitalin Universitare Instituti Patollogjik Universitare Te Zyrih ne bashkepunim te ngrushte me qendren Onkollogjike te spitalit Maennedorf.Razulltati patollogjik dhe kontributin e vete ne identifikim te llojit te tumorit dhe stadiumi por kishte edhe shume kerkime te tjera diagnostike, te cilat duheshin bere, dhe qe jan nene kompetence te Institutit te Medicines Nukleare, prane Universitet Spitalit Zyrich.
Nje nder metodat me moderne te scanimit te trupit te njeriut dhe poziconimi,po edhe ne mase te gjera zbulimi i reziqeve matastaze qe jan pjelle e tumoreve,eshte scanimi i trupit dhe organeve te prekura nga tumoret PET.CT-Pet Kompjuter tomografi.

PET (Positronen Emissions Tomografie) eshte mundesia me moderne fotografimi te organeve te ndryshme te trupit te njeriut. Permes nje damari ose vene te dores injicohet nje supstance e lehte radiokative,ne te shumten e rasteve sheqer radioaktive i lehte, dhe permes qarkullimit te gjakut shperndahet dhe koncentrohet ne organe te trupit te njeriut dhe i ben te dukshem per scanerin.
Compjuter tomografi ben scanime ne baze te rentgen teknollogjise,rentegen rreze,kurse PET/Ct funkcionon gati si nje fotoaparat.Ne fakt,trupi i pacientit rrezaton dhe behet objekt i ndritshem per fotoscanerin PET/CT.
Prandaj,kombinimi e te dy paisjeve PETdhe CT se fundi japin fotografi te kjarta anatomike mbi kerkimet diagnostike te tumoreve.




PET/CT Camera



PET/CT-Scan

Kliko per te u njohur me shume me Qendren Onkologjike te Spitalit Maennedorf.

http://www.spitalmaennedorf.ch/xml_1/internet/de/application/d12/d40/d327/d332/f364.cfm


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/8/21 8:41
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm
Gjithcka dirigjoheshte nga Qendra Onkollogjike e spitalit Maennedorf,ekipi i Dr.Andreas Dubs.Keshtu ndodhi edhe me Scanim PET/CT.Tri dite pas kryerjes te scanimit PET,Dr.Dubs me mori ne telefon dhe shkurte me njohtoj se kemi te bejme me nje tumor solid po per me shume te nesermen ne ora 10-te.
Gjati vizites te nesermen Dr.Dubs paraprakisht kishte pregatit materialin diagnostik nga te gjitha qendrat dhe mendimin e te gjithe specialisteve te qendrave perkatese qe u moren me diagnostifikim,gjithashtu me njoftoj edhe per masat qe do te meren ne te ardhmen.
Bronchialcarcinom solid,stadiumi III,te dhenat deri tani nuk paraqesin ndonje shenje metastaze dhe se ky tumor duhet sa me pare te jete e mundur te operohet.DR.Dubs nderkohe kish be edhe paraqitjen ne Univerzitet spital Zyrih reparti Thoraks kirurgji tek mjeku i njohur boterisht Profesor.Dr Werner Weder.
Dr. Dubs bazuar ne CD-fotografi te PET/CT me sqaroj se tumori eshte shume afer zemres ne anen e siperme te segmentit te mushkerise,dhe a do te beje nderhyrjen kirurgjike PR.DR.Weder menjehere ose do te mare masa per kerkime diagnostike shtese eshte nene pergjegjsi te tije dhe ekipit keshtuqe ne duhet te veprojme konforme kerkesava te tije,dhe se deri athere nuk do te marim asnje kurim te tumorit.
Dy jave me vone duheshte te shtrihem ne spatilin Thoraks Kirurgjik prane UNI-Zyrih.Me bene te gjitha analizat e nevojshme.Vete Profesor.Dr.Weder me mori ne bisede dhe me sqaroi se per momentin do te kryhet nje operacion i vogel por,do te me pregatisin per nje operacion te madhe nese egzistone mundesia qe te bejme nje gje tille pasic tumori eshte shume afer zemres dhe se nuk dua te rezikoj jeten tuaj po as te askujt.Per ne eshte karakteristike permes nje mini camere te cilen do te fusim ne brendesi permes nje preje te vogel 2 cm deri ne lokalitetit te tumorit,po njehere edhe do te marim copesa(Biopsi) nga gjendrat limfike per te konstatuar gjendjen e tyre momentale ngase PET/CT jep rezultate te shkelqyera por nje mundesi per te mos zbuluar gjendjen aktuale te lemfeve ka egsistuar dhe egsiston.dhe me pas vendosim ne se cka me tutje.
Videomediastinoscopiquhet metoda e biopsise se gjendrave limfike.Nuk u krye operacioni i tumorit pershkak te madhesise dhe pozicionin shume afer zemres,por per fate te mire gjendrat limfike nuk kishin pesuar asnje ndryshim dhe nuk ishin te prekura nga tumori.
Pas dy dite qendrimi ne spital,u lirova ne gjendje te mire shendetsore te le spitalin.Ekipi i Profesor.Dr.Weder kishin vendos qe paraprakisht te zvogelohet tumori deri ne nje mase dhe me pas te kryhet operacioni i domosdoshem.

Chemotherapia Kimioterapi me duket shqip i thone,eshte ajo qe do te beje zvoglim te tumorit.Kete pune e ka ne dore Dr.Dubs prane Institutit Onkollogjik te spitalit Maennedorf.Me u percaktuan tri cikle me nga tri doza Citostatike nje here nje jave,9 jave radhasi.

Hematologet,Onkologet jan ato qe percaktojne dozat dhe medikamente te nevojshme sipas nevojes dhe rastit te pacientit.Jane medikamente gati “Helm”I perpunuar dhe mu per ate nuk dua te cek ne emer Citostatiket qe jane perdore ne rastin tim sepse cdo rast kerkon edhe kurim dhe trajtim me vete.Nuk do te I kisha deshiru askujt te preket nga semundje kanceroze,por kur kemi te bejme me njohuri se per cdo dite numri I te prekurve sa vjen e ritet,bile ketu ne perendim gati ne cdo Qender Onkologjike shkruan;”Ti mund te jesh I radhes”nuk eshte keq qe pervoja e atyre qe kan kalu kete katrahure ne nje fare menyre te lejojne te njohtohen te tjeret qe sa ma lehte te perballojne sfidat dhe vuajtjet qe jan ne bagazh te semundjeve kanceroze.
Nuk eshte lehte te njohtohesh me semundje qe secili nga ne e ka friken.Ndoshta nuk eshte aq semundje e rrezikshme sepse ka edhe semundje me te rrezikshme,por kanceri ne vesh te njeriut tingellon si semundje vrastere e shekullit,por ato qe e kan perjetuar kete semundje e dine me mire se sa ato qe mund te paramendojne.
Vete fjala kancer te duket se te mer ne vete dhe te ba ku te ja do qefi,por mbi te gjitha frika nga vdekja eshte efekti anesore I semundjeve kanceroze.Te gjithve u duket se neser do te vdesin,nuk kan vdek te gjithe por te gjithe pyesin;Cka metutje?
-Diagnoza eshte vendos dhe eshte e kjarte pas te gjitha kerkimeve diagnostike dhe pritjeve me endje te dihet semundja nga cila jam I prekur.I semure nga kanceri.Tek disa persona paraqitet nevoja e te largimit nga cdo gje qe I rethon per te jetuar te qete, disa te tjere I kaplon vaja.Shume paciente dhe paciente perjetojne nje vale tmeri dhe ftohje nga jeta.Ne koke shkojne verdale pyetje nga me tmershmet;a do te vdes?si do te jete kimioterapia?cka do te me mundoje gjate terapise?cka do te arrihet me kete?a do te sherohem?
Te gjitha keto efekte anesore jan te natyres normale tek semundjet e kancerit dhe mjeket keshillojne pacientet dhe pacientet qe te mos u shtrohen ketyre ndjenjave po te mundohen te jetojne si me pare per te mos ra ne gjendje te rende psicike-demoralizim.Ne fakt asnje kancer nuk eshte formu brenda nates po I eshte dashte kohe,muaj ose vite, dhe fakt secili I semure nga kanceri ka jetu me kancerin,dhe kur secili te mendoje se ka pas mundesi te vdese pa u zbulu kanceri pse te ket frike nag ajo dite kur I eshte shqiptu.
Te menduarit pozitivisht se cdo gje do te mbaroje si duhet 60% lufta kunder kancerit eshte fituar

