Kyqja
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?

Regjistrohu!
Menyja kryesore
Antar Online




Shqiponjat.ch Forum Index
   Shėndeti & Mjekėsia
     Lajme nga Mjekesia!
Regjistrohu qė tė postosh

Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme | Nė fund
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/10 1:33
Lajme nga Mjekesia!
Pajisje e re pėr zhbllokimin e artereve tė zemrės
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
07-03-2006

Pajisje e re pėr zhbllokimin e artereve tė zemrės
Shkencėtarė nė Australi kanė prodhuar njė pajisje tė re qė mund tė ndryshojė rrėnjėsisht mėnyrat e trajtimit tė sėmundjeve tė zemrės.
Pajisja e re ėshtė e llojit “stent” qė vendoset nė artere dhe pėrdoret pėr hapjen e tyre. Por ndryshimi nga paisjet e tjera qė pėrdoren tani ėshtė se pajisja e re tretet nė organizėm, gjė qė ul dukshėm mundėsitė e ndėrlikimeve nė shėndetin e tė sėmurėve nga zemra
Aktualisht, gjatė procedurave mjekėsore pėr parandalimin e goditjeve nė zemėr pėr tė mbajtur hapur venat e gjakut pėrdoren pajisje tė ndryshme. Por kur vendosen nė organizėm, kėto pajisje metalike mbeten nė trup dhe nė disa raste mund tė shkaktojnė gėrvishtje tė artereve e madje edhe mpiksje gjaku.
Doktor Roxher Allen thotė se pacientėt qė kanė pajisje tė tilla metalike nė trup, gjithashtu janė tė detyruar gjatė gjithė jetės sė tyre tė marrin ilaēe pėr hollimin e gjakut.
Por pajisaj e re u projektua nga firma australiane CSIRO dhe pėrbėhet nga njė lloj materiali i quajtur polymer qė ėshtė njė pėrzierje e disa materialeve natyrale dhe sintetike.
Pajisja e re mund tė tretet nė trup nė ēdo kohė, nga 1 deri nė tre muaj, ose edhe mė gjatė, nėse mjekėt e shohin tė nevojėshme, dhe zbėrthehet nė molekula tė padėmshme kur pėrfundon funskionin e saj.
Shkencėtari Nigel Poole thotė se polymeri vetshpėrbėhet nė molekula oksigjeni e nitrogjeni, tė cilat pastaj dalin natyrshėm nga trupit. Kjo do tė thotė qė brenda artereve tė pacientit nuk qėndrojnė mė objekte tė huaja, siē ndodh me pajisjet e deritanishme.
"Ky ėshtė njė lajm mahnitės”, thotė doktori, “sapo pajisja shpėrbėhet, arteri i gjakut kthehet nė gjendjen normale si nė formė edhe nė pėrmasė. Kjo do tė bėhet njė mjet me vlerė, qė do tė shpėtojė jetė njerėzish”
Shkencėtarėt e kėtij laboratori thonė se nė tė ardhmen e afėrt polymeri mund tė gjejė pėrdorime edhe nė fusha tė tjera tė mjekėsisė si pėr shembull pėr ngjitjen e kockave tė thyera ose pėr tė ndihmuar nė mbylljen e shpejtė tė plagėve. Shkencėtari Nigel Pool shpreh besimin se njė ditė polymeri do tė gjejė pėrdorim tė gjėrė deri nė zėvėndėsimin e pjesėve tė dėmtuara apo tė sėmura tė trupit.
Ky material shpėrbėrės pritet tani t’i nėnshtrohet provave tė tjera para se pėrdorimi i tij tė miratohet nga agjencitė pėrkatėse tė ilaēeve.
Shkencėtarėt parashikojnė qė kėtė vit nė mbarė botėn tė kryehen mijėra operacione me pėrdorimin e polymerit. Ata besojnė se shpikja e tyre do tė sjellė pėrmirėsime tė jashtėzakonėshme nė shkencėn e mjekėsisė.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/10 1:34
Re: Lajme nga Mjekesia
Zėri i Amerikės
14-03-2006

Trajtimi i migrenės me operacion
Disa mjekėt thonė se migrena nga e cila vuajnė rreth 30 milionė amerikanė, mund tė trajtohet edhe me operacion. Shkencėtarėt thonė se nėpėrmjet njė operacioni tė thjeshtė nė hundė, dhimbja e migrenės nuk kthehet mė kurrė nė 65 pėrqind tė rasteve.
Kur Bonnie Murin e zėnė dhimjet e migrenės, asaj i duket sikur do tė vdesė. Nuk mund tė bėjė asgjė, ilaēet shpesh nuk i bėjnė efekt.
Pėr 40 vjet ajo ka jetuar me dhimbje tė tilla qė i pėrsėriten tė paktėn 4 herė nė javė. Ndonjėherė dhimjet janė aq tė forta sa qė ajo detyrohet tė mbushė lavamanin me akull dhe tė zhysė kokėn nė tė pėr tė mpirė dhimbjet.
Mjekėt thonė se pėr 25 pėrqind tė pacientėve me migrenė, ilaēet janė tė paefektėshme. Pėr kėtė arsye, Bonie Mur pranoi kėshillėn e mjekut dhe shkoi tek kirurgu pėr njė operim tė thjeshtė nė hundė. Operacion qė tashmė po bėhet i pėrhapur.
Doktor Fereidon Behin thotė se njerėzit qė vuajnė nga migrena, nė se pikėn e kontaktit e kanė nė hundė, heqja e kėsaj pike ka shumė tė ngjarė tė largojė edhe dhimbjen. Pikė kontakti ai quan vendin ku kockat e brendėshme tė hundės takohen me septumin, muri ndarės i vrimave tė hundės. Kur kockat e hundės shtyhen pas septumit kjo shkakton dhimbjen e kokės, qė bėhet e padurueshme.
Disa mjekėt besojnė se operacioni nė hundė sjell rezultate tė mira nė 65 pėrqind tė rasteve, por tė tjerė thonė se dhimbjet e migrenės shpesh kthehen edhe pas operimit.
Statistikat tregonė se 80 pėrqind e amerikanėve qė vuajnė nga migrena janė femra. Studimet ende jo tė plota tregojnė se gratė preken mė sė shumti nga kjo sėmudje pėr arsye tė ndryshimeve hormanale nė organizmin e tyre. Studimet pėrfshijnė si shkaktarė edhe menopazėn, si dhe pėrdorimin e ilaēeve kundėr shtazanisė, apo shrregullime nė orarin e gjumit, pėrdorimin e tepruar alkoholit dhe ēokollatave. Mjekėt thonė se shpesh, simptomat e migrenės diagnostikohen gabim si alergji ose sinozit.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/10 1:35
Re: Lajme nga Mjekesia
Zumba, tė dobėsohesh nėn ritmin e kėrcimit

Moda e fundit nė botėn e fitnesit pėr atė qė ėshtė pak dembel dhe jo shume i dhėnė pas aktiviteteve fizike, ėshėt kėrcimi nėn ritmet tribale. Nag Zumba tek ajo havajane, nga kėrcimi Hilal tek ai afrikan. Pėr vithe tė larta dhe tonike, dmth “braziliane”, mjaftojnė disa ushtrime tė "Brazilian Butt Lift" apo "Brazilian Tummy-Tuck", ose ushtrime tė Samba Tornado.
Slogani, shumė i gjetur i Zumbės, qė nė SHBA ėshtė e domosdoshme ėshtė "it's not a workout, it's a party!" (nuk ėshtė lodhje, por festė.) E nė realitet bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė thotė kush e ka praktikuar;pėrvec djersitjes, lodhjes, djegjes sė kalorive, rregulli pėr kė kėrkon formėn e tij mė tė mirė fizike ėshtė qesh dhe kėnaqu. Ky kėrcim ėshtė njė kombinim i salsa, merengue e rumba qė mėsohen nėpėrmjet leksioneve tė aerobisė dhe bashkon efektet e leksioneve tė aerobisė me dinamizmin dhe sensualitetin e kėrcimeve jugameriakne, duke tėrhequr tė gjithė ata qė duan tė djegin kaloritė e tepėrta dhe njėkohėsisht tė pėrmirėsojėn veten me hapa tė reja kėrcimi.
Prioritet nuk ėshtė estetika e pastėr por njė kompletim i tė ndjerit mirė duek u argėtuar. Karakteristika dalluese e kėsaj disipline tė re aerobike janė variacionet e ritmit qė rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencėn kardiake duke rritur rezistencėn e atyre qė e praktikojnė. Rekomandohet pėr persona tė ēdo moshe, sepse leksionet e aerobisė praktikohen ne nivele tė ndryshme intensiteti. Kėshtu si pa e kuptuar tė gjitha kaloritė e tepėrta do digjen dhe ju mė shumė sesa lodhur, do jeni argėtuar
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/10 1:39
Re: Lajme nga Mjekesia
Mishngrenia

Eshte vertetuar nga shkencetaret qe dieta e cdo qenie te gjalle korrespondon me strukturen fiziologjike te saj. Qeniet njerezore, p.sh. kane strukture fiziologjike, funksione trupore dhe sistemin tretes shume me ndryshe nga ato qe kane kafshet mishngrenese. Sipas dietes ushqimore qe perdorin, qeniet vertebrore mund te klasifikohen ne tre grupe: si ne mishngrenesa, gjethe e barngrenesa dhe frut ngrenesa. Njeriu nuk ka asgje te perbashket me mishngrenesit.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/10 1:40
Re: Lajme nga Mjekesia
Pucrrat ne fytyre.

Nje shqetesim qe prek me shume se sa 5 per qind te te rinjeve ndermjet moshes 14 dhe 19 vjecare te te dy sekseve. Por ky eshte nje problem qe mund te paraqitet dhe ne moshen e rritur dhe pse me nje frekuence me te vogel (rreth 10 per qind e grave nga mosha 30 deri ne 35 vjec). Mund te ndodhe gjate nje periudhe stresi psikofizik. Pucrrat jane rezultat i nje cekuilibrimi te forte hormonal qe eshte tipik per disa faza te jetes femerore sic eshte puberteti, shtatzania dhe menopauza.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/10/25 13:03
Re: Lajme nga Mjekesia
Mėnyra tė reja kundėr diabetit: Aspirina parandalon zmadhimin e prostatit
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
03-10-2006



Disa mėnyra tė reja pėr trajtimin e diabetit

Miliona vetė nė mbarė botėn kanė diabet ose janė nė rrezik tė preken prej tij. Diabeti ėshtė njė sėmundje qė mund tė shkaktojė mos funksionim tė veshkave, verbim e madje vdekje. Persona me nivele paksa tė larta sheqeri nė gjak mund tė preken nga diabeti pa e ditur. Kėshtu ndodhi me Karlos Uarton, qė e kuptoi se ishte prekur nga kjo sėmundje kur u bė thuajse i verbėr. Ai thotė se nuk pati asnjė shenjė paralajmėruese. Simptomat e diabetit u shfaqėn papritur.

Por kohėt e fundit, shkencėtarėt zbuluan se ilaēi Avandia qė pėrdoret pėr trajtimin e diabetit mund tė ndihmojė pėr parandalimin e prekjes nga kjo sėmundje. Mjekja Robin Goland pranė qėndrės mjekėsore tė universitetit Kolumbia nė Nju Jork thotė se parandalimi i diabetit ėshtė shumė i rėndėsishėm po tė kihen parasysh dhimbjet dhe komplikacionet qė sjell diagnostikimi i vonė tė kėsaj sėmundjeje.

Sipas tė dhėnave, personat qė marrin ēdo ditė ilaēin Avandia janė 60 pėrqind mė pak nė rrezik tė preken nga diabeti, nė krahasim me pacientėt me rrezik tė lartė diabetik qė nuk marrin kėtė ilaē.

Njė tjetėr trajtim ėshtė nėpėrmjet thithjes sė insulinės nė formė pluhuri qė quhet Exubera, e cila thithet nėpėrmjet gojės ne mushkėri dhe shpėrbėhet me shpejtėsi nė gjak. Xhemi Vilastrigo thotė se Exubera e ndihmon atė tė mbajė sheqerin nė gjak nė nivele normale. Marrja e insulinės nė formė pluhuri ėshtė mė e lehtė sesa ajo me inxheksion.

Exubera prodhohet nga firma Pfizer, e cila thotė se ky ilaē nuk duhet tė pėrdoret nga njerėzt qė pijnė duhan ose qė vuajnė nga sėmundje tė mushkėrive. Por Exubera mund tė pėrdoret nga personat me diabet qė nuk pijnė duhan edhe nėse ata janė tė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit ose kanė kaluar ndonjė tė ftohtė. Exubera mund tė pėrdoret vetėm ose edhe nė kombinim me ilaēe tė tjera kundėr diabetit.

Nė njė tjetėr zhvillim nė kėtė fushė, shkencėtarėt kanadezė kanė arritur nė pėrfundimin se nėse marrin qeliza pankreasi nga njė person i shėndetshėm dhe i transplantojnė ato tek pacientėt me diabet, disa prej kėtyre pacientėve ēlirohen nga nevoja e marrjes sė pėrditėshme tė insulinės pėr njė ose dy vjet.

Shkencėtarėt thonė se kjo medotė kirurgjike mund tė ndihmojė disa pacientė me diabet tek tė cilėt sėmundja ėshtė vėshtirė tė vihet nėn kontroll.



Aspirina parandalon zmadhimin e prostatit

Shkencėtarėt duket se kanė gjetur njė tjetėr arsye pėr marrjen e pėrditėshme tė aspirinės

Njė studim i ri lė tė kuptohet se ilaēet jo steroidale dhe kundėr temperaturės si aspirina ose Ibuprofen mund tė parandalojnė ose vonojnė zmadhimin e prostatit. Kjo sėmundje e quajtur Bening Prostatic Hyperplasia shkakton shrregullime nė sistemin e urinimit tek tė moshuarit. Nga kjo sėmundje preken rreth 25 pėrqind e burrave mbi 40 vjeē.

Gjatė studimit ku morrėn pjesė 2500 burra, u vu re se ata qė pėrdorinin rregullisht aspirina ishin 50 pėrqind mė pak nė rrezik pėr t’u prekur nga zmadhimi i prostatit.