Chemotherapie/Kimioterapi



Nje nder fazat me te renda te kurimit te kancerit po edhe me shpresdhenese,menyre per te cilen pacientet duhet te njihen ne teresi me ecurite e kimioterapise,rezultatet qe mund te presim,kunderidikacionet dhe pasojat e mundeshme pas kimioterapise.
Prodhuesit e Cytostatikeve, ilaceve kunder kancerit dhe menyres se perdorimit japin te dhena te sakta mbi prodhimet e tyre perveq disa karakteristika qe vetem per mjeket jan te dedikuara,gjithcka tjeter eshte ne duar te pacientit dhe ne njohuri te tij.
Detaisht informohen pacientet me menyren e kurimit dhe efektet anesore gjate kimioterapise dhe me pas,dhe mu per ate per cdo paciente te prekur nga kanceri,doracak te tille jan ndihma me e madhe qe me vone te mos jene te befasuar nga mos efektet i kimioterapise ose ndonje kontraindikacioni te mundshem me vone edhe pse gjera te tilla ndodhin ralle.
Pacientet patjeter duhet te dine se cka u shkaktojne cystatiket gjate perdorimit si p.sh. renja e flokeve,zbehje,merzi,nervozitet,humbje oreksi dhe humbje deshire per haje edhe te ushqimit te preferuar me pare.
Ndjenja te shemtuara qe me pare nuk kan qene te njohura per pacientet,si ndejnja e fajesise,qamje,ndenja se jeni vetem person i gjalle ne kete jete pa asnje vlere,ndenja se jeni te lene pas dore nga te afermit dhe shoqeria,e shume e shume te tjera, te gjitha keto me vone pas mbarimit te kimioterapise i takojne te se kaluares.
Gjate kurimit orginizmi behet jo imun ndaj cdo semundje,dhe mund te ndodhe qe gjate gjithe kohes te kimioterapise te percillet me simptoma te semundjeve si grip,ndezje e mushkerive,ndezje e lukthit dhe te organeve urinare,edhe pse mjeket gjate dhenjes se citostatikeve japin pacienteve edhe ilace kunder disa semundjeve si preventive paraprake,ne veqanti "Antra"ilac kunder demtimit te gastro traktit (Barkut).


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/8/24 10:20
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm
Ne broshure si p.sh te koncernit farmaceutik Mepha, do te gjeni informacione mbi mundesit e sherimit te kancerit.



Menyra sherimi:
-Operacion
-Terapi Rrezatimi
-Terapi medikamentoze
Menyrat e sherimit pjeserisht shkojne si menyra vetjake,por ne te shumten e rasteve te kombinuara,qe do thote ne te njejten kohe perkrah medikamenteve ose kimioterapise vie ne perdorim edhe rrezatim terapia por per kete natyrisht se vendosin mjeket po pyesin edhe pacientet ne mvaresi te llojit te kancerit.Ketu rol te madhe luan edhe gjendja shendetsore e te prekurit nga kanceri.

Lejojne rrethanat sherim krejteisht te sukseshem,dhe nese tumori krejtesishte eshte zhduk-quhet (terapi kurative),nese kjo nuk eshte e mundur shkohet ne tkurrje te tumorit ose zvogelim(Palliative terapi)e cila si menyre sherimi te kancerit kohe te fundit ka mare hove dhe tregon suksese te medha dhe jetezgjatje te pacienteve.

Disa nga menyrat e sherimit kerkojne edhe kurime para dhe pas operacioni si ne rastin tim(neoadjuvante terapi),para operacionit,dhe (adjuvante terapi),pas operacioni ku ne rastin tim kam pas vetem Radiologji rrezatim terapi (Photonen rrezatim),po ka edhe terapi te kombinuar mvaresisht tumorit.

Kemi edhe terapi medikamentoze dhe keto jane:
-Terapi hormonale kunder kancerit
-Antitrupa terapi(Monoklonale)
-Kancer terapi me medikamente te cilat shaktrojne sinjale te qelizava kanceroze
-Chemotherapie/Kimioterapi
Kimioterapia edhe pse si metode me e veshtire per pacientet perdoret me se shumti,kete edhe une e perjetova per te cilen do te flas nga kendi si e kam perjetu une....

Ishte fillimi i muajit dhjetore 2008,dite e hene.Shkova ne Qendren Onkollogjike.Me priten shkelqyeshem dhe me buze ne gaz,nuk mungoj as kafeja e mengjesit.Nje vajze e re te afer 25-6 vjec erdhi dhe me u presentu se ajo do te jete infermierja qe me ka ne pergjegjsi dhe se cdo gje te shkoje mire po me pare duhet te konsultoheni me Dr.Dubs,kurse derisa sa ai e gjen kohen e lire te u pranoje mua me duhet te ju mare gjake dhe ky proces do ndodhe cdo here qe te merni kimioterapi.Derisa me merte gjak infermierja mjeku kish ardhe dhe priste te mbaroje pune infermierja.

Ne tavolinen e punes te Dr.Dubs kishte te shtruara fotografi te ndryshme nga rentgen dhe tomografi materijalet qe me kishin be gjate kerkimeve diagnostike.Zotri,une ju deshiroj nje start te mire dhe te sukseshem me shpres se cdo gje do te shkoje mire,por e gjithe qendron nga ju dhe cdo gje per ecur mututje ju jeni faktori kryesore kurse ne kemi per detyre te bejme punen tone aq sa edhe na lejojne te arriturat shkencore sot.Me heret,para disa vite pacientet gjate marjes se kimioterapise shtroheshin ne spital kurse sote ndodh rralle.Kimioterapia per ju do te behet ketu ne Ambulance.Infermierja qe ju ka mare ne pergjegjsi eshte e kualifikuar ne kete lemi keshtuqe ne rast se u duket e re dhe dyshoni dicka ne aftesite e saje ka mundesi te ju dorzojme ne pergjegjsi te infermierje tjeter.Qesha!
Eshte e drejte e juaj ligjore te zgjidhni sepse ndodh qe tek disa paciente vete fytyra e infermieres ne fillim te u duket negative dhe e dyshuar per ate jan keto rregulla.Jo Zotri Dr.Dubs..zatem ne duar te nje ifermierje te re do te ndjehem me i ri dhe i forte te i qendroj kimioterapise,kurse bukuria e saje do te me beje qe gjate marjes se kimiterapise te mendoj se jeta eshte e bukur, me lehte do kapercej cdo pengese qe mund te paraqitet gjate kimioterapise.Qeshem te dy,por mbas shpine nje falemnderit per komplimentet dhe besimin qe keni ne mua, me erdhi si rrufe ne vesh sepse gjate gjithe kohes infermirja kish qendru aty e une as qe e kisha verejte.

Me njoftoj shkurte me procesin e kimioterapise,nderkohe erdhen rezultatet e gjakut dhe pa humbe kohe i dha lejen infermieres me neshkrim qe te nise me punen.

Sot eshte kimioterapia e pare dhe si zakonisht fillohet me doza me te medha per cdo cikel.Tri cikle te juaj do te thote se duhet te llogarisni me tri kimioterapi te madha dhe gjashte te vogla.Dozat e medha marin kohe maksimum 5 ore kurse te voglat 2.5 deri ne 3 ore,rrefehej infermirja perderisa me pregatiste te shtrihem ne krevat.
Ne fillim me duhet te ju njohtoj se mund te ndodhe te paraqiten komplikacione si kokedhimbje,vjellje,dridhje,ose ndonje dhimbje ne trup,kure ne te njejten kohe me jepte te gelltis tableta duke me njohur me efektet e tyre dhe pse..pra kjo tablete eshte te mos ju vjellet,kjo eshte qe do te mbroje lukthin,keni edhe doze kortizoni te cilat do te i merni edhe dy dite pas terapise,keto tableta kunder vjelljes poashtu per cdo dite edhe pas terapise,dhe keto antacide per te mbrojte lukthin cdo mengjes nga nje kapsule..dhe si zakonisht kunder dhimbjeve paracetamol 1 gram sipas nevojes.
Nje kilogram infuzion 0.5% natrium eshte vare ne bartesin e infuzionit,aty afer edhe nje butilje 500 ml.0.5% glokoze.Perderisa une lexoja permbajtjen e tyre infermierja e kish vendos gjilperen ne vene pa e hetu aspak gati pa dhimbje.
Me pare si zakonisht bejme shpelarje te veshkeve por shume pak, kurse me vone pasi te keni mare cytostatikun e pare(Cisplatine),pas nje ose dy ore do te bejme shpelarje te veshkeve hiq me pake se nje liter infusion natrium dhe nje injekcion qe do te iritonte urinen.Pas saj 30 minuta me vone vjen cytostatiku i dyte(Taxotere),dhe 1 ose dy ore me vone shpelarja e dyte e veshkeve,dhe per sote aq do te ishte.
E ku jan cytostaiket Zonjushe?Jan te injektuara ne butilje me glykoze cdo gje eshte gati bile Cisplatine e kemi ketu ne kete butilje glykoze,tjetra ruhet ne frigorifer.....

..Pike pas pike ilacet derdheshin ne gjakun tim.Here pas here ndjeja nje vale nxehje ne trup dhe dicka sikur ne te gjithe trupin me pershkojn miza perdhecke.Infermierja,per cdo 30 minuta me ben vizite.me mate tensionin,temperaturen e trupit dhe me pyet per ndryshime qe hetoj dhe me njohton se jan normale dhe se nuk ka asnje pasoje te rende.Mjeku poashtu cdo ore me ben vizite dhe kontrolle.Kaloj faza e pare.Tani futemi ne fazen e dyte te ciklit te pare.Cdo gje ecen mire dhe pa probleme..dikur.ndejva dhimbje te forte ne te dy anet e eshtrave te vitheve dhe kembeve.Informova infermieren.Menjehere ndaloj ecjen e citostatikut te dyte ne gjake.Erdhi edhe Dr.Dubs.Nuk ka gjendje alarmi,nje grame analgetik dhe cdo gje do te jete mire,dhe ashtu ndodhi per te vazhdu me tutje me terapine e parapare per sote.Tani u qetsova edhe une ne pritje te largohem kete dite nga ambulanca.Mbaruam per sot,shihemi sot nje jave natyrsiht se me kishin pregatit orar dite,data dhe ore te caktuara.

E kam afer spitalin,dhe ja mbatha ne kembe drejte shtepise.Ndjeja nje llodhje qe me pare nuk ka qene e njohur per mua keshtuqe nje kodrine e vogel me u dashte me dy pushime te shkurtra te marre.Ketu aty disa xixelloja me veshtirsonin pamjen e syve.Si zakonisht,zbrazja e traktit urinare te inicuar qe ne ambulance vazhdonte edhe ne shptepi.Nje shikim ne pasqyre pashe veten shume te zbehte po nuk i kushtova rendesi sepse kisha lexu mjafte se zbehja e fytyres eshte efekt anesore i terapise po edhe pengesa ne shikim te syve.
Hengra ate dite dreke si me pare.Asnje vjellje ose gerdi.Ndjeja lodhje dhe rase te pushoj pake.U zgjova te nesermen ne oren 7-te te mengjesit.Pata nje gjume te shishem qe nuk mbaje mend ne jete.
Kaloj java e ciklit te pare terapia nje po ja pa veshtirsi sidomos gerditja dhe mundimi per te vjelle.Nuk pata vjellje.Ngadal me ikte shija per ushqim,por konzumi i ujit deri ne tri litra ne dite ishte i doemsdoshem.Keshtu kerkonin mjeket,ashtu veproja une edhe kur nuk kisha etja uji piheshte dasht e padasht...


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/8/27 12:19
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
Infusion

Serologu Gjerman Paul Ehrlich (1854–1915) dhe Kolegu i tij Sahatschiro Hata (1873–1938). Ne vitin 1910 bashkerisht presentuan te dhenat experimentale te Chemotherapise/Kimioterapise.Per here te pare u perdore ne lufte kunder Siphilisit ne baze te Arsen preparatit"Salvarsan". Foto: Hamburg-Verlag

Sot,medicina moderne mund te krenohet ne cdo lemi me te ariturat shkencore.Kimioterapia llogaritet gati si nje infusion i thjeshte ne vende te zhvilluara te perendimit te cilet me kohe kan punuar per ditet sot.

Cikli i pare terapia e dyte,kaloj pa asnje problem.Kete here me u dha vetem nje doze Taxotere,dhe ilacet preventive kunder vjelljes dhe gerdise dhe keto i kam ne repertoare kurimi deri ne funde te terapise.
Here pas here me vjen gerdi nga ushqimet qe pregatiten po jo edhe te vjella.Ndjehem si pa gjume dhe i lodhur po edhe i plogsht.Infermierja me tha se javen tjeter ka mundesi te paraqitete renje e flokeve dhe ke be mire qe i ke pre shkurte,edhe nese ndodhe eshte dimer nje kapele ne koke derisa te kaloje kimioterapia pastaj floke do te kesh me te bukura se tani.

Me ndodhe shpeshhere te me kaploje frika nag vdekja sa qe kur me kalon me duket qesharake.Po edhe kjo na qenka dukuri normale pasiq kimioterapia nuk shkatrone qelizat(enezat) egjakut te semura nga kanceri po edhe te shendosha te cilat pas kimioterapise kethehen ne gjendje normale.Ka nete qe nuk me mer gjumi po kjo ndodhe pasic diten beje gjume kur me do qefi.

Nga ushqimet te vetem qe nuk me gerditen jan embelsirat,kurse me mishin dhe gatesat tjera gati jemi pershendet.Ka raste kur me shkon mendja te ha dicka dhe nese kete nuk e kam ne ate cast per te henger,me kalon ajo deshire dhe me vone nuk e dua me.
Gardi kam cdo dite po jo edhe te vjella...

Per cdo dite ndjej se edhe takati me leshon sa qe aktivitetet e perditshme nuk jam ne gjendje te plotsoje.Lodhje deri en (Fatigue)sic e quan medicina,nevoje per gjume,me shtin friken edhe te dale jashte shtepise mos me merr gjumi ne rruge.Per te ikur kesaj lodhje patjeter duhet te leviz dhe me shume te jam ne ajer te paster por per kete me duhet dik qe do te perkujdest.Nje shok,fatkeqasisht i pensionuar invalid shpesh me mer ne telefon dhe me te kaloj kohen ne natyre,neper shoping qendra,ne kafene dhe keshtu i ik sa te jete e mundur gjumit.

Edhe doza e trete i ciklit nje mbaroj pa komplikacione shtese.Kryesisht procesi i dhenjes se Kimioterapise nuk ndryshon.Te dhenat laboratorike te gjakut tregojne ndryshime po jo radikale per te u ndermare masa sherimi.Kam javen perpara e cila brenda 7 ditesh duhet te filloj ciklin e dyte te Kimioterapise, dhe si zakonisht doza e pare eshte nga te medhat ku sipas mjekeve hy ne fazen e efekteve si pozitive poashtu efekte te mundeshem negativ.