Megjithatė shkencėtarėt nuk janė tė sigurt se nė ē’mėnyrė ndihmon aspirina nė kėtė drejtim dhe vėnė nė dukje se aspirina dhe ilaēe tė tjera tė ngjashme kanė edhe efekte anėsore, prandaj ėshtė e nevojėshme kėshillimi me mjekun para pėrdorimit tė tyre.



Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/3 13:41
Re: Lajme nga Mjekesia
Januvia kundėr diabetit pa efekte anėsore


Diabetet prekin afro 21 milionė amerikanė, prej tė cilėve 95 pėrqind vuajnė nga diabeti i tipit 2. Aktualisht, nė pėrdorim ndodhen 4 grupe ilaēesh pėr trajtimin e kėtij lloj diabeti, dhe ato mund tė shkaktojnė efekte tė rėnda anėsore, pėrfshi uljen e nivelit tė sheqerit nė njė shkallė tė rrezikėshme dhe shtim tė peshės trupore.

Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaēeve ka miratuar pėrdorimin e fosfatit Stitagliptin, i njohur nė farmaci si Januvia. Ky ėshtė ilaēi i parė nė kuadėr tė njė grupi barnash tė reja, krejt tė ndryshme nga ato qė pėrdoren tani pėr trajtimin e diabetit tė llojit 2.

Januvia, i prodhuar nga firma Merk, ėshtė njė ilaē qė merret njė here nė ditė dhe qė vepron pėr ēlirimin e insulinės vetėm kur niveli i sheqerit nė gjak ngrihet, siē ndodh nė rastet pas ngrėnies sė ushqimit.

Ndryshe nga barnat e tjera kundėr diabetit, ilaēi Januvia ka treguar se jep rezultat pa shkaktuar efekte tė papėlqyeshme anėsore.

Ekspertėt thonė se Januvia dhe barna tė tjera tė kėtij lloji nuk mund tė zėvėndėsojnė dietėn ushqimore dhe ushtrimet fizike, por krahas njė mėnyre tė shėndetėshme jetese, ato mund tė ndihmojnė njė numėr pacientėsh me diabet qė tė kontrollojnė efektivisht nivelin e sheqerit nė gjak.

Ilaēet anti-histamine pak dobi tek fėmijėt

90 pėrqind e fėmijėve amerikanė preken nga tė paktėn njė infeksion nė vesh para se tė mbushin 6 vjeē, dhe pėr prindėrit, ilaēet qė frenojnė veprimin e histaminės dhe kundėr bllokimit janė mė tė zakonshmet qė ata pėrdorin pėr tė trajtuar fėmijėt e tyre. Kėto ilaēe pėrdoren pėr tharrjen e lėngjeve dhe pastrimin e sinuseve dhe mbahen nė kabinete tė posaēme thuajse nė ēdo shtėpi me fėmijė tė vegjėl

Njė studim i ri tregon se ky lloj trajtimi qė ėshtė mjaft i zakonshėm mund tė mos jetė mė i miri, veēanėrisht nėse fėmija ka ujė nė veshin e mesėm.

Ekspertėt morrėn nė shqyrtim 15 studime tė kryera mes 1 mijė e 500 fėmijėve me infeksion nė vesh. Disa prej tyre ishin trajtuar me antihistaminikė ndėrsa tė tjerėve iu dha placebo.

Rezultatet treguan se ilaēi nuk i ndihmoi kėta fėmijė tė ndjeheshin mė mire. Nė fakt 17 pėrqind e tyre, paten efekte anėsore, pėrfshi dhimbje nė stomak, marrje mendsh, pėrgjumje dhe irritime.

Ekspertėt rekomandojnė qė prindėrit tė tregohen tė kujdesshėm para se t’u japin fėmijėve ilaēe tė tilla kundėr infeksioneve nė vesh. Nė se shohin se simptomat nuk pėrmirėsohen, hapi tjetė duhet tė jetė vizita tek mjeku dhe marrja e recetės pėr antibiotikė.

Zeri i Amerikes


Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/8 21:20
Re: Lajme nga Mjekesia
Trajtim i ri i diabetit; Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn

Trajtim i ri i pasojave tė diabetit

Pėr njerėzit qė vuajnė nga diabeti humbjet e gjymtyrėve pėrbėjnė njė shqetėzim tė vazhdueshėm. Por njė procedure e re trajtimi duket se po i ndihmon kėta tė sėmurėve.

Ray Drogos vuan nga neuropathia, njė komplikim i rėndė i diabetit. Qarkullimi i dobėt i gjakut ka shkaktuar mpirje nė pjesė tė gjymtyrėve dhe njė plagė nė kėmbėn e tij ėshtė keqėsuar si pa u kuptuar. Ai pohon se mjekėt i thane se do t’u duhet t’i presin gjysmėn e kėmbės, ose gjithė kėmbėn deri tek kyēi e ndoshta deri tek gjuri.

Por kėmba e tij nuk do tė pritet falė njė procedure tė re trajtimi nė qėndrėn mjekėsore Aleksian Brothers nė Elk Grove tė shtetit Ilinoi. Pėr tė shmangur prerjen e kėmbės, Roy i ėshtė nėnshtruar njė terapie intensive me oksigjen nė kėtė pajisje tė mbyllur. Pajisja nė formė cilindri ėshtė mbushur me 100 pėrqind oksigjen nė njė nivel mė tė lartė se atmosfera normale dhe pacienti rri i shtrirė nė tė.

Doktor Xhejms Pavlikovski thotė oksigjeni nė njė nivel tė tillė koncentrimi ėshtė aktualisht ilaē. Ky oksigjen stimulon rritjen e venave tė reja tė gjakut dhe ndihmon mbylljen e plagės. Mjekėt thonė se personat me diabet duhet t’i kontrollojnė kėmbėt e veta rregullisht dhe tė shkojnė menjėherė tek mjeku nėse pėsojnė ndonjė prerje ose ēarje nė lėkurė.

Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn

Dihet se perimet ndihmojnė shėndetin fizik. Por njė studim i akademisė amerikane tė neurologjisė zbulon njė tjetėr tė mirė tė perimeve. Perimet ndihmojnė edhe shėndetin mendor, thuhet nė studim.

Shkencėtarėt vėzhguan rreth 3 mijė e 700 pensionistė nė zonėn e Ēikagos, tė cilėve iu kėrkua qė tė shėnon si nė njė ditar se ēfarė ushqimesh pėrdornin gjatė njė dite. Pas 6 vjetėsh, shkencėtarėt krahasuan tė dhėnat e grumbulluara dhe vunė re se personat e moshuar qė kishin pėrdorur perime tre here nė ditė kishin pėsuar njė humbje tė kujtesės me njė ritėm 40 pėrqind mė tė ngadaltė se sa tė tjerėt qė nuk kishin pėrdorur perime rregullisht.

Studimi tregoi gjithashtu se perimet jeshile si brokolli dhe spinaqi ishin mė tė efektshme nė kėtė drejtim, por edhe perime tė tjera si kungulli, karrota, patllexhani gjithashtu pėrmbanin vlera premtuese. Ekspertėt thonė arsyeja qė perimet ndikuan kaq pozitivisht nė forcimin e kujtesės mund tė jetė se ato janė tė pasura me vitaminė E.

Ēuditėrisht, studimi tregoi se pėrdorimi i frutave nuk ndikon nė ruajtjen e kujtesės. Pėr tė vėrtetuar tė gjitha kėto tė dhėna, nevojitet punė e mėtejshme kėrkimore. Megjithatė, studimi tregon se ngrėnia e perimeve, 3 deri 5 herė nė ditė ndikon pozitivisht nė shėndetin mendor.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/15 0:20
Re: Lajme nga Mjekesia
A ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt apo tė lartė tė gjakut?

14-11-2006



Mjekėt thonė se nė pėrgjithėsi, ėshtė mė mirė tė kesh tension tė ulėt sesa tension tė lartė tė gjakut. Megjithatė, njė studim i ri tregon se ka njė moment nė tė cilin ėshtė mė mirė qė njerėzit tė cilėt pėsojnė infarkt tė kenė tension tė lartė, dhe ky ėshtė momenti kur ata arrijnė nė spital. Nė Rubrikėn Mjekėsi dhe Shkencė do tė flasim edhe pėr tubat e vegjėl qė vendosen nė zemėr pėr tė parandaluar atakun. Shumica e kėtyre tubave vishen me ilaēe tė ndryshme, por tė dhėna tė reja tregojnė se tubat e veshur me ilaēe paraqesin mjaft rrezik.

Doktor Mihai Georgiade dhe studiues tė tjerė analizuan tė dhėnat e rreth 50 mijė pacientėve amerikanė qė kanė pėsuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin tė shpėrndajė gjak tė mjaftueshėm nė tė gjitha organet e tjera tė trupit.

Sipas njė studimi tė publikuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė, ekspertėt analizuan tensionin sistolik tė gjakut – qė ėshtė presioni qė ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se njė njeri qė vjen nė spital me infarkt dhe tė cilit zemra i pompon ende mjaft gjak pėr tė pasur tension tė lartė, ka mė shumė mundėsi pėr tė jetuar sesa njė njeri me tension tė ulėt. “Gjatė kohės qė pacienti arrin nė spital, duket se ėshtė mė mirė qė ai tė ketė tension tė lartė tė paktėn pėr disa orė, sepse kjo tregon se zemra ėshtė mė e fortė”, thotė mjeku Mihai Georgiade.

Kur kontraktimet janė mė tė dobėta, kjo mund tė tregojė se pacienti ka sėmundje mė tė avancuar dhe mundėsi mė tė pakta pėr tė jetuar. Mihai Georgiadei shpjegon: “Pra, tensioni i lartė nė vetvete nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė njė masė treguese pėr forcėn e zemrės.” Studiuesit thonė se duke ditur nėse pacienti ka ardhur nė spital me tension tė ulėt apo tė lartė, kjo jep informacion tė vlefshėm pėr mėnyrėn se si duhet trajtuar.

Pėr tė parandaluar atakun nė zemėr ka mjete tė ndryshme. I tillė ėshtė tubi zgjerues qė i ngjan njė rrjete tė vogėl, zakonisht prej metali, i cili vendoset brenda njė arterieje pėr tė bėrė tė mundur qarkullimin e njė sasie mė tė madhe gjaku. Pėr t’i veshur kėta tuba pėrdoren ilaēe tė ndryshme, si pėr shembull antibiotikė. Rreth 6 milionė njerėz nė tė gjithė botėn kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vendosur nė arteriet e tyre. Disa kardiologėt thonė tani se tubat e veshur me antibiotikė mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Dr. Michael Lincoff shpjegon: “Nė tub formohen mpiksje tė cilat e bllokojnė atė dhe ndalojnė gjakun qė rrjedh nė arterie. Nė kėtė rast, kjo pjesė e muskulit tė zemrės pėson njė atak.” Disa studiues mendojnė se tubat e veshur me antibiotikė mund tė kenė shkaktuar ēdo vit rreth 6 mijė atake nė zemėr nė Shtetet e Bashkuara. Doktor Craig Smith thotė: “Pavarėsisht se debatet pėr kėtė ēėshtje vazhdojnė, rreziku duket se ėshtė mė i madh se ē’ėshtė menduar mė parė.” Dr. Lincoff thotė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pacientėt qė kanė tuba tė veshur me ilaēe tė vazhdojnė tė marrin mjekime pėr hollimin e gjakut pėr tė mos lejuar mpiksjet. Tani, shkencėtarėt po testojnė njė lloj tubi qė mund tė thithet nga muret e arteries pasi tė ketė kryer funksionin e tij.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/18 18:38
Re: Lajme nga Mjekesia
TRANSPLANTIMI I ZEMRES

Njė studim i ri provon se sa mė i shėndetshėm tė jetė njeriu nė moshė tė re, aq mė e qėndrueshme do tė jetė gjendja e tij shėndetėsore dhe mė i pakėt rreziku nga problemet e zemrės. Pėr njė muaj 16 vjeēari Alex Row u mbajt nė spital me anė tė njė aparati qė luan rolin e zemrės. Mjekėt thonė se falė kėsaj zemre artificiale, Aleks arriti tė jetojė derisa t’i vinte radha pėr transplantimin e zemrės sė sėmurė.

Kirurgu Jack Copeland thotė se Aleks Rowe ėshtė personi mė i ri nė botė qė mundi tė jetojė me zemrė artificiale. Tetorin e kaluar, njė formė e distrofisė muskulare dėmtoi muskujt e zemrės sė Aleksit. Ai ishte nė pritje pėr njė transplantim, por gjendja e tij u keqėsua dhe mjekėt nė qėndrėn mjekėsore nė Tuson tė Arizonės vendosėn ta mbanin atė gjallė me zemėr artificiale. Me aparate qė luajnė rolin e zemrės tashmė janė pajisur edhe disa spitale tė tjera nė Shtetet e Bashkuara.

Nga studimet e shumta dihet se tė sėmurėt mendorė mund tė trajtohen me sukses, thotė mjekja Mary Zdanovic e qėndrės kombėtare tė shėndetit. Dhe kur kėta tė sėmurė marrin rregullisht ilaēe rreziku qė ata tė bėhen pėrsėri tė dhunshėm pakėsohet dukshėm. Doktor Fuller Torrey e ekzaminoi John Hinklin me kėrkesėn e familjes sė tij. Skicofrenia nuk rezulton nė dhunė, nėse i sėmuri trajtohet si duhet, thotė ai. Ekspertėt nuk thonė se njė person me sėmundje nervore ėshtė normal por ata shtojnė se simtomat e sėmundjes mund tė trajtohen me sukses nėpėrmjet ilaēeve. Megjithatė, ilaēet nuk japin rezultat tek tė gjithė pacientėt. Pėr shembull, Ilaēet nuk kanė qėnė me efekt as pėr Ted Kazinskin, i njohur si unabomber dhe as pėr Russell Weston i cili qėlloi me armė policėt nė ndėrtesėn e kongresit mė 1988. Doktor Torrey thotė se Hinklly arriti tė gėnjėjė me sukses mjekėt duke i fsheur simptomat e sėmundjes. Por nė se Hinkley vazhdon tė marrė rregullisht ilaēet, ai nuk ėshtė mė i rrezikshėm pėr shoqėrinė sesa ēdo person tjetėr normal. Po tė mė pyesin mua personalisht nėse John Hinklly duhet tė lirohet, thotė doktor Torrey, pėrgjigja ime ėshtė absolutisht po, pėrderisa tė garantohet se ai do t’i marrė ilaēet rregullisht. Por kritikėt thonė se nuk ka siguri absolute qė Hinkley do tė sillet si njeri normal. Asgjė nuk ėshtė 100 pėrqind e sigurt.