Nuk me ndodhi renja e flokeve perveq disa qime gjate dushit edhe pse jam ne javen e katert te kimioterapise.Infermermierja me tha se nuk do te ndodhe asgje sa u perket flokeve.
I shtrire te ballafaqohem me Kimioterapine nje te ciklit te dyte.Efekte negative te ciklit te pare jan te dukshem dhe mu per ate te them te drejten kam edhe ngapak frike ngase sa me shume thellohem ne marrje te Kimioterapise aq me shume jan mundesit e ndonje infekcioni ose ndezje te ndonje organi vital ne te shumten e rasteve mushkerive,gojes,stomakut dhe veshkeve,por edhe qregullime kardijake jan te mundeshem.
Dhe ndodhi gjate dhenjes se Cysplatines te rahura te zemres mbi 150-160 rrahje ne minute.Informova infermieren per kete dhe u moren masa menjehere te qetsimit te qregullimeve kardiake,dhe me pas vazhduan me terapine.Eci si rendomte normalisht me larje dhe shperlarje te veshkeve.

Sot ndjehem edhe me i lodhur dhe mesi pres te ik ne shtepi.Akoma pa hy ne prag te deres syte gati nuk me shohin nga etja per gjume dhe as nuk hengra ate dite, deri te nesermen kur jam zgju.Simptoma te njejte,gerdi,vjellje,nevoje per gjume,me nje fjale i raskapitur krejte.

"Jam ne nje mendje se kimioterapia ka fillu te manifestoje efektet anesore,por nuk kam ndonje ndjenje te zymte se do te me ndodhe dicka e keqe"Sot mare terpaine e ciklit dy nga ato te voglat vetem Taxotere dhe nuk do te mbetem ne spital me shume se dy ore.Cdo gje ecen si perhere me disa ndryshime dhe sjellje te mija te panjohura me pare, kete me tha edhe Infermierja.Ne fakt, nje dite me pare pata nje bisede me nje njeri goxha te dashur dhe te afert.Njerzit kur jan vete te shendosh nuk u besojne te tjereve,keshtu ndodhi kur me tha se ti nuk je i semure nga kanceri po te kan preokupu "dashurickat".Nuk u ndjeva mire keshtuqe edhe gjate marjes terapise mendoja se cka duhet te beje une te bind disa koke te nxehta se vertet vuaje nga kanceri dhe per momentin me duhen njerez te i kam prane te pakten me fjale kuraje e jo te me fyejne.Vendosa qe sa me large disave te qendroj aq me pak do merem me stres,dhe keshtu veprova ngase cdo nxemje stresi me bete edhe me te semure por edhe nga natyra jam i tille qe cdo here kam ikur situatave stresi.

Po te njeten dite aty ka ora 17.verejta se jam ne gjendje jo te shendoshe.Kokedhimbje,dhimbje te muskujve dhe temperature variabel 38-39°c.Edhe nusja e djalit kish verejte se ne gjume kam fol gjara pa lidhje dhe me tha hajde qohu dhe shkojme ne spital ashtu si edhe me kishin thene se ne raste temperature menjehere te paraqitem ne spital.
Derisa une kam qene ne gjume,nusja e djalit kishte informu stacionin emergjent per rastin.Si perhere,infusion,matje temperature dhe tensionit,dhe kontrolle laboratorike te gjakut.Te dhenat laboratorike tregojne kjart efektet anesore te Kimioterapise dhe me rekomanduan patjeter te hospitalizohem derisa te bie temperatura ngase per momentin nuk ka ndonje shenje infekcioni apo ndezje.

Tri dite ne spital nen kontrolle te mjekeve dhe medikamente kryesisht analgetik,dhe disa ilace tjera per te cilat nuk kerkova te jam i informuar edhe pse nje mundesi e tille egzistone.Temperatura vinte ne rrenje,por shenjat emocionale sa vinin rriteshin.Per ato tri dite ne spital bera montazhe te nje filmi te jetes time ne shirit emocional.Me kujtoheshin castet me te lumtura ne jete po edhe vuajtjet.Nuk di si u zhyta ne jeten e atyre qe ndajne te njetin fate me mua"Te semure nga kanceri".Sa e sa vellezer e motra te gjakut tim shqiptare,vujne kete semundje vdekjepruese pa kushte medicinale qe i kam une.Cfar do te u kethente ketyre boten e lumtur kur shpresat se do sherohen dhe se do te mbijetojne jan shume me te pakta se ketu.U futa ne boten e tyre edhe spe nuk i kisha prane dhe as qe i njoh.Mendoja per ato te semure te cilet ne kushte mjerimi perballohen me kete semundje te rende.Keshtu i qava te gjithe edhe pse ato ndoshta nuk jan largu kesaj jete fizikisht.Dhe ne funde,thash;Po keto njerze kan njerz te vete qe i duan,po nese kan jete ka edhe Zot qe i do.Quditrisht,vete futesha ne keto fortuna emocionesh po vete dhe dilja nga aty,dhe sikur dikush te me pyes se si,nuk kam ansje pergjigje.


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/9/4 7:06
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
Largohem sot nga spitali.Mjekja pergjegjese e rapartit me sqaron se Cytostatiku Cisplatin eshte nder ilacet me te mire dhe me agresivitet te madh sulmon qeliza kanceroze,por edhe kunderindikacionet jan te medha,bile ka raste kur lene edhe pasoja lendimi te qelizave te shendosha te cilat nuk kethen ne gjendje normale.Ka paciente qe pas kurimit me Cisplatine kan mbet shurdhana ose ndonje te mete te vogel fizike,por jan raste te rralla kurse rasti i juaj eshte edhe i parapare po ka mundesi me vone edhe me simptome te renda te perballoheni.Ne jemi ketu,dhe cdo dhimbje tjeter qe nuk i keni njohur me pare te lajmeroni mjekun Onkolog kurse ne raste temperature pa asnje paralajmerim te vini direkt ketu.

Ty tė kam shokė

Nusja e djalit kish ardhe te me nxjere nga spitali me nipin.Respektin qe kam pas ndaj saj bile lirisht mund te theme se e kam ndje si femi timen,ajo me eshte be djale,bije dhe re, pasi djali eshte gjithmon ne pune ajo perkujdest ne perpikshmeri per gjendjen time shendetsore.
Pa dijen time i mer ne tel mjeket qe jan marre me rastin dhe kerkon nga ato informacioni mbi ecurit e kurimit.Nje gje te tille ia kam mundesu me neshkrim si person pergjegjes shtepijak, keshtu e kerkon ligji ketu.Pra, pergjegjes per mua jan nusja dhe djali zatem ketyre u kam mbete si bare me e rende ne jete,te ri te dy te meren me prinde te semure nga kanceri edhe per mua eshte peshe e rende.
Mundi dhe sjelljet e femive,interesi qe tregojne,shoket dhe dashamiret qe qednrojne prane meje duke me mbeshtet me solidarizim te madh per semundjen qe kam ,me bejne te haroj se jam i semure nga kanceri.

Nipi i im Doni ka ndryshu me sjelljet e tija te me parshme.Nuk kerkon te lozim top me mua,nuk kerkon nga une agje te i bleje as edhe ndonje loje te vockel te enderrava te tija feminore.Ne dhomen e pritjes bashke e kalojm kohen po na ndodh edhe te grindemi.Ai do filma te animuar dhe kanalin Cufo, e une dihet Explorer ose Lajme.E verej si femi kur i kujtohet se jam i semure leshon pe dhe thote e shikoj edhe Explorer po vetem me kafshe pasi nga natyre eshte adhurues i madhe i kafsheve.



Nje dite e pyeta.Nuk je me me mua si me pare i afert,mos ke frike nga semundje ime?.
Shkurte me tha jo!Te kam edhe babagjysh edhe shoke me te madhe ty.Po ti je i semure dhe une do te duroj ti te sherohesh dhe edi se do te sherohesh kete me ka thene mami.Keshtu i ka thene nje doktor i madhe.Nje moment emocionesh.Nuk munda te i mbaje lotet.Nje femi i vockel ka kuptu rendesin e semundjes time dhe e di se me duhet qetsi u permbahet rregullave.Qe kur jam semure ai ka ndryshu ne sjellje ,ne qendrim, dhe eshte be me urtak se me pare.
Qendrimi i Donit dhe sjellja me jep te kuptoje se nuk jam pesha e rende vetem per te riturit po edhe per femit.Por atmosfera e ngohte qe me ofrojne femit,miqte dhe dashamiret me jep edhe me shume force te luftoj kete semundje e jo te gjunjezohem,kurse reja me perkujdesjen qe tregon ndaj meje nuk me le as te vdes.Gjithmon ka qene me mua ne cdo raste qe nga dijagnostifikimi i kancerit.Kur nuk kam besu se kam nje nuse per djalin aq zemermire dhe me plote interes per prindit e tij,dhe mendoje se kur nuk do te kisha mesu se kush eshte nusja e djalit tim dhe sa vlejm si prind te burrit te saj po te mos isha semure nga kanceri.