25-vjeēari Todd Farrel bėn fiskulturė pothuajse ēdo ditė. Atij i pėlqen aktiviteti fizik dhe forma e mirė fizike. Njė tjetėr arsye qė e nxit tė merret me ushtrime fizike ėshtė historia e familjes: "Im atė ka shumė probleme me tensionin e lartė tė gjakut. Rreziku mė i madh gjenetik mė vjen nga ana e babait, sidomos nga gjyshja e cila kishte nivel shumė tė lartė kolesterine. Gjyshi nga babai vuante nga diabeti. Kemi raste tė shumta problemesh shėndetėsore nė familje si rrjedhojė e mbipeshės".

Njė studim i ri i botuar nė numrin e fundit tė Revistės sė Shoqatės Mjeksore Amerikane analizoi gjendjen shėndetėsore tė 4 mijė e 500 tė rinjve nga mosha 18-30 vjeē pėr 15 vjet radhazi. Gjenda shėndetėsore u pėrcaktua nga pėrgjigja e sistemit kardiologjik dhe atij tė frymarrjes gjatė pėrdorimit tė njė aparature pėr stėrvitje: "Njė ndėr pėrfundimet kryesore tė studimit ishte se tė rinjtė qė nuk gėzonin shėndet tė mirė, me kalimin e kohės ndesheshin me njė rrezik mė tė madh pėr tu prekur nga sėmundja e zemrės. Ata qė bėnin njė nivel tė ulėt ushtrimesh fizike kishin 3-6 herė mė shumė gjasa tė vuanin nga tensioni i lartė, diabeti dhe probleme tė metabolizmit se sa pjesėmarrėsit qė bėnin ushtrime rregullisht. Ndėrsa ata qė bėnin fare pak stėrvitje fizike kishin 40 pėr qind mė shumė shanse pėr nivele tė larta kolesterine".

Dr. Carnethon ėshtė autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek tė rinjtė. Ajo thotė se pjesėmarrėsit qė pėrmirėsuan gjendjen fizike gjatė studimit, ulėn njėkohėsisht rrezikun pėr t’u prekur nga sėmundjet e zemrės. Pra mesazhi ėshtė i qartė: Nuk ėshtė kurrė vonė tė vish nė formė tė mirė fizike. Ata qė filluan fiskulturėn dhe qė ruajtėn gjendjen e mirė fizike kishin rrezik mė tė vogėl pėr t’u prekur nga sėmundjet kardiovaskulare nė moshė tė mesme. Mjekja thotė se kjo thekson atė qė studiuesit kanė besuar prej kohėsh. Por ky ėshtė studimi i parė qė mat nė mėnyrė objektive efektet afat-gjata tė gjendjes sė mirė fizike tek tė rinjtė.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/21 18:22
Re: Lajme nga Mjekesia
Tė rejat e javės nga mjekėsia

21-11-2006



Studimet e fundit tregojnė se individėt kolerikė janė mė tė prirur tė kenė probleme tė zemrės, krahasuar me ata mė flegmatikė. Nė vazhdim ju njohim me studime qė janė pėrpjekur tė gjejnė lidhjen ndėrmjet temperamentit tė njeriut dhe shėndetit tė zemrės:

Kur shfryn zemėrimin mund tė ndjehesh mirė pėr momentin, por mund t’u kesh hapur rrugėn problemeve tė mėdha nė tė ardhmen. Njė studim vėzhgoi 1 mijė e 300 meshkuj, pjesa mė e madhe e tyre nė tė 60-at, dhe arriti nė pėrfundimin se ata qė ishin mė kolerikėt kishin mė shumė gjasa tė pėrjetonin ritme tė parregullta tė zemrės se sa ata qė ruanin qetėsinė.

Njė shpėrthim zemėrimi nxit prodhimin e adrenalinės, e cila rrit tensionin dhe ritmet e rrahjes sė zemrės dhe shkakton edhe ndėrprerje tė ritmit tė zemrės. Kjo e bėn trupin tė dėrgojė masa kolesterine nė rrjedhėn e gjakut, tė cilat mund tė shkaktojnė mpiksje gjaku. Aspirina mund tė shndėrrohet nė arbitėr qė e ndėrpret kėtė zhvillim. Nėse merret njė tabletė aspirinė brenda njė periudhe 24-orėshe, ajo ndihmon nė parandalimin e depozitimit tė yndyrės, e cila mund tė dėmtojė zemrėn.

Dr. Redford Williams i Universitetit Duke nė Karolinėn e Veriut thotė se vija e frontit nė mbrojtjen e shėndetit ėshtė nė vetė duart e pacientit: "Nuk duhet tė lejoni qė zemėrimi t’ju dėmtojė zemrėn, duhet tė mėsoni t’i shmangni situatat qė ju bėjnė tė humbni qetėsinė. Kjo mund tė arrihet me njė shėtitje nė natyrė, apo me njė veprimtari qė ju qetėson, dhe tė mos harrojmė se qetėsia shpirtėrore i shėrben jo vetėm shpirtit, por edhe zemrės", kėshillon mjeku.

Melanoma ėshtė forma mė vdekjeprurėse e kancerit tė lėkurės. Megjithėse ajo ndeshet vetėm nė 4 pėr qind tė rasteve tė kancerit tė lėkurės, ajo shkakton 80 pėr qind tė vdekjeve nga ky lloj kanceri. Shkencėtarėt thonė se shkaku kryesor janė rrezet ultravjollcė. Me tkurrjen e shtresės sė ozonit, kėto rreze tė dėmshme arrijnė nė sasi mė tė mėdha nė tokė dhe nė lėkurėn tonė.

Nė Universitetin e Mizurit shkencėtarėt po pėrdorin njė metodė me tinguj pėr tė zbuluar praninė e qelizave tė melanomės. Profesor John Viator merr njė mostėr gjaku dhe e godet me rreze lazer pėr ta bėrė tė dridhet. Qelizat e melanomės prodhojnė njė tingull me frekuencė tė lartė qė mund tė kapet nga njė mikrofon special. Rezultatet e tingullit tė prodhuar nga mostrat studiohen nė kompiuter. Kjo procedurė i ndihmon shkencėtarėt tė zbulojnė probleme edhe kur bėhet fjalė pėr 10 qeliza tė vetme melanome. Ata synojnė tė arrijnė tė zbulojnė edhe njė qelizė tė vetme dhe ta pėrsosin kėtė metodė qė nė tė ardhmen tė zbulojnė edhe lloje tė tjera kanceri.

Analiza nuk kushton shumė dhe mund tė fillojė tė pėrdoret nė klinika onkologjike nė pėrgjithėsi. Tani shkencėtarėt nė Universitetin e Mizurit po pėrpiqen tė prodhojnė njė makinė lazer e cila diagnostikon lezionet qė dyshohet se janė melanomė.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/29 0:00
Re: Lajme nga Mjekesia
Cigaret sot me nivel mė tė lartė nikotine

Per vite me radhe, firmat e duhan-cigareve kane kane shpenzuar shuma tė mėdha pėr reklama televizive qė u bėjnė thirrje njerėzve pėr t’a lėnė duhanin dhe tė rinjėve qė tė mos e fillojnė atė.

Por ne raportin e koheve tė fundit tė lėshuar nga agjencia e shendetit publik prane shtetit Masaēusets thuhet se ndėrsa reklamat kunder duhanit vazhdojnė po kėshtu vazhdon tė rritet edhe niveli i nikotinės nė cigare. Sipas raportit, nga viti 1998 deri ne vitin 2004, niveli i nikotinės nė cigare ėshte rritur 10 perqind.

Profesor Stanton Glantz thote se tė dhėnat e studimit janė tepėr shqetesuese. Personat qė pinė cigare me duhan tė butė shpresojnė ata pakesojnė sasinė e nikotinės qė thithin nė mushkėri. Por studimi tregoi se sasia e nikotinės ishte e njejtė nė tė gjitha llojet e cigareve pėrfshi ato aromatike, tė buta, ose shumė tė buta.

Profesor Stanton Glantz thotė se kjo tregon se cigarja mund tė fillohet lehte por ėshtė shumė veshtire pėr ta lene atė. Gjatė studimit, ekspertėt vunė re se tė rinjte parapėlqejnė mė tepėr cigaret Marlboro, Newport dhe Camel, por kėto janė edhe llojet e cigareve qė sot pėrmbajnė mė shumė nikotinė krahasuar me pak vjet me parė. Ndėrsa nikotina nė llojin e cigareve Cool ėshte rritur 20 pėrqind. Studimi vetėm konstaton shtimin e nivelit tė nikotinės por nuk shpjegon pėrse ky nivel ėshtė ėshtė rritur.

28-11-2006
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/11/29 1:29
Re: Lajme nga Mjekesia
Rastet e shumta nga moszhvillimi i pjesėve tė zemrės qė para lindjes sė bebes

Ndėr faktorėt mė kryesorė janė ata gjenetikė si dhe infeksionet
Zemra funksionon si pompė e formuar nga dy trema dhe dy barkushe. Te trema (atriumi) i djathtė derdhet gjak i paoksigjenuar nga i gjithė organizmi dhe prej kėtu nė barkushen e djathtė (ventrikul). Nga barkushja e djathtė, gjaku pompohet nėpėr arterien mushkėrore nė mushkėri, ku gjaku oksigjenohet.

Nga mushkėritė, gjaku i oksigjenuar derdhet nė tremėn (atriumin) e majtė, prej ku pompohet nė barkushen e majtė (ventrikul) e prej kėtu nė aortė, ku sėrish e fillon rrugėn e tij nėpėr organizėm duke e transportuar O2 gjer te qelizat.

Pėrgjithėsisht, gjaku i oksigjenuar pompohet nė arterie kurse gjaku i paoksigjenuar kthehet pėrmes venave. Tė dy anėt e zemrės (e djathta dhe e majta) nė mes tyre janė tė ndara me mure dhe nuk kanė komunikacion tė drejtpėrdrejtė. Arteria mushkėrore dhe aorta gjithashtu janė tė ndara dhe nuk komunikojnė. Para lindjes (dhe shkurt pas lindjes) janė prezente dy komunikime - njėra mes tremave dhe tjetra mes aortės dhe arteries mushkėrore tė cilat pastaj mbyllen spontanisht.

Ē'nėnkuptohet me termin anomalitė e lindura tė zemrės? Ndonjėherė, gjatė zhvillimit tė fetusit, zemra dhe enėt e gjakut nuk zhvillohen normalisht. Kjo mund tė sjellė deri tek bllokimi i kalimit tė gjakut nė zemėr ose nė enėt e gjakut. Qarkullim anormal i gjakut nėpėr zemėr p.sh. nėpėr vrima nė muret qė i ndajnė tė dy anėt e zemrės.

Pjesėt e vetė zemrės nuk janė tė zhvilluara mjaftueshėm. Tė gjitha kėto anomali tė numėrta quhen me emėr tė pėrbashkėt, anomalitė e lindura tė zemrės. Nė vendin tonė mė tė shpeshta janė kėto: defekt i murit mes barkusheve (defekti i septumit tė ventrikuleve), transpozicioni i enėve tė mėdha tė gjakut, koarktacioni i aortės, tetralogjia e Falotit dhe sindromi i hipoplazisė sė zemrės sė majtė.

<!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Shkaqet
Te rreth 8 nga 10 raste, shkaku nuk njihet. Disa nga rrezik faktorėt qė njihen janė:

Gjenetikė - faktorėt gjenetikė e pengojnė zhvillimin normal tė zemrės dhe tė strukturave tė saj shoqėruese. Defekte tė tjera tė lindura - fėmijė me sėmundje tė lindura tė caktuara, p.sh. fėmijė me sindromėn Down kanė gjasa tė mėdha pėr anomali shoqėruese tė zemrės. Infeksioni - p.sh. nėse gruaja shtatzėnė infektohet nga rubeola, virusi mund tė sjellė deri te dėmtimi i zhvillimit tė zemrės dhe i organeve dhe strukturave tjera tė frytit.

Barėrat - alkooli, disa medikamente nėse merren gjatė shtatzėnisė mund ta zmadhojnė rrezikun pėr kėto anomali. Gjendja shėndetėsore e nėnės- disa faktorė si diabeti i kontrolluar keq ose ushqimi joadekuat gjatė shtatzėnisė mund ta zmadhojė rrezikun.

Mosha e nėnės- fėmijė tė nėnave mė nė moshė janė me rrezik mė tė madh.


Anomalitė
Defekti i septumit tė ventrikuleve. Nė vendin tonė, ky defekt ėshtė mė i shpeshti midis anomalive tė lindura tė zemrės. Sipas disa statistikave, incidenca ėshtė 1: 344 lindje. Tek kjo anomali ekziston defekt (vrimė) nė murin mes barkushave. Nėpėr kėtė defekt pėrzihen gjaku i oksigjenuar me atė tė paoksigjenuar.

Si rezultat, zemra ėshtė e mbingarkuar (duhet tė punojė mė shumė se normalisht) dhe si pasojė zmadhohet (hipertrofon). Foshnja me kėtė anomali manifeston kėto simptoma: zhurmė gjatė auskultimit tė zemrės, funksion i pėrshpejtuar i zemrės (puls) dhe ngecje nė rritje nė krahasim me fėmijėt normalė. Nė varėsi nga stadi i sėmundjes, fėmija mund tė vuajė nga insuficienca kongjestive e zemrės, ndezje e mushkėrive dhe infeksion i shtresės sė brendshme tė zemrės (endokardit).

Cilat janė opsionet pėr mjekim? Mjekimi varet nga madhėsia e defektit. Nėse defekti ėshtė i vogėl, e mundshme ėshtė qė me kohė tė mbyllet vetė. Pėr raste tė tilla preferohet vetėm ndjekje me kujdes. Te defektet mė tė mėdha, rekomandohet ndėrhyrje kirurgjike–mbyllje e defektit, dhe kėshtu sigurohet qė gjaku tė qarkullojė normal, ndėrsa zemra tė mbrohet nga dėmtimi.

Enėt e gjakut
Transpozicioni i enėve tė mėdha tė gjakut. Sipas disa tė dhėnave paraqitet nė raport 1:2000 lindje. Normal gjaku nga barkushja e djathtė shkon nė mushkėri, ndėrsa nga barkushja e majtė pompohet nė aortė (arteria kryesore e organizmit).

Transpozicioni (vendosja e kundėrt) i enėve tė mėdha tė gjakut tregon qė vendosja ėshtė e kundėrt, pėrkatėsisht arteria mushkėrore ėshtė e lidhur me barkushen e majtė, ndėrsa aorta me tė djathtėn. Si rezultat i kėsaj, gjaku i oksigjenuar nė vend qė tė shpėrndahet nėpėr organizėm, pompohet prapa nė mushkėri. Ky defekt zakonisht mbaron me vdekje nė javėt e para tė jetės. Te foshnjat e porsalindura normal ėshtė prezent komunikim mes tremave dhe komunikim mes aortės dhe arteries mushkėrore.

Kėto komunikime mundėsojnė qė foshnjat me kėtė anomali tė pėrjetojnė disa ditė/javė nė tė shumtėn e rasteve. Shanset pėr tė pėrjetuar janė mė tė mėdha nėse ėshtė prezente vrimė nė murin mes tremeve dhe/ose barkusheve. Komunikimi i tillė do tė mundėsojė qė njė pjesė e gjakut tė oksigjenuar tė pompohet nėpėr organizėm. Simptoma kryesore ėshtė cianoza- ngjyrė e kaltėr e errėt e lėkurės si pasojė e mungesės sė oksigjenit. Mjekimi iĖshtė e nevojshme tė bėhet septostomi me balon, me tė cilin do tė arrihet zmadhim i vrimės nė mes tremeve (i cili ėshtė prezent nė lindje).

Pastaj fėmija pėrgatitet pėr ndėryrje kirurgjike pėrfundimtare, zakonisht gjatė dy javėve tė para tė jetės, me tė cilėn arteriet vendosen nė pozicionin normal. transpozicionit tė enėve tė mėdha tė gjakut?

Aorta
Koarktacioni i aortės. Paraqitet nė raport 1:2000 lindje. Aorta ėshtė arteria kryesore nė organizėm, ndėrsa koarktacioni shėnon se ajo ėshtė anormal e ngushtuar ose e shtypur, zakonisht nė pjesėn e sipėrme tė gjoksit. Shtypja e gjakut nė pjesėn e sipėrme tė qarkullimit (koka dhe duart) ėshtė mė e lartė se normalisht. Kjo anomali shpesh shpie gjer nė simptoma serioze nė javėt e hershme tė jetės.

Mė rrallė, mund tė mos diagnostikohet nė moshėn e foshnjėrisė, por do tė zbulohet shumė mė vonė gjatė ekzaminimeve pėr shkak tensionit tė lartė tė gjakut. Mjekimi i koarktacionit tė aortės? Nėse bėhet fjalė pėr koarktacion tė rėndė me simptomatologji tė shprehur, ndėrhyrja kirurgjike ėshtė e nevojshme nė moshėn e hershme tė foshnjėrisė. Te fėmijė mė tė mėdhenj, pjesa e ngushtuar mund tė zgjerohet me balonė speciale ose tė vendoset stent.

Rastet
Tetralogjia e Falotit. Paraqitet nė raport 1:200 lindje. Te kjo anomali njėkohėsisht janė prezente katėr defekte: Defekt i septumit tė ventrikulave. Stenozė e arteries mushkėrore (valvulė e ngushtuar) Trashje e murit tė barkushės sė djathtė Deviacion anormal i aortės nė tė djathtė (kėshtu qė ajo del nga zemra jo nga vendi i saj adekuat, por mbi defektin e septumit). Si rezultat i kėtyre defekteve ndodh pėrzierje e gjakut tė oksigjenuar dhe tė paoksigjenuar brenda nė zemėr. Shfaqen kėto simptoma: cianozė (mavijosje) e cila shfaqet nė javėt e para apo muajt e parė, zhurmė nė zemėr dhe ngecje nė rritje.

Cilat janė opsionet pėr mjekimin e Tetralogjisė sė Falotit? E mundshme ėshtė zgjidhje kirurgjike e anomalive. Me ndėrhyrje nė zemėr tė hapur mbyllet defekti i septumit, korrigjohet valvula pulmonale dhe hiqet njė pjesė e muskulaturės sė trashur tė barkushes sė djathtė. Zakonisht ndėrhyrja kirurgjike bėhet rreth muajit tė gjashtė.

Te disa foshnja ku simptomat janė tė shprehura qė nė fillim, mund tė bėhet shant, operacion paraprak, me tė cilin do tė pėrmirėsohet qarkullimi i gjakut nė mushkėri dhe do hiqen simptomat, por defekti qė ekziston nuk do tė korrigjohet, kjo do bėhet mė vonė.

<!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Operacionet
Sindromi i hipoplazisė sė zemrės sė majtė. Paraqitet nė raport 1:4000 lindje. Zemra e majtė, komplet duke i pėrfshirė valvulat dhe enėt e gjakut janė tė pazhvilluara plotėsisht. Pa mjekim tė shpejtė, fėmija vdes gjatė ditėve tė para pas lindjes. Simptomat pėrfshijnė mavijosje tė lėkurės dhe pengesa nė frymėmarrje

Cilat janė opsionet pėr trajtimin e hipoplazisė sė zemrės sė majtė? Ndėrhyrja kirurgjike ėshtė e rėndė dhe e shoqėruar me rrezik tė madh. Bėhet i ashtuquajturi “Norwood” operacion, me tė cilin ana e djathtė e zemrės aftėsohet ta ndėrmarrė funksionin e anės sė majtė tė pazhvilluar. Mė pas, nė fėmijėrinė e hershme, duhet tė bėhen mė sė paku edhe dy operacione me tė cilat optimizohet funksioni i zemrės.

Anomalitė
Ndonjėherė gjatė zhvillimit tė fetusit, zemra dhe enėt e gjakut nuk zhvillohen normalisht. Kjo mund tė sjellė deri tek bllokimi i kalimit tė gjakut nė zemėr ose nė enėt e gjakut. Qarkullim anormal i gjakut nėpėr zemėr p.sh. nėpėr vrima nė muret qė i ndajnė tė dy anėt e zemrės. Pjesėt e vetė zemrės nuk janė tė zhvilluara mjaftueshėm.

Shkaqet
Faktorėt gjenetikė e pengojnė zhvillimin normal tė zemrės dhe tė strukturave tė saj shoqėruese. Fėmijė me sėmundje tė lindura tė caktuara, p.sh. fėmijė me sindromėn Down kanė gjasa tė mėdha pėr anomali shoqėruese tė zemrės. Infeksionet gjatė shtatzėnisė nė rast se rubeola, virusi mund tė sjellė dėmtim tė zhvillimit tė zemrės dhe organeve tė tjera.

Vrima nė zemėr
Defekti i septumit tė ventrikulėve, nė vendin tonė, ky defekt ėshtė mė i shpeshti midis anomalive tė lindura tė zemrės. Sipas disa statistikave incidenca ėshtė 1: 344 lindje. Tek kjo anomali ekziston defekt (vrimė) nė murin mes barkusheve. Nėpėr kėtė defekt pėrzihen gjaku i oksigjenuar me atė tė paoksigjenuar. Si rezultat, zemra ėshtė e mbingarkuar.

Aorta
Koarktacioni i saj paraqitet nė raport 1:2000 lindje. Aorta ėshtė arteria kryesore nė organizėm, ndėrsa koarktacioni shėnon se ajo ėshtė anormal e ngushtuar ose e shtypur. Shtypja e gjakut nė pjesėn e sipėrme tė qarkullimit ėshtė mė e lartė se normalisht. Kjo anomali shpesh shpie gjer nė simptome serioze nė javėt e hershme tė jetės.

Shifra

8 nga 10
raste, shkaku nuk njihet. Disa nga rrezik faktorėt qė njihen janė faktorėt gjenetikė e pengojnė zhvillimin normal tė zemrės. Defektet e tjera tė lindura - fėmijė me sėmundje tė lindura tė caktuara, infeksioni. Barėrat- alkooli, disa medikamente nėse merren gjatė shtatzėnisė mund ta zmadhojnė rrezikun pėr kėto anomali. Gjendja shėndetėsore e nėnės.

5 shkaqe kryesore njihen deri mė sot nga mjekėsia pėrsa u pėrket problemeve tė fėmijėve qė kanė me zemrėn dhe kryesisht problemeve tė cilat janė tė lindura. Kėto probleme kanė tė bėjnė me aortėn e zemrės, enėt e gjakut dhe madhėsia e tyre dhe furnizimi qė mundin tė bėjnė si dhe vendosja e kundėrt e tyre dhe jo ashtu si duhet.

E Merkure :29/11/2006


Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/12/3 1:26
Re: Lajme nga Mjekesia
Studimi i kryer nga mjekėt e shėrbimit tė Onkologjisė nė QSUT

Kanceri i gjirit nė vendit tonė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje qė prekin seksin femėr. Vitet e fundit, kjo patologji po haset nė mosha tė reja, mė pak se 35 vjeē. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi njė vjeēar tė realizuar nga mjekėt e Shėrbimit tė Onkologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė. Sipas autorėve tė kėtij studimi, nė pacientėt e prekur nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e malinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesės sė diagnostikimit nė kohė.
Studimi i mjekėve onkologė thekson rėndėsinė e depistimit nė kohė, me qėllim trajtimin me sukses tė sėmundjes sė kancerit. Nė kuadėr tė parandalimit tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit, Bordi i Luftės kundėr Kancerit nė Ministrinė e Shėndetėsisė po harton politikat pėr tė gjithė tumoret, ku janė parė me prioritet investimet e dikasterit pėr tė pėrmirėsuar trajtimin e tė sėmurėve me medikamente dhe terapinė e rrezeve.

Ndėrsa Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit nė vendin tonė konsideron si domosdoshmėri nevojėn e njė strategjie pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes sė kancerit. Sipas kėtij grupi, ekzistenca e njė plani afatgjatė pėr kontrollin e sėmundjes, strukturimin e njė programi pėr mbrojtjen e tė rinjve, kufizimin e duhanpirjes, alkoolit dhe edukimin pėr njė jetė tė sigurt seksuale, janė elementėt pėr njė luftė tė suksesshme kundėr kancerit.

Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit, tė angazhuarit nė kėtė mision, janė nė pritje tė rekomandimeve dhe sugjerimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr dokumentin strategjik pėr kontrollin e sėmundjes, tashmė tė bėrė gati. Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bėrė njė lėvizje nė kontrollin e kancerit, ndaj tė cilit shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė ende larg.

Ky bord e konsideron njė sfidė dhe sukses arritjen e INTERREG pėr tė pėrfituar rreth 2.5 milionė euro pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės dhe tė gjirit te gratė. Statistikat e QSUT-sė tregojnė se nė vit shėnohen rreth 400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit. Gjatė viteve 1992-’96, maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, ndėrsa nė vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė.

Kanceri i gjirit ėshtė njė problem mbarėbotėror, njė nga problemet mė tė mprehta tė mjekėsisė, ku shifrat janė alarmante nė Evropė dhe tė tilla janė edhe pėr vendin tonė. Statistikat evropiane flasin pėr njė shėrim nė masėn 80-90 pėr qind tė rasteve me kacer tė gjirit, nėse diagnostikimi realizohet nė kohė.

03/12/2006

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/12/9 0:31
Re: Lajme nga Mjekesia
Qepa dhe hudhra ulin rrezikun e kancerit


Njerėzit tė cilėt nė ushqimin e tyre pėrdorin qepė dhe hudhėr janė tė eksponuar mė pak ndaj rrezikut qė tė sėmuren nga disa forma tė kancerit, theksohet nė njė studim tė ri shkencor.
Duke i analizuar tetė studime tė shkencėtarėve italianė dhe zviceranė, kanė zbuluar se personat e moshuar tė cilėt konsumojnė qepė dhe hudhėr kanė mė pak rrezik nga kanceri i zorrės sė trashė, vezoreve dhe fytit. Ėshtė konstatuar se sumpori i zbuluar nė hudhėr dhe antioksidantėt flavonoidė nė qepė, bėjnė pjesė nė substancat potenciale mbrojtėse.

Doktor Karlota Galeone, hulumtuese e Institutit pėr hulumtime farmakologjike "Mario Negri" nė Milano, thotė se pėr shkak tė veprimit tė njohur biologjik tė pjesėve pėrbėrėse individuale tė qepės dhe hudhrės, mė sė miri ėshtė qė ato tė pėrzihen me lloj tjetėr tė perimeve. Hulumtime individuale kanė treguar se hudhra dhe domatet ndoshta kanė cilėsi "tė pėrbashkėta" antikancerogjene.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/12/16 1:02
Re: Lajme nga Mjekesia
Ulen rastet e kancerit tė gjirit

15-12-2006



Studiuesit thonė se numri i rasteve me kancer nė gji nė Shtetet e Bashkuara ra ndjeshėm nė vitin 2003, njė vit pasi shumė gra ndaluan pėrdorimin e terapisė e zėvendėsimit tė hormoneve.

Nė njė konferencė nė San Antonio, Teksas, shkencėtarėt thanė se rastet e kancerit tė gjirit ranė 7 pėrqind nga viti 2002 nė vitin 2003. Nė njė deklaratė thuhet se rėnia mė e madhe, rreth 12 pėrqind, ishte tek gratė e grupmoshės 50 deri nė 69 vjeē tė cilat ishin diagnostikuar me njė tip kanceri qė pėrhapej nga pėrdorimi i hormoneve.