Cikli i trete-Kimioterapi

Kam mbaruar me terapine e ciklit te dyte dhe pas shtate dite kercej ne ciklin e trete te kimioterapise.Si zakonisht,ne cdo cikel fillohet me terapine nje nder me te rendat ne cikel.

Kam fillu te mos mbaje mend.Shpesh here haroj se ku i kam lene celsat e autos,kete ose ate gje.Haroj se me kend kam bisedu ne telefon,po me ka ndodhe qe te haroj emrat e shokeve apo antare te familjes per te cilett me eshte dashte te kalojne disa minuta te ua them emrin.
E kam te kjarte se kimioterapia jep efekte kontraidikative.Kam lexuar shume dhe cdo gje e kam ne dore dhe ne dijeni por edhe per kete me duhet te vije momenti qe te me kujtohet se jan simptome normale anesore te kimioterapise.Fatkeqsisht,tek disa te semure nga kanceri keto anomali shendetsore te krijuara nga kimioterapia u kan mbete edhe me pas,po edhe pergjithmone.
Mjeket flasin per pengesa koncentrimi.Nje studim i onkologeve te viteve 1990 kete fenomen e kan quajtur "Chemobrain" si pasoje e agresivitetit te ilace Cytostatike per kurim te kancerit,dhe kan ardhe ne perfundim se nuk sulmojne vetem qelizat e prekura nga kanceri po edhe qelizat e trurit te shendosha deri ne zhdukje te tyre.
Ka dite kur cdo gje eshte ne rregull dhe nuk ndeshem me haresen dhe kjo me jep kurajo dhe shprese se nuk do te llogaris me pasoja te renda me vone,por edhe kimioterapia nuk ka te beje me kurim te tumorit ne tru ne rastin tim,por pak a shume ndikon cdo terapi ne qelizat e trurit.

Cikli i trete i kimioterapise eshte nga i cili priten rezultate te tkurjes te tumorit.Pas mbarimit te ciklit te dyte me u be(CT) Kompjuter Tomografi, dhe rezultatet ishen te mira po jo edhe te kenaqshme qe kerkoheshin,megjithate ne rruge te mbare qe do thote se do te vazhdohet me te njejtat Citostatike ne te kunderten do te duheshte te perdoren te tjera ilace Kimioterapie.



Siemens Computertomograph Emotion 6

Computertomographie (CT)

Shume Radiologji qendra spitali jan te pajisura meComputertomograph (CT) te ngjashem me kete ne fotografi qe nga viti 2003.Eshte nder aparatet me moder te ketij sektori.
Eshte Kompjuter Tomograf i shume shtresave-Spirale i cili ne cdo dredhje sjelle 6 fotografi te njohura se 6-Shifra-Multislice-spiral-CT.
Shtresa minimale qendron ne 0.6 milimter.Aparati vepron me Rentgen rreze te kufizuare qe do te thote mund te rregullohet sasia e rrezeve aq sa eshte e nevojshme ne menyre automatike,keshtuqe iket rrezatimi i panevojshem e pacienteve.






----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/9/6 9:17
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
Gjendja psiqikofizike



Auto

Bild;Kognitive-Onkologie.de

Perpara se te futem ne ciklin e trete te Kimioterapise,dhe pas disa probleme shendetsore qe pata gjate te dy cikleve,mjeket keshillojne kontrolle te sitemit imunal dhe gjendja psiqikofike.
-Funkcion te mushkerive,te veshkeve,te lukthit dhe melqise zeze,po edhe nje takim me mjeke nga lemia psikiatrise te cilen e hodha poshte sepse nuk ndjehem se jam i preokupuar psiqikisht me semundjen.

Te gjitha te dhenat ishin ne kufi te normales perveq analiza te gjakut ku shihet ndonje ndezje e vogel,dhe mjeket jan te mendimit se kete e shkakton tumori si shkas i efektit te kimioterapise dhe nuk paraqet problem te vazhdohet me ciklin e trete.

Kam ndjejen se do ta kem veshtire megjith mendimet popzitive te mjekeve.Kaloj me sukses dhe pa probleme terapia e pare e ciklit te trete.Sa vjen me shtohen probleme ne gastro traktin(Lukthi)ndjej disa dhimbje ne forma te ndryshme si djegje ne lukth,gurgullima ne stomak dhe zera te quditshem,gerdi dhe vjellje si zakonisht po jo me te vjella te shpeshta nje ose dy here ne dite.Mungesa e oreksit poashtu ne renje keshtuqe brenda javes humba 2-3 kg ne peshe.
Terapia dy i cklit te trete nje doze si zakonisht Taxotere.
Te njeten dite diku ka ora 20 ne mbremje kisha te ftohte. Temperatura ne rritje.Me pret hospitalizimi patjeter.

Tri dite e nete mjeket kan be lufte te ulin temperaturen kurse une gati nuk dija asgje se cka ndodhe me mua.Ethe,temeprature,jerum,djerse jan bombat qe do te me shkatrojne.Edhe ne fytyre te mjekeve verheshte nje pasiguri se cka do te ndodhe me tutje.Antibotiket japin shenja efekti pozitiv, por tepmeratura asesi nuk bie poshte.I kisha ne gjep te sakos disa tableta analgetik "Minalgin".Dafalgani (Paracetamol)intravenos cdo kater ore nuk me ndihmonte Ashtu i raskapitur mezi folja luta enfermieren te me jepte ato tableta.Do te i jap po me pare do te pyes mjeken a guxon te i marish.Derisa ajo iku te kerkoje mjeken une i geltita dy copa i vendosur le te behet cka te do se nuk duroheshin dhimbjet ne trup qe me shkaktonin ethet.

Gjyse ore me voen erdhi mjekja nga stacioni emergjente se ishte ka mesi i nates.Nderkohe tabletat kishin fillu te japin efekte pozitive kete e ndjeja edhe une po e hetoj edhe mjekja dhe tha.Dukesh me mire flm .Zotit.Po i thashe edhe mua me duket.E dini cka Zoteri,jan gati te njeta keto tableta me dafalgan vetem ndryshon perberja kimike nuk eshte vetem paracetamol por edhe dicka tjeter, dhe nuk do te u keshilloj te i merni sepse duket do te behet mire.I geltita mjeke,dhe duket se ketu qenka dreqi qe do te mund ethet dhe zjarrmin.

Te nesermen grupi i mjekeve erdhen ne vizite.Per fat edhe te dhenat e gjakut kishin fillu te permirsohen.Ne raport mjekja kish shkruar per Minalgin se i kam mare vete deshiren time.Diskutojen ne mes se a eshte e mundur Minalgin te kete be kete pune te mire tek Zotri..S.
Pergjigjja e Dr-Dubs ishte po,dhe ai dinte efektet e ilaceve.Nuk vazhduan me tutje perveq qe lejuan 4x nde dite nje gram Minalgin dhe keshtu qendrimi im nuk zgjati me shume se nje jave ne spital.
Dite e premte.Ne vizite enkas ka ardhe Dr.Dubs.Cdo dite te premte ai e ka te lire.U befasova kur e pash se hyri ne dhome.Sot do te lirojme te shkojsh ne shpi dhe shpresoj se deri diten e marte do te jesh i shendosh te vazhdojme me ate doze qa na mbeti, dhe patjeter duhet te bejme cka mos qe sa me pare te kryhet operacioni.