Studiuesit megjithatė theksuan se arsyet pėr kėtė rėnie nuk janė ende tė pėrcaktuara mirė pasi analizat u bazuan nė statistikat e popullėsisė. Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit tė Teksasit.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2006/12/24 2:11
Re: Lajme nga Mjekesia
Aspirina pakėson rrezikun e kancerit

Shkencėtarėt thonė se, sipas njė studimi tė ri, gratė qė marrin rregullisht aspirinė mund ta pakėsojnė rrezikun pėr t u prekur nga kanceri nė gji. Shkencėtarėt thonė se, sipas njė studimi me pjesėmarrjen e rreth 3 mijė grave nga Nju- Jorku, rezultoi se ato gra qė merrnin aspirinė ishin mė pak tė rrezikuara pėr tė pasur kancer nė gji sesa ato qė nuk merrnin aspirinė.
Doktor Alfred Neugut ėshtė profesor i mjekėsisė nė Universitetin Columbia tė Nju- Jorkut dhe njė prej autorėve tė studimit. ”Marrja e njė aspirine nė ditė mendohet se pakėson rrezikun e kancerit tė gjirit me rreth 25 pėr qind dhe se njė tip i veēantė i kancerit tė gjirit qė kushtėzohet nga hormoni i estrogjenit.

” Doktor Neugut thotė se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit tė estrogjenit nė gji. Estrogjeni ėshtė pjesėrisht faktori qė shkakton 70 pėr qind tė kancerit tė gjirit. Rreth njė nė tetė gra amerikane preken nga kanceri i gjirit.

Mjekėt thonė se nga pėrfundimet e studimit, nuk del se gratė duhet tė fillojnė tė marrin rregullisht aspirinė, pėr arsye se nevojiten mė tepėr kėrkime lidhur me efektet anėsore tė aspirinės. Por gratė qė aktualisht marrin aspirinė pėr sėmundje tė tjera, mund tė pakėsojnė edhe mundėsinė pėr tė pasur kancer nė gji.

Studiuesi Andre Dannerberg thotė se ky studim ėshtė i rėndėsishėm edhe se ai shėnon njė moment tė rėndėsishėm pėr sa i pėrket parandalimit tė kancerit tė gjirit. ”Nė kardiologji, pėr shembull, tashmė dihet se pėrdorimi i aspirinės, qė ėshtė njė substancė e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtėse nga sėmundja e arterieve. Onkologjia ėshtė ndoshta 15-20 vjet prapa nė kėtė fushė.

Por, mund tė them se studimi nė fjalė pėrbėn njė moment tė rėndėsishėm, pėr arsye se tregon qė mund tė merren masa pėr parandalimin e kancerit, nė vend qė thjesht tė qėndrosh pasiv dhe tė prekesh nga kjo sėmundje, - thotė studiuesi Dannenberg. Rezultatet e studimit u botuan nė numrin e fundit tė Revistės Mjekėsore, botim i Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/10 13:53
Re: Lajme nga Mjekesia
Zbulohen qeliza embrionale nė lėngun amniotik


Sipas njė studimi tė ri mbi qelizat embrionale, lėngu amniotik qė rrethon fetusin tek gratė shtazane mund tė shndrohet nė qeliza tė veēanta, pjesė pėrbėrėse tė qelizave njerėzore tė dhjamit, kockės, muskujve, gjakut, fijeve nervore dhe mėlēisė. Shkencėtarėt janė nė kėrkim tė vazhdueshėm tė rrugėve pėr furnizim me qeliza embrionale pėr trajtimin e shumė sėmundjeve. Ky zbulim i ri po tėrheq vemendje tė madhe sepse lėngu amniotik ėshtė i gatshėm dhe nuk prek qelizat embrionale tė njeriut. Presidenti Bush i ka ndėrprerė thuajse tė gjitha fondet federale pėr kėrkime nė fushėn e qelizave embrionale nė Shtetet e Bashkuara, duke arsyetuar se kėrkime tė tilla shkatrrojnė embrionet njerėzore. Shkencėtarė pranė universiteteve Harvard dhe Wake Forest punuan prej vitesh pėr veēimin e qelizave embrionale nga lėngu amniotik. Doktor Anthoni Atala pranė univeristetit Wake Forest thotė se qelizat embrionale tė nxjerra nga lėngu amniotik kanė aftėsi tė rriten shpejtė dhe mund tė shndrohen nė qeliza tė ndryshe. Nė laborator, kėto qeliza, dyfishohehn ēdo 36 orė dhe ndryshe nga qelizat embrionale, ato nuk janė tė prirura pėr t’u rritur jashtė kontrollot dhe tė krijojnė tumore kur vendosen nė organizmin e minjėve. Megjithatė, shkencėtarėt thonė se kėrkimet janė nė fazat e para, dhe provat qoftė edhe paraprake tek njerėzit, janė ende shumė larg.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/19 1:38
Re: Lajme nga Mjekesia
Andoli parandalon zhvillimin e astmės


Personat e moshuar tė cilėt ēdo tė dytėn ditė pijė nga njė "Andol" mund ta parandalojnė zhvillimin e astmės, treguan rezultatet e hulumtimit tė shkencėtarėve amerikanė. Nė hulumtim morėn pjesė 22.000 persona. Hulumtuesit konstatuan se "Andoli", duke iu falėnderuar veprimit tė tij kundėrinfektues sjell deri 22 pėr qind zvogėlim tė rrezikut pėr paraqitje tė astmės tek njerėzit e moshuar. Ndikimi i "Andolit" nė zvogėlimin e rrezikut pėr astmėn ėshtė zbuluar papritur, sepse rezultati kryesor i hulumtimit tė zbatuar ka qenė fakti se, ky bar, pėr 44 pėr qind mund ta zvogėlojė rrezikun nga infarkti.
Shkencėtarėt theksojnė se nuk ėshtė konfirmuar nėse "Andoli" mund tė ndikojė nė zvogėlimin e simptomave tė astmės tek pacientėt qė janė sėmurė nga ajo sėmundje.


Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/2/6 1:32
Analizė e re pėr tė zbuluar sasinė e nikotinės
Nėse fėmijėt, apo adoleshentėt pijnė duhan jashtė vullnetit tė prindėrve, tani mund tė zbulohet fare lehtė. Njė analizė e re zbulon saktėsisht nėse njė person ka pirė apo jo duhan. Pajisja pėr kryerjen e kėsaj analize quhet TobacAlert, qė shitet nė farmaci pa recetė dhe me saktėsi tregon nivelin e kotinės nė urinė.
Kotina ėshtė njė nėnsubstancė e nikotinės. Gjatė njė punė kėrkimore nė kėtė klinikė nė Rino tė Nevadės, gratė shtatzėna kryejnė rregullisht kėtė lloj analize pėr tė diktuar nėse janė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit. Analiza i ndihmon nėnat pėr tė dalluar nivelin e kotinės nė urinė dhe gjithashtu i bėn ato mė tė hapura nė bisedat ndaj tė kėqijave qė sjell duhani.

Gjithashtu, kėto lloj analizash tani pėrdoren edhe nė rastet e divorceve, kur njėri prind kėrkon kujdestarinė e fėmijės, duke u ankuar se fėmija ėshtė nė rrezik shėndeti, pasi prindi tjetėr pi duhan. TobacAlert ka filluar tė pėrdoret nė botė edhe nga ndėrmarrje private ndaj punonjėsve tė tyre. Statistikat tregojnė se njė person qė pi duhan, mungon nga puna pėr arsye shėndetėsore mesatarisht 18 ditė nė vit, ndėrsa njė agjenci sigurimesh shėndetėsore mund tė kursejė rreth 3 mijė e 500 dollarė nė vit nėse njė person i siguruar nuk pi duhan.

Ka shumė njerėz, qė nuk e pranojnė se pijnė duhan, madje edhe kur shkojnė tek mjeku ngulin kėmbė, duke thėnė se nuk pijnė duhan. Njė sjellje e tillė ėshtė e rrezikshme, veēanėrisht nė rastet e grave shtatzėna.Ekspertėt thonė se fėmijėt janė mė tė pambrojturit ndaj tymit tė duhanit. Mbajtja e fėmijėve nė mjedise ku pihet duhan mund tė bėhet shkak pėr sėmundje tė tjera mė tė rrezikshme. Tymi i lėshuar nga tė tjerėt, tek fėmijėt bėhet shkak pėr infeksione tė ndryshme.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/2/7 0:25
Shqetėsime pėr numrin nė ulje tė grave qė po i nėnshtrohen mamogramit
Shqetėsime pėr numrin nė ulje tė grave qė po i nėnshtrohen mamogramit

06-02-2007



Pėr tė paktėn dy dekada, gratė amerikane i kanė kushtuar vėmendje kėshillave se zbulimi nė fazat e para mund tė ndalojė kancerin e gjirit. Por tani ekspertėt shėndetėsorė janė tė shqetėsuar se disa gra nuk po i vėnė veshin sa duhet kėtij mesazhi kaq tė rėndėsishėm. Ka shqetėsime pėr numrin nė ulje tė grave qė po i nėnshtrohen mamogramit.

Gratė nė mbarė botėn kanė arsye tė jenė tė shqetėsuara pėr kancerin e gjirit. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se sėmundja shkakton numrin mė tė lartė tė vdekjeve nga kanceri tek gratė nė mbarė botėn. Gratė amerikane nuk janė imune ndaj kėtij kanceri. Ai ėshtė vrasėsi kryesor pas sėmundjeve tė zemrės nė Shtetet e Bashkuara.

Lajmet e fundit se vdekjet nga kanceri janė ulur nė Shtetet e Bashkuara ishin inkurajuese pėr shumė zyrtarėt tė shėndetėsisė. Por tani tė njėjtėt ekspertė tė shėndetėsisė janė tė shqetėsuar nga rėnia e numrit tė grave qė po ekzaminohen pėrmes mamogramit.

Procedura me reze X e njohur si mamogram ėshtė konsideruar pėr njė kohė tė gjatė si njė nga format mė tė besueshme pėr zbulimin e kancerit tė gjirit nė fazat e para. Shoqata Amerikane e Kancerit thotė se kjo teknologji e ka ulur numrin e vdekjeve me 20 pėrqind deri 35 pėrqind nė gratė midis moshave 50 dhe 69 vjeē dhe me 20 pėrqind pėr gratė nė tė 40at. Duke filluar nga 40 vjeēe e lart, shumica e grave bėjnė mamogramin e parė. Nė vitin 1987 vetėm 29 pėrqind e grave amerikane bėnė mamogramin.

Deri nė vitin 2000 tė paktėn 76 pėrqind e grave u kontrolluan. Mė pas, gjatė pesė vjetėve tė fundit, niveli ra me afro 2 pėrqind. E pėrkthyer kjo pėrqinde nė numra realė: nė se ekspertėt e kancerit thonė se 80 milion gra duhet tė bėjnė mamogramin ēdo vit, kjo do tė thotė se tė paktėn 1 milion gra nuk po ekzaminohen.

Doktor David Dershaw i qendrės Memorial Sloan Kettering pėr kancerin nė New York beson se kjo tendencė ėshtė shqetėsuese. "Gratė qė nuk bėjnė mamogramin e kanė mė tė vėshtirė pėr ta trajtuar kancerin kur zbulohet. Ai mundet t’i vrasė".

Por pėrse kjo neglizhencė kur procedura mund tė shpėtojė jetėn e kaq shumė grave? Ja disa opinione: Jam e ngarkuar me gjėra tė tjera. Duhet tė planifikosh kohė...Shumė nga kompanitė radiologjike janė tė mbingarkuara dhe duhet shumė kohė pėr tė parė doktorin... Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Midis viteve 2001 dhe 2004, njė studim i qeverisė amerikane tregoi se nė Shtetet e Bashkuara ka tani 500 qendra mamografie mė pak.

Doktoresha Carol Lee e Universitetit Yale, thotė se shuma e vogėl e rimbursimeve nga kompanitė e sigurimeve shėndetėsore janė pjesėrisht fajėtoret pėr problemet financiare tė qendrave radiologjike. "Qėndrat po humbisnin para. Shuma qė merrnin pėr kėtė procedurė nuk mbulonte shpenzimet". Doktoresha Lee thotė gjithashtu se pakėsimi i qendrave tė mamografisė do tė thotė se ka mė pak radiologjė dhe teknikė pėr tė interpretuar analizat. "Numri i specialistėve tė kėsaj fushe ėshtė nė rėnie. Mund tė ketė shpjegime tė tjera pėr kėtė rėnie".

Njė mjek nė Shoqatėn Amerikane tė Kancerit thotė se shumė gra marrin njė pėrgjigje tė kėnaqshme dhe nuk e pėrsėrisin ekzaminimin nė vite. Njė vetkėnaqėsi, thotė ai, qė mund tė rrisė rezikun e kancerit tė gjirit
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/2/14 1:36
Re: Shqetėsime pėr numrin nė ulje tė grave qė po i nėnshtrohen mamogramit
Turqi: Identifikohet njė lloj vdekjeprurės i gripit tė shpendėve

Autoritetet nė Turqi konfirmuan se njė lloj gripi shpendėsh, qė ka mundėsi tė jetė vdekjeprurės pėr njerėzit, shkaktoi ngordhjen e pulave nė njė fshat turk.

Ministria turke e Bujqėsisė tha sot se virusi H5N1 i gripit tė shpendėve shkaktoi ngordhjen e 170 pulave nė njė fshat nė pjesėn juglindore tė vendit. Autoritetet e sektorit tė bujqėsisė kanė vendosur karantinėn dhe asgjėsuan tė paktėn 1 mijė pula nė atė zonė. Gripi i shpendėve shkaktoi vdekjen e 4 vetave nė atė rajon vitin e kaluar.

Ndėrkohė, autoritetet britanike thanė se virusi i gripit tė shpendėve i gjetur tek gjelat e detit nė njė fermė nė Anglinė lindore mund tė jetė identik me njė virus qė shkaktoi ngordhjen e patave tė egra nė Hungari.