Keni ndezje te mushkrive te nje shkalle te rende dhe pasojat mund te jene edhe me te renda,prandaj edhe ditet ne vijim patjter duhet te merni anrtibiotike.Do te percjellim situaten qe te mos vie deri te ndonej amboli mushkerie dhe do te na duhet edhe sot edhe javen qe vjen te kryejme rentgen fotografi per te pa ne cfar shkalle behet terhjekja e ndezjes qe te mundemi te percaktojme kohezgjatjen e marjes se atibiotikeve.Dr.Dubs, duke me shterngu doren dhe shprehjet per sherim sa me te shpejte u largua deri ne takimin e javes qe vjen.

Ēka ėshtė Rentgen
100 vjet me pare u zbuluan rentgen rrezet X nga Conrad Röntgen dhe ne vazhdimsi mbane emrin Rentgen, teknike diagnostike me rreze radiografike. Radiografia eshte metoda me e qarte diagnostifikimi te semundjeve, duke i lejuar mjekeve tė planifikojė trajtimin e drejtė te domosdoshem. Ekspozimi i rrezatimit eshte me pak se rrezatimi natyrore i cdo vendi per nje vite.


Wilhelm Conrad Röntgen/Rentegen sot Rentgen Dixhital
Foto:Wikipedia Commons


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/9/11 10:40
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
Kimioterapia e ciklit tri doza e trete eshte edhe e fundit nga e cila pritet tkurja e tumorit.Kalova edhe kete cikel,por dhimbjet ne krahrore,kollitje dhe frymemarje e renduar me te percjella te pulsit te zemres te pershpejtuara edhe kur isha ulur dhe ne gjume.benin qe te brengosem.Humbje e peshes,pagjumsia,apetit i manget benin qe te ndjehem keq prej dite ne dite edhe me shume.

Pas dy dite kam edhe PET-CT Tomografi me kerkese urgjente te Dr.Dubs qe u mundesua nga Instituti i Medicines Nukleare prane Universitetit te Zyrich.Si zakanisht,incizimi i ketij lloji kerkimi dijagnostik mban 30 e dicka minuta dhe kam drojen se nuk do te mundem te qendroj pasiq i shtrire ne shpine as qe kam mundesi te mare fryme.

U berra te ditur ekipit atje me probleme frymarje qe kam.Nje koker e vockel beri qe te me mer nje gjume si ai i lepurit me sy hapur,as ne gjume e as duke fjete.U kry incizimi me sukses,bile ate dite edhe me vone frymarja paraqiste permirsime dhe merja fryme me lehte,te nesermen u perballa me probleme te frymarjes te zakonshme si me pare.



Tumori i tkurur

Kimioterapia ka dhene efekte pozitive ne tkurje te tumorit.Tani ka mbet Thorax Kirurgjia prane UNI.Zyrih te meret me mua.Gjithcka eshte pregatit nga Dr.Dubs dhe pres ftesen konsultative qe me pas te me percaktohet dita e operimit-OP-Day.
Cdo gje ecte ne masa programore dhe bashkepunimi i mjekeve te qednrave te ndryshme.15 Marsi 2009 eshte termini i pare konsultativ ne oren 14:30 minuta,nderkohe antibiotiket me i nderprene me gjithe problemet e frymarjes qe kisha cdo dite.
Mezi prisja kete dite me shprese se do te kryhet operacioni me shpejte.Shpresoja se pas operacionit frymarja te permirsohet dukshem.Nuk kish pas me keq se te jetohet me kete frymmarje,dhe nuk i thone kote se te jetojsh do te thote te maresh fryme lirisht.

Ne takimin e pare konsultativ para operacionit me pranoj kryeshefi i Toraks Kirurgjise Prof.Dr.Weder.
Me shtroj dy alternativa perpara.Operacion si me te sukseshem,dhe nese lejojne kushte per te cilet duhet te konsultohem me te gjithe mjeket nga Pneumolog, Onkolog,Radiolog,Hematolog etj,terapi Radio rrezatim dhe Kimioterapi bashkerisht.Ju ftoje qe diten e hane ne te njejten kohe te shihemi nderkohe une do te mar ne konsultim koleget e mi specijalist mundesisht te ikim operacionit edhe pse nuk besoj nga pervoja deri tani por,ligjerisht jam i detyruar qe edhe ky opcion te meret ne konsiderate.

Kaloj edhe kjo jave ne mund dhe pasiguri te pakten ashtu me duket mua.Frymemarrja edhe me tutje po keqesohet.Prape dite e hene ne ora 14:30 duhet te shkelqej ne ordinance te Prof.Dr.Weder.
Konsultimi i mjekeve me neshkrim:Nderhyrje kirurgjikale ne kete raste eshte menyra me e mire per jetezgjatje te pacientit.Mundesit per kimioterapi dhe rrezatim ne te njejten kohe jan te mundeshem por edhe rrezik potencijal qe tumori te perseritet brenda me pak se nje viti.
Ishte vendimi i mjekeve me shkrim qe e lexova vete.Dakord jam Zotri Profesor Dr.Weder.Athere,me 6 Prill ne ora 10:00 te paraqiteni ne repartin dhe pasi te kemi be analiza te nevojshme ate dite,mbetet e nesermja dite operacioni kohen do te perckatojme mvarisht urgjencave,dhe perpara se te largoheni nga ketu dhe pasi ankoheni ne frymemarrje te perkeqsuar ju kam rezervu per sot kontrol tek mjeku pulmolog,ai do te vendos a duhet te merrni ndonje ilac shtese kurse me mua shihemi ne prille.Ju deshiroj durim deri athere dhe shpresoj se do te kaloni mire se edhe te mundemi tani te kryejm operacion eshte e pamundur pershkak te gjakderdhjeve te mundeshme sepse operacione te tilla kryhen pasi te kaloj nje muaj nga kimioterapia e fundit..megjithate,ne rast se perkeqsohet gjendja shendetsore edhe me shume, jeni te ftuar direkt ketu ne urgjencen tone.

Pulmologu pasi beri testin e frymarjes,matje te osksigjenit ne trup,dhe rentgen fotografi.percaktoi qe te vazhdoj me antibiotiket deri ne diten e operacionit 2x1 koker 1 gram.Si shkaktare gati te nje bronchiti kronik permenet tumori,zatem perreth tumorit edhe ndezja eshte me e dukshme ne fotografi.Rreziku qendron ketu kur keto semundje shendrohen nga akute ne kronike dhe me veshtirsi sherohen por, rasti tek ju eshte dicka ndryshe sepse kemi shkaktarin e bronchitit dhe pas operacionit do te behet mire dhe pasojat do te eliminohen por duhet kohe dhe durim.

Ne pritje te 6 Prillit.Dy dite pas marjes se antibiotikeve dhe nje ilaci inhalues ndjeje frymemarje disi te lehtesuar.Perpara operacionit dua te i shoh te gjithe,keshtu kam nje ndjeje.Ketu i kam nje mbese dhe nip te bijes dyte,Adin dhe Dinen,dhe nipin ne shtepi Donin.Por me mungojne mbesat dhe nipi i bijes pare qe jan ne Kercove,Sibi,Elve,Zana dhe Iboa.Nuk jam ne gjendje te fluturoj per Maqedoni pershkak te frymarjes se keqsuar dhe nuk mbetet tjeter te beje perveq te pajtohem me situaten.
Percdo dite mall,por kalojne ditet dhe afrohet dita e hospitalizimit.Tani edhe me frymemarjen jam dicka me mire.

6.Prille. ora 10:00 u lajmerova ne recepcion te repartit Thoraks kirurgji.Dorzova ftesen dhe nga aty me derguan drejte ne dhomen e pacienteve.Menjehere filluan me kontrolla diagnostike te nevojshme para operacionit.Kontrolle gjaku,Rentegen,Kompjuter tomografi,e domosdoshme pershkak te bronchitit kronik,Funckion te mushkerive(Simetri),dhe ne funde edhe nje Kompjuter tomografi gjendjen efikase te mushkerive dhe qarkullim te gjakut.

Ora 17.e dites.Nje mjeke erdhi per te perpiluar historigrafi te gjendjes shendetsore te hershme dhe eventualisht semundje te se kaluares.Iu pergjigja pyetjeve kronollogjike ne pyetesor.Ne funde me u kerkua nje neshkrim ne pyetsore dhe nje tjeter neshkrim ne leter tjeter ku kerkohet nga une nese dua qe per qellime hulumtimi te kancereve dhe mesim praktike te mjekeve te ardheshem, te lejoj qe mushkria e hjekur te i dorzohet Universitetit ne pronesi per qeshtje te naltepermendura.Nuk hezitova,po as qe kisha se cka te mendoje kur e diaj se mua nuk me hy ne pune ajo mushkeri per asgje.Sa ja kam nis te neshkruaj..Mjekja.Lexoni mire perpara se neshkruani.Qesha.Zonja mjeke..jam i sigurt se ju ketu nuk mbaroni gjella nga mushkerit e pacienteve te semure,por ju duhen per te mesuar te tjeret qe me voen te u ndihmojne te tjereve,dhe ketu skam une se cka te mendohem ne veqanti kur ne pyetje eshte dituria.Jeni xhentlemen i vertet..te rralle ke si ju.Falemderit.Tani do te vie mjeku qe do te kryej operacionin tek ju dhe do te u informoje ne detaje,dhe kur do te kryhet operacioni..

Ishte ai Dr.Peter Kestenholz qe do te kryente operacionin,kirurg me pervoje shumvjeqare dhe krye mjek ne ekipin e Profesor.Dr.Weder.
Me sqaroj ne detaje se si do te kryhet operacioni po edhe kohezgjatje dicka me shume se zakonisht ne raste te tilla, sepse nderkohe tumori ke hudh pak reje edhe ne shtresen dhjamore te zemres qe patjeter duhet te pastrohet me precizitet te madhe,dhe nga cdo biopsi e marre ne laokalitete te tumorit do te kryhen edhe kerkime patollogjike qe te mos mbetet ndonje qelize kanceroze.Pra,nje operacion i tille do te zgjase hiq me pak se 7-8 ore.
Duke me shterngu doren, me deshiroj nate te qete dhe te mos brengosem aspak sepse kemi fitu bindjen se jeni nje pacient i forte sa u perket organeve te tjera vitale,dhe se nuk do te ndodhe asgje e keqe gjate operacionit.Ne shpresojme se keshtu do te kemi sukses edhe pse ne medicine nuk ka garancion, po jan raste te rralla ku mund te na percjelle ndonje raste tragjike,dhe kemi pas kesi operacione dhe paciente me organe vitale te demtuar si veshket,semundje sheqeri(dijabeti) dhe me semundje te zemres.
Neser ne ora 11 fillojme me operacionin.Suksese!

Kam perpara nje nate pa gjume me amulli dhe i kaperderdhur me trurin gjithkund.Nje frike me pershkonte trupin her pas here.Me dukeshte se nuk do te zgjohem kure me.Mall te shoh te dashurit e mi,vellezer e motra,shoke dhe dashamire mike dhe mike.Infermierja kujdestare nje gjermane e moshuar her pas here hynte ne dhome per te me keqyr se cka beje dhe a jam ne gjume.Dikur erdhi me koker.Merre kete te qetsone,dhe mos ki frike se kemi pas raste edhe me te renda se i juaji..gjalle jan edhe sot.Me more gjumi brenda 10 minuta.

Te nesermen ne ora 10 me morren dy infermiere me gjithe krevat drejte ne salllen e operacionit.Bene parapregatitjet e nevojshme,kokra per te u qetsu ngapak edhe sikur me benin te fleje.Diku pak para ores 11,ne infusion qe derdheshte ne damare te gjakut iu shtu edhe nje injekcione perderisa une prisja masken e narkozes qe nuk e pash me.Kisha hy ne gjume te thelle dhe sdi asgje se cka ka ndodhe me tutje.
Ora 21 e mbremjes.Ndigjoj nje ze gruaje u thote femive te mi ne gjuhen gjermane: Thireni ne emer eshte zgjut po eshte ende ne koma dhe kur te na pergjigjet athere babi i juaj eshte ne rregull.
I kam qele syte sa kam pa djalin,nusen dhe vellane aty prane.E di se u thash.Shkoni ne shpi se jam mire.Ua pash edhe lotet ne faqe.Me vone me tregonin se kam qesh dhe kam ra ne gjume prape, kurse mjeku u kish thene se keni nje baba te forte si guri asnje problem nuk na ka be gjate operacinot.Dhimbje do te kete dy ditet e para te medha por me vone do te zvoglohen dhimbjet,por duhet te keni ne dijeni se ky operacion deri ne sherim te plote kerkon mund dhe kohe dhe do te percjellet me dhimbje herpashere edhe te medha ndoshta muaj.

Kliko per te u njoh me shume me Thorax Kirurgjine dhe Ekipin e Profesor.Dr.Weder.
http://www.thorax.usz.ch/UeberUns/Kontakte/Seiten/LeitendeMitarbeitende.aspx


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/9/17 11:58
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
Dy ditet e para ishin dite tmeri.Nuk mbaje mend nje minute te kaloj pa dhimbje.Ne Intensiv stacion mjeket dhe infermiret rine prane pacinteve ne raste nevoje ne gjendje gatishmeria per cdo raste kritik.
Gabova edhe vete per keto dhimbje pasiq nuk lejova qe ne palcen kurizore te me futet nje sensor i cili zgjohet kur pacienti ka dhimbje dhe aktivizon robot aparitin i cili injekton morfium dhe keshtu pacientet me pak ndjejne dhimbje,kurse mua me duheshte cdo tri minuta te ndrydh nje celes per te u aktivizu aparati.
Nata e dyte e intensiv stacion.Diku pas mesnate u zgjova i djersitur dhe me dhimbje te medha dhe frekuence te larte te rahura te zemres,diku mbi 200 te rahura ne minute.Aparatet alarmojne gjendjen kritike,mjek dhe infermiere jan aty prane dhe me thone duro 1 minute te lutemi pastaj do te shkoje mire gjithcka.Mjeku pregatit nje injekcion te kombinuar kunder dhimbjeve kurse infermierja mbane ne dore nje injekcion adrenaline ne raste kritik te zemres.Me pushuan dhimbjet po edhe zemra u qetsua keshtuqe nuk ndodhi ajo qe pritnin,mesiguri infark te mundshem.

Te nesermen me derguan ne dhomen e pacienteve.Dhimbjet i mbaje nene kontrolle duke ndrydh cdo tri minuta celsin e aparatit te morfines.
Vizita per cdo dite.Te aferm te mi,shoke e dashamire.Telefonata nga Kercova,Tetova,Kosova,dhe Zvicra.Mesazhe te mira kurajoz dhe mesazhe brengoses te derguar gjate diteve qe nuk kam pas mundesi te ngre celularin.Kjo semundje me mundesoj qe edhe ne raste kur njeri mendon se dik e ka mike te mire tani e meson miresin e tyre.I meson dashamiret po i meson edhe ato qe kure ne jete nuk do te i duhen.

Ngadal mesoj te jetoj me nje mushkeri.Eshte rende po domosdoshmeri.
Fizioterapite me lodhin jashte mase.Ndjehem i raskapitur pro skam qare si te u ik.
Per cdo dite me bejn rentegen fotografi per te percjelle situaten.
Shtate dite me vone keshtu dukeshte brendesia e krarorit.




Per cdo dite me shume e mar veten dhe nuk me brengos humbja e mushkeris ngase tashti edhe pse i operuar risi ndjehem shume me mire se nje jave me pare para operimit.
Mjeket ne analiza te gjakut kan konstatu se kam anemi dhe se do te me dhurojne nje doze neser.E pranove gjakun e dhuruesit me pak probleme,nuk kishte qen lehte te pranojsh dicka te huaj por ne mjeksi ,metodat e sherimit ecin me shpejt fale dhuruesve te gjakut atyre njerzve human qe me lengun e jetes tyre shpetojne jete te tjereve po edhe mua, dhe i flm.perzermsisht te gjithe dhuruesve te gjakut ne veqanti dhuruesit tim te cilin me vone e njoha personalisht.