Hetuesit thanė dje se pulat e importuara nė Britani nga Hungaria, pasi ishin trajtuar pjesėrisht kundėr infektimeve, mund tė kenė sjellė virusin H5N1 nė fermėn britanike.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/2/22 17:11
Kanceri i gjirit, po preken moshat e reja
Studim i kryer nga mjekėt e shėrbimit tė onkologjisė nė qendrėn spitalore universitare

Vendin e parė tė tumoreve malinje e zė seksi femėr
400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit shėnohen nė vit, sipas statistikave mė tė fundit tė Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza”, nė Tiranė

1992 - 1996
Maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, sipas tė dhėnave tė shėrbimit onkologjik

1996-2001
Shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė, poduke iu referuar tė njėjtave shifra tė dala nga shėrbimi onkologjik.Nėn 35 vjeē ėshtė mosha qė po preket mė shumė nga kanceri i gjirit nė vendit tonė, njė sėmundje e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje

Nė pacientet e prekura nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e emalinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostikimit nė kohė.Kanceri i gjirit nė vendin tonė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje qė prekin seksin femėr. Vitet e fundit kjo patologji po haset nė mosha tė reja, mė pak se 35 vjeē. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi njėvjeēar tė realizuar nga mjekėt e Shėrbimit tė Onkologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė.
Sipas autorėve tė kėtij studimi, nė pacientet e prekur nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e malinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostifikimit nė kohė. Studimi i mjekėve onkologė thekson rėndėsinė e depistimit nė kohė, me qėllim trajtimin me sukses tė sėmundjes sė kancerit.

Bordi
Nė kuadėr tė parandalimit tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit, Bordi i Luftės kundėr Kancerit nė Ministrinė e Shėndetėsisė po harton politikat pėr tė gjitha tumoret, ku janė parė me prioritet investimet e dikasterit pėr tė pėrmirėsuar trajtimin e tė sėmurėve me medikamente dhe terapinė e rrezeve.

Ndėrsa Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit nė vendin tonė konsideron si domosdoshmėri nevojėn e njė strategjie pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes sė kancerit. Sipas kėtij grupi, ekzistenca e njė plani afatgjatė pėr kontrollin e sėmundjes, strukturimin e njė programi pėr mbrojtjen e tė rinjve, kufizimin e duhan pirjes, alkoolit dhe edukimin pėr njė jetė tė sigurt seksuale, janė elementėt pėr njė luftė tė suksesshme kundėr kancerit.

Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit, tė angazhuarit nė kėtė mision, janė nė pritje tė rekomandimeve dhe sugjerimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr dokumentin strategjik pėr kontrollin e sėmundjes, tashmė tė bėrė gati.

Rekomandimi
Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bėrė njė lėvizje nė kontrollin e kancerit, ndaj tė cilit shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė ende larg. Ky bord e konsideron njė sfidė dhe sukses arritjen e INTERREG pėr tė pėrfituar rreth 2.5 milionė euro pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės dhe tė gjirit te gratė.

Statistikat e QSUT-sė tregojnė se nė vit shėnohen rreth 400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit. Gjatė viteve 1992- 96, maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, ndėrsa nė vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė.

Kanceri i gjirit ėshtė njė problem mbarėbotėror, njė nga problemet mė tė mprehta tė mjekėsisė, ku shifrat janė alarmante nė Evropė dhe tė tilla janė edhe pėr vendin tonė. Statistikat evropiane flasin pėr njė shėrim nė masėn 80- 90 pėr qind tė rasteve me kancer tė gjirit, nėse diagnostikimi realizohet nė kohė.

Ushtrimet
Studimet e fundit tregojnė se ushtrimet fizike mund tė pakėsojnė rrezikun e kancerit tė gjirit. Por studiuesit kėrkojnė tė dinė nėse ushtrime tė tilla mund tė ndihmojnė edhe ato gra qė janė tė prekura tashmė me kancerin e gjirit. Autorėt e studimit zbuluan se ushtrimet fizike mund tė ndihmojnė dhe se rezultatet pozitive u vunė re qė nė fazėn e parė tė fillimit tė veprimtarive apo ushtrimeve fizike.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/2/27 18:54
Operacion bajpas nė stomak pėr rėnie nga pesha!
Njė grua 29 vjeēare nė Teksas ėshtė tani pacientja e parė me mbi peshė trupore qė i ėshtė nėnshruar njė operacioni bajpass nė stomak pėr tė rėnė nga pesha.

Rene Uilliams thotė se pa kėtė operacion, ajo me siguri do tė kishte vdekur. Me njė peshė trupore prej rreth 450 kilogramėsh, pėr afro njė vit Rene nuk dilte nga shtėpia pasi nuk ishte nė gjendje tė ngrihej as nga shtrati. Kur pa se nuk kishte mundėsi tė kujdesej as pėr dy fėmijėt e saj, Rene vendosi tė shkonte nė spital dhe duke marrė parasysh ēdo lloj rreziku, kėrkoi t’i nėnshtrohej operacionit bajpas nė gastrik.

Ky ėshtė njė operacion i zakonshėm, por kurrė mė parė nuk ėshtė kryer nė njė paciente me peshė trupore kaq tė madhe.

Specialistėt e spitalit nė Houston tė Teksasit e morrėn pėrsipėr operimin e saj, pasi mbi pesė spitale tė tjera nuk e kishin pranuar, pėr shkak tė rrezikut pėr jetėn e pacientes.

Njė shtrat i zakonshėm spitali mund tė mbajė pacientė deri nė 300 kilogram. Pėr kėtė arsye, spitali nė Houston porositi njė shtrat tė posaēėm pėr Rene Uillamsin.

Pesha trupore e kėsaj gruaje thuajse u dyfishua pas njė aksidenti automobilistik, disa vjet mė parė, qė e la atė me njė kėmbė disa pak centimetra mė tė shkurtėr. Rene thotė e kaluara nuk mund tė ndryshohet, por shpreson se operacioni i tanishėm do ta ndihmojė pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

Mjekėt thonė se ajo mund tė humbasė 30 kilogram nė 3 muajt e parė pas operimit dhe pas kėsaj 70 kilogramė tė tjerė kur t’i hiqet lėkura e tepėrt qė do tė krijohet si rezultat i rėnies nga pesha.

Shkaktar i mbipeshės; ushqimi me kalori tė lartė

Dihet se shumė amerikanė sot vuajnė nga mbipesha e tepėrt dhe sipas eksertėve, njė nga arsyet ėshtė se shumė restorante ofrojnė ushqime me kalori tė larta.

Statistikat tregojnė se ushqimi i restoranteve pėrmban mė shumė kalori sesa mendohet. Nė njė restorant tė Ēikagos, kėta klientė as qė e dinė se sa kalori pėrmban pica qė hanė. Njėri thotė 800 kalori tjetri 600. Nė fakt njė picė e zakonėshme pėrmban 2060 kalori ose njėsoj sa 19 akullore.

Madje edhe disa ushqime qė mendohet tė jenė tė jenė deri diku tė shėndetėshme, si pėr shembull pastiēe me brokolli, apo mish pule me djathė, vetėm njė racion i tillė pėrmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen nė dy biftekė tė shoqėruar me dy patate tė pjekura dhe dy sallata.

Nė disa restorante tė Ēikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori tė ulėt. Ndėrsa nė ndonjė restorant tė thonė se pėrmbajtja e kalorive nė ushqimet qė shėrbehen nuk ėshtė diēka e fshehtė. Lista me tė dhėnat mbi sasinė e kalorive vendosen tani nė hyrje tė restorantit.

Por qėndra pėr shkencė nė interes tė publikut kėrkon qė klientėt tė njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori tė lartė.Xhein Hurli e kėsaj qėndre thotė se etiketat me tė dhėna rreth sasisė sė kalorive nė ushqimin e restoranteve duhet tė jetė tė dukėshme e tė sakta njėsoj si ato nė etiketat qė pėrdorin dyqanet ushqimeve, si dhe tė pasqyrohen nė menutė e ushqimeve krahas ēmimit tė tyre. Ky grup po kėrkon me kėmbėngulje qė qeveritė e shteteve dhe ajo federale tė vendosin rregulla qė pasqyrimi i sasisė sė kalorive nė ushqime tė bėhet i detyrueshėm pėr ēdo restorant.



Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/3/16 0:24
Lidhjet mes depresionit dhe sėmundjeve tė zemrės!

Qė prej disa kohėsh, shkencėtarėt mendojnė se ka njė lidhje tė rėndėsishme mes depresionit dhe sėmundjes sė zemrės. Trajtimi standart pėr depresionin ka pėrfshirė shpesh antidepresantė dhe psikoterapi. Por njė studim i kohėve tė fundit nė Kanada, i publikuar nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė, tregon se pėr disa pacientė tė sėmurė me zemėr, ilaēet mund tė jenė mė tė efektshme se sa seancat kėshilluese me psikologun ose psikiatrin.

Thuhet shpesh se, ajo qė ndodh nė tru, shpesh herė ndikon edhe nė zemėr. Njė zbulim i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė i njė dekade mė parė, ėshtė edhe sot i vėrtetė: njerėzit me depresion kanė mė tepėr prirjen tė sėmuren. Nė fakt, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė njofton se numri i vdekjeve tė pacintėve tė moshuar qė vuajnė nga depresioni, ėshtė 4 herė mė i madh se i atyre qė nuk janė me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sėmundje tė zemrės, ose nga hemorragjia cerebrale.

65-vjeēari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pėsoi infarkt nė zemėr, 15 vjet mė parė: “Pėrjetova vdekjen e njė njeriu shumė tė afėrt me mua, pastaj patėm probleme familjare; gjithshka ndodhi pėrnjherėsh dhe pastaj pėsova goditje nė zemėr”. Sėmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike pėr rreth 300 pacientė, tė cilėt u pėrfshinė nė studimin kanadez.

Njėrit prej grupeve ju dhanė antidepresantė dhe tė tjerėt morėn pjesė nė sesione tė pėrjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumė vitesh se depresioni ėshtė shumė i pėrhapur tek pacientėt me sėmundje tė zemrės, kėshtuqė ne donim t’i bėnim njė vlerėsim tė dy trajtimeve pėr depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit tė Montrealit thotė se rezultatet ishin tė habitshme: “Ėshtė sikurse tė pėrpiqesh tė trajtosh dy ēėshtje nė tė njėjtėn kohė. Vėshtirėsia pėr t’u pėrballur me probleme shoqėrore dhe strese dhe nė tė njėjtėn kohė tė vuash nga njė sėmundje fizike, kjo ishte njė sfidė e madhe pėr pacientėt me sėmundje zemre", - thotė mjeku.

Njė grup pacientėsh morėn antidepresantin citalopram, qė njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotė se ky ilac u zgjodh, ngaqė ka rrezikshmėri tė ulėt pėr tė bėrė reaksion me ilace tė tjera. Ky ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr pacientėt qė vuajnė nga zemra dhe qė mjekohen edhe me ilaēe tė tjera. Antidepresanti ndihmon nė lehtėsimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancės serotoninė nė tru. “Antidepresantėt, qė kanė efekt tek sistemi i serotoninės nė tru, i ndihmojnė pacientėt me depresion, duke pėrmirėsuar simptomat e sėmundjes”, thotė zonja Lesperanze.

Studjuesit vunė re se kur rritej niveli i serontoninės nė tru, gjendja psiqike e pacientit pėrmirėsohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti nė pėrfundimin se pacientėt, tė cilėt shkonin rregullisht nė sesionet e pėrjavshme me mjekun psikiatėr, treguan jo mė tepėr pėrmirėsim se sa njė vizitė e shkurtėr tek mjeku, pėr njė kontroll minimal.

Doktor Lesperance thotė se studjuesit, megjithatė nuk ishin tė sigurtė pėrse pėrmirėsimi nuk ishte i ndjeshėm: “Biseda pėr kėto ēėshtje duket se ka qenė dicka e vėshtirė pėr pacientėt e sėmurė me zemėr”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisė tek psikiatri janė tė vlefshme pėr shumė njerėz dhe se krahasimi i mėtjeshėm i efektit qė kanė tek tė sėmurėt antidepresantėt dhe format tė tjera tė terapisė psiqike, ėshtė i nevojshėm.

Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/3/17 15:04
Ilaē i ri pėr format agresive tė kancerit tė gjirit
Gratė me njė formė agresive tė kancerit tė pėrhapur tė gjirit, pėr tė cilat kurat e tjera kanė dėshtuar t’i ndihmojnė ato, siguruan dje njė alternativė tjetėr pas miratimit tė njė ilaēi tė ri, megjithėse pėrfitimet e tij nuk janė tė qarta.

Ilaēi Tykerb i prodhuar nga kompania Glakso Smith Kllajn ėshtė nė formėn e hapes dhe merret ēdo ditė. Ky ilaē duhet tė meret nga gratė, qė u janė nėnshtruar kurave me ilaēin intravenoz Herceptin dhe trajtimeve tė mėparshme me kimioterapi.

Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaēeve tha se e miratoi ilaēin Tykerb pėr t’u pėrdorur bashkė me mjekimin Xeloda dhe kimioterapi. Kompania Glakso Smith Kllajn tha se ky ilaē do tė jetė nė dispozicion tė pacientėve pas dy javėsh dhe kura kushton 2 mijė e 900 dollarė nė muaj.

Rezultatet fillestare tė njė studimi, qė u njoftua vitin e kaluar, tregonin se Tykerb bashkė me ilaēin Xeloda parandalonin zhvillimin e tumorit me 8 muaj e gjysėm, ose 2 herė mė shpejt se sa vetėm ilaēi Xeloda. Tykerb doli aq i sukseshėm, saqė studimi ndėrkombėtar u ndėrpre mė parė dhe tė gjithė pjesėmarrėsve iu ofrua ilaēi.

Mė vonė, kompania Glakso Smith Kllajn njoftoi se njė analizė mė pas e rezultateve tė studimit tregoi se parandalimi i zhvillimit tė tumorit vonohej me 7 muaj kur pėrdoreshin tė dy ilaēet, krahasuar me njė periudhė prej 5 muajsh kur pėrdorej vetėm ilaēi Xeloda.

Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaēeve tha se ėshtė tepėr herėt tė thuhet nė se gratė qė marrin ilaēet Tykerb dhe Xeloda do tė jetonin mė gjatė se sa gratė qė marrin vetėm ilaēin Xeloda.
Postuesi Nyjet
dadushi
Postuar nė: 2007/3/17 23:25
Webmaster
Anėtarsuar mė: 2006/6/24
Vjen nga: Zvicer
Replika: 2975
Re: Ilaē i ri pėr format agresive tė kancerit tė gjirit
Edhe mjeket kan industrin e medikamenteve e sa per semundje shume pak dine nga ai qe i ka sjelle semundjet njenrzve.