Me humor deri tek dhuruesi

Te nesermen kalonte vizita dhe si zakonisht pyetjet e mjekeve jan te tilla ku me shume kan te bejne me aktivitetet e 24 oreve dhe gjendja e pacientit dhe reakcionet.Me pyeten se ndjehem pasei kam pranu gjak.
Mire u thash jam .flm,po me duket se qe dje sikur kam shije bire ne goje,mos eshte kjo nga gjaku?Nuk eshte e mundur tha mjeku qe udhehiqte viziten.Eh Zotri...,me duket se eshte e mundur nese dhuruesi ka qene merak i bires dhe kam deshire te njoh ate person dhe te ngreme dolli me te "Prosit miternant" "Gezuar sebashku"qeshen te gjithe si te mare.Po me thene,do te japim numer teli dhe kontaktojeni po mos na haroni edhe ne sepse "Gezuar sebashku"do te thote se edhe ne pime ndonje birre anise jemi mjek.

Pash edhe me keq

Pas dy jave qendrimi ne Universitet Spital Zyrih,me percaktuan 3 jave reanimacion ne nje Klinik afer Zyrih.Kisha dijeni per kete klinik rahabilitimi,bile kemi pas nje raste nje shoke i aksidentuar ne kamunikacion ka ndejt atje 6 muaj.Eshte vend i bukur sidomos gjate stines veres.



ZuercherHoehenklinik

Ketu pash njerze te sakatu,te damllosur,te rene nga infarkte te ndryshem kardioviskular.Njerez ne karoca te palevizshem me bombola oskigjeni ne shpine.Isha gati i vetemi une mobil dhe personali keshtuqe nuk munda te duroj dhe te shikoj keto gjunahe dhe ika pas disa dite me pelqim te mjekut Dr.Turk,dhe i thash se nuk kam force te shikoj keto te semure dhe nese ri me gjate ketu tek ju me duket se do te semurem psiqikisht.Nje shqiptare infermiere e re praktikante me tha;Shko ne shpi me shpejte sherohesh se ketu beje me shume levizje ne natyre ajo eshte terapia per ju,keni familjen ketu,keto jan njerez qe nuk kan kush te perkujdest per ato dhe ne gjendje te renda lendime ekstremitetesh per te cilet duhet terapi profesionale.

Kethimi im ne shtepi kerkonte edhe nje plan terapie individual.Vendi ku jetoj fatmirsisht ka vise per cdo aktivitet.Mua me duheshte per cdo dite te jam ne ajr te paster dhe i levizshem.Duheshte te kaloj per cdo dite 1-2 km rruge,dhe 50 shkalle nalte poshte ushtrime qe do te perforconin ritmin e zemres dhe frymarjes.

Maennedorf

Männedorf

Ketu i arrita kerkesat dhe ushtrimet per cdo dite dhe ndjehesha me mire per cdo dite edhe me shume dy muaj pas operacionit deri kurre me filloj edhe terapia radiollogjike(rrezatimi).
Udhtoja drejte Zyrih per cdo dite pune ne Uni-Spital Zyrih,reparti Radioonkologji.30 dite dite pune rradhasi vezhdoj rrezatimi.Qe ne fillim u paraqiten efektet anesore te rrezatimit.Dhimbje ne krahrore,pagjumsi,dhimbje fyti dhe mangesi apetiti po edhe probleme me frekuencen e zemres edhe me te medha se pas operacionit,dhe ti gjitha keto sipas mjekeve jan dukuri normale gjate rrezatimit te cilat me vone do te zhduken.

Me 25.Tetore.2009 behet nje vite qe kure jam diagnostifiku me semundje te kancerit ne mushkeri.Tashti,per cdo dite ndjehem me mire por akoma me disa simptome te se kaluares te efekteve anesore te kimioterapise dhe rrezatimit,po edhe nderhyrejs kirurgjike.Me shume kam dhimbje pergjat prerjes dhe anes majte te krahrorit keshtuqe,pa tableta kunder dhimbjes eshte e pamundur te perballoj.Mjeket thone se do te duhet edhe pak kohe per te sheruar krejtesisht,perndryshe rezultatet deri tani nuk paraqesin ndonje shenje te rikthim te kancerit por,nje rrezik i tille egziston.
Tashti jetoj nje jete ndryshe dhe i flm.Allahut per cdo mengjes kure zgjohem qe edhe nje dite te re shijoj driten e jetes ne te jetuarit ndryshe.Ndryshe,po edhe keshtu jeta nuk eshte vetem e shtrejte po edhe e embel.

Ky eshte fundi i stories time,dhe deshiroj qe askend te mos preke kjo semundje e dy shekujve,dhe nese dikush preket nga kjo semundje dhe kancer kudoqofte,jam ne gjendje per secilin te prekur nga kanceri te i kushtoj nje bisede dhe keshilla ne ato momente kur atyre do te u duket se gjithcak ka marre fund,se cdo semundje ka edhe shprese sherimi kurse vdekjen duhet shikuar si proces natyre te ciles nuk ka askush mundesi te i ik.Jeten na e fali Zoti i Madherishem, dhe vetem ai e di se kur duhet te vdiset, per ate,nuk jemi te pavdekshem ndaqi te semure apo te shendosh.


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
Gentiani
Postuar nė: 2009/9/18 15:59
Home away from home
Anėtarsuar mė: 2006/6/26
Vjen nga: Switzerland!
Replika: 506
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
E lexova me vemendje kete shkrimin tend ketu, e edhe pse fillimisht mendova nese eshte fjala per ndonje teme nga lemia e mjekesise dhe ne fund e mesova per rastin ne fjale qe ju paska goditur.

Ju deshiroj sherim dhe ti ktheheni jetes normale, gje qe edhe eshte e mundshme ne kushtet moderne te zhvillimit mjekesore. Personalisht une njoh nje rast nga familja e gjere, te cilit mjeket gjermane qysh ne vitin 1991 i paten paralajmeruar vdekjen dhe i kishin bere gati familja ceremonine e varrimit, por sivjet e takova dhe shendosh edhe pa gjysmen e mushkerise jeton.

Keshtu qe ne fund vie njeriu ne perfundim, se kush sa dhe si, e urdheron i madhi Zot dhe njeriut i mbetet vetem te perballet me ato qe ja perplas fati i jetes.

Ju uroj sherim dhe te ja kaloni qete pa e ngarkuar vehten!

Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2009/9/19 12:46
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Nuk jam i pavdekshėm/Chemotherapie
U mendova gjate a te shkruaj per kete rastin tim a jo.Ne fund vendosa te shkruaj me qellim qe per dik do te jete edhe ndihme nese ndan te njejtin fat me mua.Eshte veshtire te mendohet te jetojsh me semundje per te cilen nuk ka ndonje ilac efikas qe do te sheronte kete vrases te dy shekujve dhe edhe ate mundesi qe ka ka medicina sot, jan te gjata dhe te mundimshme deri tek ndonje rezultat sherimi. Te prekurit nga kjo semundje patjeter, u duhet te komunikojne me persona qe kan njohuri dhe qe jan ne faza sherimi ose te sheruar.Ne shqiptaret,mendjemadhesia nuk na lejon dhe nuk kemi kulture qe te flasim per semundje duke i mbajte ato si private per te cilet te tjeret nuk duhet te dine per semundjet tona.Gabim pas gabimi,tragjedi pas tragjedie shkojm deri aty sa qe duke u mbeshtet ne ndonje mrekulli vdesim edhe pa dite se nuk eshte dashte te vdesim.Per kete vendos Allahu i Gjithfuqishem se kush sa e ka jeten,por ndihma i duhet cdo kujt edhe ajo morale.
U flm.per kete shkrim dhe u deshiroj caste te bukura per festen e Bajramit ju dhe familjes juaj.
Mbeteni te plotshendetshem dhe me ndere pergjithmone.


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme |

Regjistrohu qė tė postosh
Copyright © 2006 - 2014 shqiponjat.ch | Tė gjitha tė drejtat e mbrojtura |