----------------
Asnjė vend nuk ėshtė i sigurtė,asnjė njeri,dhe asnje krijesė..

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/3/26 1:11
24 marsi, dita botėrore kundėr tuberkulozit
David Macalary
24-03-2007



24 marsi eshte dita boterore e tuberkulozit dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe 125 vjetori i zbulimit tė bakteres qė shkakton sėmundjen e mushkėrive. Por shumė ekspertė thonė se njerėzimi nuk ka njohur shumė pėrparime nė luftėn kundėr kėsaj sėmundje qė nga zbulimi i saj, duke pėrdorur mjete kurimi qė janė thuajse po aq tė vjetėra. Ilaēi mė i pėrdorur ndaj Tubekulozit u zbulua rreth 30 vjet mė parė, ndėrkohė qė forma tė sofistikuara tė sėmundjes po i nxjerrin jashtė pėrdorimit ilaēet.

Tuberkulozi ka tipare aziatike, afrikane, arabe, apo te kujdo tjetėr, por tiparet e jashtme tė pacientėve janė vetėm dallime sipėrfaqėsore, pasi tė gjithė ata vuajnė nga tė njėjtat probleme: vėshtirėsi tė marrin frymė pasi bakteria e tuberkulozit po u shkatėrron mushkėritė.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se rreth nėntė milion vetė nė mbarė botėn janė tė prekur nga tuberkulozi ndėrkohė qė rreth 1, 8 milionė vdesin ēdo vit. Pasojat mė tė rėnda vėrehen nė Azinė e jugut dhe tė lindjes, ndjekur nga Afrika dhe rajonet e Paqesorit Perėndimor, duke kapur kėshtu rreth 85 pėrqind tė numrit total nė botė.

Sipas drejtorit tė programit pėr ndalimin e tuberkulozit me Organizatėn Botėrore tė Shendetėsisė, Mario Ravilionei, vdekjet mund tė parandalohen pasi mjekimi gjashtė mujor i tė prekurve nga tuberkulozi me ilaēet e zbuluara dhjetėra vite me parė mund tė shėrojė pjesėn dėrmuese tė rasteve. “Ėshtė skandaloze qė nė vitin 2007, nė kėtė stad ku jemi, ne mund tė kurojmė kryesisht tė gjitha rastet e trajtueshme me barna dhe ne akoma shohim rreth 4 mijė e 500 vdekje nė ditė. Bota duhet tė zgjohet", thotė ai.

Bakteria e tuberkulozit kalon nė mutacione dhe fiton rezistencė ndaj ilaēeve gjė qė e bėn mė tė vėshtirė kurimin sepse shumė pacientė nuk arrijnė tė ēojnė deri nė fund kurat.

Drejtuesi i kėrkimeve pėr tuberkulzoin nė institutin kombėtar tė qeverisė amerikane pėr alergjitė dhe sėmundjet ngjitese, Clifton Berry, thotė se kjo ėshtė njė kurė qė merr kohė. “Ėshtė mjaft e vėshtirė pėr t’u bėrė, duhet tė kemi parasysh se pacientėt duhet tė marrin ilaēe pėr gjashtė muaj".

Pėr vite me radhė, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka promovuar mbikėqyrjen e drejtpėrdrejtė tė terapisė me punonjės lolalė tė shendetėsisė tė cilėt shkojnė nėpėr shtėpitė e pacientėve pėr t’u siguruar qė ata po marrin ilaēet. Por nė vende tė varfėra me sistemi shendetėsore tė dobėta, nuk ka punonjės tė mjaftueshėm pėr tė realizuar kėtė praktikė. Si rezultat, po shtohen efektet rezistuese tė bakteries tek dy lloje ilaēesh tė tuberkulzoit, duke e bėrė tė nevojshme nxjerrjen e ilaēeve mė tė kushtueshme dhe mė me efekt.

Joann Carter ėshtė me grupin jo qeveritar Results, e cila ndihmon financimin e projekteve shendetėsore nė vendet nė zhvillim. Ajo thekson se njė lloj i ri mė i rrezikshėm tuberkulozi ėshtė shfaqur kohėt e fundit. Mutacioni i bakteries ka krijuar forma rezistuese ndaj pjesės dėrrmuese tė ilaēeve tė vjetėra dhe tė reja. Ky lloj i ri tuberkulozi i quajtur XDR u pa pėr herė tė parė nė Afrikėn e Jugut, ndikuar nga epidemia e Hiv-it qė dobėson aftėsitė e pacientit pėr tė luftuar njė sėmundje tė tilla . Ajo e quan atė njė mikrob shumė tė frikėshėm qė vret 70 deri 80 pėrqind tė tė infektuarve dhe rrezikon tė kthejė mbrapėsht progresin nė trajtimin e Sidės. “Vendet me raste tė shumta HIV-i kanė gjithashtu njė numėr tė madh rastesh me tuberkuloz. Kėshtu qė kur bashkon llojet e tuberkulozit qė u rezistojnė ilaēeve me HIV-in, shtohet mundėsia e shpėrthimit tė njė sėmundje mjaft vdekjeprurėse”, thotė zonja Carter.

Specialistja e mushkėrive Lee Reichman e qendrės studimore mjekėsore tė Nju Xhersit pėr tuberkulozin thotė se ilaēet e reja dhe mjetet e diagnostikimit do tė dėshtojnė nė vendet e varfėra, ku sistemet shendetėsore nuk janė nė gjendje pėr t’i pėrdorur ato me efektivitet. Por specialitja thotė se lloji i ri i tuberkulzoit mund tė kurohet pėrmes pėrpjekjeve politike dhe origjinalitet nė hartimin e metodave mjekėsore.


Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/4/2 22:10
Shkencėtarėt britanikė pėrftojnė inde tė zemrės nė laborator
02-04-2007


Shkencėtarėt britanikė, pėr herė tė parė, arritėn tė pėrftojnė nė laborator, inde tė zemrės nga qelizat embrionale. Ky zbulim mund tė shėrbejė njė ditė pėr t’u ardhur nė ndihmė pacientėve qė janė nė pritje tė transplantimit tė zemrės.

Kardiokirurgu i njohur Magdi Jakub ka kryesuar ekipin e mjekėve, biologėve, inxhinierėve dhe specialistėve tė tjerė qė kanė punuar gjatė 10 vjetėve tė fundit pėr pėrftimin nė laborator tė indeve tė zemrės. Gazeta britanike “The Guardian”, qė e njoftoi tė hėnėn kėtė zbulim, shkruante se indi i pėrftuar ėshtė i njėjtė me atė tė njė valvole tė zemrės sė njerėzve.

Nė se ky zbulim do tė provohet i sukseshshėm nė eksperimentimin tek kafshėt, specialistėt thonė se indi i krijuar nė laborator, do tė mund tė pėrdoret nė operacionet pėr zėvendėsimin e valvolave tė zemrės, nė 3 deri 5 vjet.

Doktor Jakub, i cili ėshtė profesor i kardiologjisė nė Kolegjin Perandorak tė Londrės, thotė se pėrftimi nė laborator i njė zemre tė plotė nga qelizat embrionale, “ėshtė njė projekt ambicioz, por jo i pamundur”. Ai tha nė njė intervistė pėr gazetėn se njė arritje e tillė do tė mund tė jetė e mundur ndoshta brenda 10 vjetėsh.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/4/11 2:01
Terapia me hormone
Shumė gra qė kalojnė nė periudhėn e menopauzės pėrjetojnė efekte anėsore si prishtje e gjumit me djersitjeve, vėshtirėsi nė frymėmarrje e skuqje lėkure. Pėr vite mjekėt kanė rekomanduar terapi me hormone estrogen e progestin pėr tė larguar kėto simptoma. Por nė vitin 2002 dhe pėrsėri mė 2004, mjekėt u kėrkuan grave pjesmarrėse nė njė studim nė shkallė tė gjėrė nė Amerikė qė tė mos marrin mė hormone sepse ato rrezikojnė shėndetin. Tani, njė fazė e dytė e tė njėjtit studim tregon se pėrdorimi vetėm i estrogenit nuk sjell ndonjė rrezik pėr gratė e reja qė ndodhen 10 vjet pėrpara periudhės sė menopauzės, ndėrsa terapia me hormone nuk rekomandohet pėr gratė e moshuara.

10 vjet mė parė, Xheri Bogs ndodhej nė fillim tė fazės sė menopauzės. Si pjesmarrėse nė Nismėn pėr Shėndetin e Grave, ajo pranoi tė merrte hormone. “Ne tė gjitha mendonim se marrja e hormoneve do tė ndihmonte shėndetin e do tė mbronte zemrėn nga sėmundjet”, thotė Xheri.

Por gjatė 15 vjetėve tė studimit me pjesmarrjen e 27 mijė grave amerikane, shkencėtarėt zbuluan se hormonet nuk mbronin zemrėn. Nė studimin e botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, thuhet se disa gra qė ndodhen mė pranė fazės sė menopauzės mund tė trajtohen me hormone pa shtuar rrezikun pėr sėmundje nė zemėr.

Doktor Zhak Rossou thotė se tė dhėnat deri-diku sigurojnė edhe njė herė pėr gratė e reja qė duan tė pėrdorin terapinė me hormone se kjo terapi parandalon efektet anėsore tė menopauzės pa shtuar rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Pėr gratė e moshuara qė vazhdojnė tė ndeshen me simptoma 10 vjet pas menopauzės, rreziku pėr sėmundje tė zemrės ėshtė mė i lartė kur pėrdoren hormonet. Doktor Rossou pranė institutit kombėtar pėr sėmundjet e Zemrės, Mushkėrive dhe Gjakut, nė Meriland thotė se rekomandimi pėr terapi me hormone ka tė bėjė vetėm me pėrdorimin e estrogenit dhe jo estrogen plus progestin. Doktor Rossou shton se terapia me estrogen plus progestin ėshtė mė shume e dėmshme pėr shėndetin sesa terapia vetėm me estrogen. Pėrsa i pėrket goditjeve nė tru, si terapia me estrogen plus progestin ashtu edhe terapia vetėm me estrogen, shtojnė rrezikun e goditjes. Ndėr probleme tė tjera shėndetėsore qė lidhen me terapinė me hormone pėrfshihen kanceri i gjirit dhe kanceri nė uter. Kjo ėshtė arsyeja qė ekspertėt rekomandojnė se tė gjitha gratė duhet t’i peshojnė rreziqet dhe tė mirat e terapisė me hormone.

Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/4/25 12:53
Diagnozat e depresionit mund tė jenė tė gabuara
24-04-2007

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė pėrllogarit se tė paten 121 milionė vetė nė mbarė botėn vuajnė nga depresioni. Ekspertėt pranė shoqatės amerikane tė psikiatrisė kanė arritur nė pėrfundimin se shumė amerikanė qė janė diagnostikuar me depression mund tė mos vuajnė nga kjo sėmundje, por thjesht provojnė reagime emocionale. Studimi i publikuar nė Arkivat e Psikiatrisė sė Pėrgjithėshme i befasoi shkencėtarėt. Ata tashmė besojnė se tė paktėn 25 pėrqind e amerikanėve tė diagnostikuar me depression mund tė jenė duke kaluar thjesht njė gjendje normale dėshpėrimi. Dėshpėrim pėr humbjen e njė tė afėrmi ose pėr humbjen e vendit tė punės mund tė nxisė hidhėrimin ose depression.

Dr. Michael First i universitetit Kolumbia nė New York shpjegon thotė se hidhėrimi pas humbjes sė njė tė afėrmi ėshtė diēka normale. Gjithashtu ėshtė normale hidhėrim pasi na ndodh diēka e tmerrshme, si pėr shembull humbja e vendit tė punės ose ndarja apo divorci.

Nė studim u pėrfshinė mbi 8 mijė amerikanė. Shkencėtarėt panė se 25 pėrqind e tyre reaguan normalisht nė rastin e njė humbjeje personale, ngjarje qė do tė shkaktonte hidhėrim te cdo njeri tjetėr.

Rezultatet e studimit ngrenė disa shqetėsime: nėse nė disa raste pacientėt janė diagnostikuar gabim, pra atyre u ėshtė dhėnė trajtimi i gabuar mjekėsor. Pėr shembull Kathy Anderson, e cila shkoi tek psikiatri pėr kėshillim pasi ajo humbi djalin e saj. Tani Kathy ndihmon tė tjerėt pėr tė cilėt ajo beson se janė diagnostikuar gabimisht me depression klinik, shprehje qė e bėn njeriun tė bjerė nė depression vetėm kur e dėgjon, thotė ajo.

Mjekėt psikiatėr dhe psikologėt pėrpiqen tė dallojnė disa simptoma tek pacienti kur i diagnostikojnė me depression, siē janė hidhėrim apo trishtim i vazhdueshėm edhe pa ndonjė shkak; kur njeriu ndjehet pa shpresė ose pa vlerė; pagjumėsia dhe gjendja e lėkundur nė marrjen e vendimeve; humbja e oreksit ose e kundėrta, oreks i tepruar; dhe mendime pėr vdekje ose vetvrasje.

Shkencėtarėt thonė se mjekėt duhet tė tregohen mė tė kujdesshėm ndaj arsyeve tė hidhėrimit dhe tė jenė tė vetėdishėm se ilaēet nuk janė 100 pėrqind tė efektėshme. Pėr disa, shqetėsimi mė i madh ėshtė se shumė prej studimeve mbi depresionin financohen nga firmat farmaceutike, prandaj, thonė ata, kėto firma mund tė ndikojnė nė diagnozėn dhe trajtimin e pacientit.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/5/15 23:20
Medikament i ri pėr osteoporozėn
Shumė mite ekzistojnė rreth osteoporozės. njė sėmundje qė ēon nė hollimin e kockės dhe thyrjen e kyēeve dhe tė shtyllės kurrizore. Shumė thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė. Por osteoporoza ėshtė e trajtueshme dhe sė shpejti pritet tė dalė njė ilaē i ri i cili i jepet pacientit vetėm njė herė nė vit.

Osteoporoza shpesh quhet sėmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerėzit ndoshta nuk e dine se janė prekur prej saj derisa fillojnė tė ndjejnė dhimbje nė kurriz ose pėsojnė ndonjė fralture nė kockė. Sindi Huhl ishte 46 vjeē kur zbuloi se ajo kishte osteoporozė vetėm pasi tronditi kyēin e dorės kur rrėshqiti e u rrėzua aksidentalisht dhe pėsoi thyerrje. Ajo thotė se ndjeu njė dhimbje sikur e kishin goditur me njė send tė fortė nė dorė. Mjekėt i thane se kishte nevojė pėr operacion pėr kthimin e kyēit nė vend.

Mjekja Loraine Fizpatrik qė kreu operacionin thotė se kocka e dorės sė Sindit dukej sikur ishte ajo e njė gruaje 20 vjeē mė tė tė moshuar. Instituti kombėtar amerikan i shėndetit pėrllogarit se gratė 30 – 40 vjeēare pėsojnė njė humbje tė dukėshme tė densitetit tė kockės. Dhe kur kocka me densitet tė ulėt krahasohet me njė kockė normale dallimi duket qartė.

Ndėrkohė qė 80 pėrqind e atyre qė preken nga osteoporoza janė gra dhe shpesh tė moshuara, edhe burrat mund tė preken nga kjo sėmundje. Njerėz tė racės sė bardhė dhe aziatike janė mė nė rrezik prej osteoporoses, por edhe njerėz tė racave tė tjera mund tė prekjen prej saj.

Pėr trajtimin e sėmundjes ekzistojnė trajtime tė ndryshme, por shumė njerėz e ndėrpresin marrjen e ilaēeve pas njė viti. Mjekja Felicia Kosman thotė se njerėzit harrojnė t’i marrin ilaēet. Gra tė moshave 60, 70, 80 vjeē vuajnė nga sėmundje tė tjera dhe marrin shumė ilaēe dhe shpesh ilaēet pėr osteoporozėn i lėnė mėnjėanė. Ata qė ndėrpresin marrjen e ilaēeve janė nė rrezik mė tė lartė pėr tė pėsuar frakture nė kockė. 20 pėrqind e pėrsonave qė pėsojnė frakture kockash tė kyēeve tė pjesės kryesore tė trupit vdesin njė vit pas rrėzimit tė tyre; zakonisht nga ndėrlikime tė tilla si pneumonia ose mpiksjes sė gjakut pas operacionit.

Por njė ilaē i ri, acid zoelidronik, qė i jepet pacientit vetėm njė here nė vit nėpėrmjet venave dhe procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranė spitalit Brigham thotė se ilaēi ėshtė po aq i mire sa edhe ilaēet e tjera nė treg dhe ėshtė lehtė pėr t’u marrė. Sipas studimi, grate qė morrėn acid zoelidronik u prekėn shumė herė mė pak nga frakturat sesa grate qė morrėn placebo. Ilaēi i ri ndodhet ende nė fazėn eksperimentale dhe sė shpejti pritet tė hidhet nė treg.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/6/22 1:06
Lajme nga Mjekesia
Studim mbi vlerat e domates

Sipas njė studimi, idea e pėrhapur se domatja mund tė ndihmojė burrat pėr shmangjen e kancerit tė protatės, duket se mbetet vetėm ide, pasi nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė.

Nė studim thuhet se tė mirat e antioksidantit lycopene, qė gjendet tek domatja, nuk janė edhe aq tė mėdha sa besohej mė parė. Studimi u krye nga qėndra kėrkimore Fred Hutchinson nė qytetin Seattle. Qėllimi i studimit ishte pėr tė pėrcaktuar vlerat e domates.

Tani, nė njė studim tė ri, botuar ne revistėn mjekėsore Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention, shkencėtarėt thonė se pasi analizuan gjakun e 28 mijė burrave, ata panė se konsumimi nė nivele tė larta i Lycopenes, nuk i sillte organizimit ndonjė pėrfitim.

Doktoresha Ulrike Peters pranė qėndrės kėrkimore Fred Hutchinson, thotė se nga studimi doli se ky lloj antiaksidanti nuk luan ndonjė rol nė parandalimin e kancerit tė prostates. Megjithatė ajo mendon se pavarėsisht nga kjo, burrat me kancer nė prostat duhet tė vazhdojnė t’i pėrmbahen dietes sė shėndetėshme dhe tė mbajnė peshėn trupore nėn kontroll.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/7/4 22:39
Njė hap i ri zhvillimi nė kirurgjinė me rreze!
Kirurgjia me rreze Gama, pėr tė hequr tumore, ekziston prej dekadash. Por shkencėtarėt dhe inxhinjerėt e kanė ngritur kėtė teknologji nė njė nivel mė lartė, duke ofruar njė terapi tė specializuar dhe mjaft tė shpejtė. Nė pėrpjekje pėr tė zbuluar njė mėnyrė mė tė mirė pėr kryerjen e operacionit nė tru, njė spital nė rajonin e San Franciskos sapo investoi 6 milionė dollarė nė kėtė teknologji tė re.

Susan la Roshelle nga Livermori po bėhet gati t’i nėnshtrohet operacionit nė tru. Fillimisht, mjekėt skanojnė trurin e saj, krijojnė hartėn e trurit dhe pėrcaktojnė vendin qė do tė trajtojnė.

Susan ka tre tumorė nė tru, qė janė shkaktuar nga kanceri qė ndodhet nė mushkėritė e saj. Mjekėt David Larson dhe Paula Peti po planifikojnė operimin e saj me rreze, qė do tė kryehet me njė bisturi tė re qė ata e quajnė Thika e Pėrsosur Gama, prodhuar nė spitalin Uashington nė Fremont. Nė botė ekzistojnė 3 instrumentė tė tillė, dy prej tė cilėve nė Evropė.

Bashkėshorti i Susanės shprehet i mahnitur nga kjo teknologji qė kryen operacion pa prerje, pa shkaktuar plagė.

Gjithashtu operacioni ėshtė jashtzakonisht i shpejtė e pa dhimbje, thotė doktor David Larson, ekspert nė kėtė fushė dhe ish drejtor i programit Gama Knife nė universitetin e Kalifornisė nė San Francisko. Edhe ky version i ri u zhvillua nė bazė tė udhėzimeve tė tij.

Doktor Larson thotė se pėr pacientėt me ndonjė tumor tė vogėl nė tru, 20 deri 30 milimetra, varet nga madhėsia e trurit, kjo mėnyrė trajtimi ėshtė njė alternativė shumė e mirė, qoftė pėr oeracion ose edhe pėr terapi me rreze.

Procesi i trajtimit me rreze i tumorit zgjatė 4 deri 6 javė, por trajtimi me operacion me reze gama, pėr Susanėn do tė zgjasė vetėm 94 minuta. I njėjti lloj operacioni i kryer me thikė tė zakonėshme Gama, do tė zgjaste 4 deri 5 orė.

Doktor Larson thotė se me sistemin e mėparshėm duheshim bėrė disa pėrshtatje nė aparat dhe pacientėt zinin vend nė tė nė njė tjetėr pozicion. Tani kjo bėhet nė mėnyrė automatike, ndėrsa shtrati i pacientit lėviz majtas ose djathtas nga njė pozicion nė tjetrin.

Nė kėtė moment, pacientja po trajtohet me 192 r2eze qė vijnė nga tė gjitha drejtimet dhe pėrqėndrohen nė njė pjesė tė trurit tė saj, atje ku ndodhet tumori. Nė pak sekonda, ky sistem mund tė ndryshojė numrin dhe diametrin e rrezeve qė godasin tumorin, njė proces qė mė parė zgjaste 30 minuta. Arsyeja e ndryshimit tė madhėsisė sė rrezeve ėshtė qė tumori tė goditet me njė dozė tė lartė rezesh vetėm nė vendin e caktuar, duke mos prekur qelizat e shėndetshme.

Pacientja merr njė dozė tė fortė rrezatimi, ndėrsa pjesa tjetėr e trupit, si efekt anėsor, merr njė sasi rezesh shumė mė tė pakta sa mund tė marrė gjatė njė radioskopie tė mushkėrive.

Operacioni nė tru nuk vonoi aspak trajtimin e kancerit nė mushkėri tė pacientes. Ajo thuajse menjėherė filloi kimoterapinė.

Neurologu Sandep Kunwar thotė se nė rastin e sėmundjes sė saj, ajo do tė duhej tė priste deri nė 6 javė para se tė merrte dozėn e parė me kimoterapi. Sapo pacientja erdhi nė klinikė dhe pasi mjekėt studiuan radiografitė e saj, vendosėn menjėherė ta operonin me rreze Gama, tė nesėrmen pacientja filloi kimoterapinė.

Neorokirurgu Kunwar la punėn si profesor nė universittein e Kalifornisė dhe vetėm pėr t’iu bashkuar grupit tė kirurgėve nė kėtė klinikė. Ai thotė se kjo ėshtė njė mundėsi e rrallė t’u vishė nė ndihmė pacientėve me mjete tė tilla tė sofistikuara. Porcedura e operimit pėrfundoi dhe pacientja nuk ndjeu asnjė dhimbje. Njė operacion qė me mjete tė tjera do tė zgjaste njė ditė, pėrfundoi brenda 1 orė e gjysmė, falė Thikės sė Pėrsosur Gama.

03-07-2007
Zeri Amerikes
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/7/7 14:15
Re: Lajme nga Mjekesia
Mbipesha dhe ilaēet dietetike

05-07-2007

Gjithnjė e mė shumė, mbipesha po cilėsohet si njė epidemi dhe kompantitė farmaceutike janė vėnė nė garė pėr tė prodhuar ilaēe dietetike kundėr saj. Kohėt e fundit, kompania Glaxo Smith Klein fitoi garėn pėr njė ilaē tė ri tė quajtur Alli. Por ky ilaē nuk ėshtė njė zgjidhje magjike e problemit, pasi pėrdorimi i tij kėrkon edhe angazhimin e pacientit pėr tė ndryshuar mėnyrėn e tė ushqyerit.

Vetėm amerikanėt shpenzojnė mbi 1 miliardė dollarė nė vit pėr tė blerė prodhime kundėr mbipeshės. Pra kuptohet se ēdo tė ndodhte nėse dhjetra milionė vetė nė mbarė botėn do tė mund tė kishin pėrqasje ndaj njė ilaēi tė tillė dietik, qė shitet pa recetė.

Profesor Kelli Brownell pranė universitetit Yale thotė se tregu pėr kėtė ilaē ekziston, siē ka edhe miliona njerėz qė pėrpiqen tė bien nga pesha. Alli ėshtė njė version i ilaēit dietik Xenical, ilaē shumė i fortė dietik por qė shitet vetėm me recetė. Tė dy kėto ilaēe veprojnė duke bllokuar dhjamin qė nė sistemin e tretjes. Por prodhuesit thonė se Alli duhet tė shoqėrohet edhe me angazhimin e pėrdoruesit pėr tė ndryshuar stilin e jetesės. Doktor Brownell thotė se shumė njerėz e fillojnė me entusiasėm marrjen e ilaēeve dietike dhe kur e shohin se nuk humasin peshė shkurajohen dhe e ndėrpresin marrjen e tij.

Glaxo Smith Klein i kėshillon njerėzit qė ta pėrdorin Allin tė kombinuar me ditetė me yndryna tė pakta dhe ushtrime fizike. Por ilaēi i ri ka edhe disa pasoja anėsore. Alli mund tė shkatojė dhimbje nė stomak e diarre. Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaēeve e ka miratuar pėrdorimin e ilaēit tė ri dietik, por njė komision i kėsaj agjencie rekomandoi mos hedhjen nė treg tė njė ilaēi tjetėr kundėr mbnipeshės, Rimonabant, pasi studimet treguan se ai shtonte mendimet pėr vetvrasje tek disa pacientė. Rimonabanti mund tė gjendet nė farmaci nė Evropė nėn emrin Acomplia.

Ekspertėt thonė se ndėrkohė qė ilaēet dietike mund tė ndihmojnė, shpesh harrohet se rėndėsia kryesore ėshtė parandalimi i mbipeshės.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/7/13 1:58
Re: Lajme nga Mjekesia
Rreziku i humbjes sė shikimit tek tė moshuarit

10-07-2007

Njė studim i kohėve tė fundit nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Shėndetėsisė tregon se tė moshuarit qė kanė disa gjene tė caktuara janė mė tė rrezikuar nga njė lloj humbje e shikimit, veēanėrisht kur janė tė kombinuar me faktorė tė tjerė si pirja e duhanit dhe mbipesha. Kjo sėmundje tė pashėrueshme dhe qė shpesh shkakton verbim.

Dr. Stephen Pappas viziton tė paktėn 150 pacientė tė moshuar ēdo javė nė klinikėn e tij pranė Washingtonit. Pothuajse gjysma e tyre janė diagnostikuar me njė formė tė rėnies sė theksuar tė shikimit.

Ai i kuron ata me njė ilaē tė ri tė quajtur Lucentis, pėrdorimi i tė cilit u miratua nė vitin 2006 nga Agjencia pėr Ushqim dhe Ilaēe. Lucentis u krijua posaēėrisht pėr tė kuruar kėtė sėmundje qė prek retinėn duke shkaktuar njė zgjerim anormal tė enėve tė gjakut.

Athena Cokenias, njė paciente thotė se nuk e kishte kuptuar se enėt e gjakut prapa retinės po rridhnin. Humbja e shikimit qendror mund tė jetė e pėrhershme, kėshtuqė Dr. Pappas thotė se njė diagnostikim i shpejtė ėshtė kritik.

Dyqind mijė amerikanė, kryesisht tė moshės mbi 55 vjeē diagnostikohen me kėtė sėmundje tė shikimit ēdo vit. Nė shkallė botėrore, radhitet e treta nga sėmundjet qė shkaktojnė humbjen e vėshtrimit. Tani pėr tani ėshtė e pashėrueshme, por disa gjėra dihen pėr kėtė sėmundje.

Ajo prek kryesisht njerėzit e racės sė bardhė, zakonisht me sy me ngjyrė tė hapur. Duket se sėmundja ėshtė shpesh edhe e trashėguar.

Revista e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė botoi kohėt e fundit njė studim me mbi 1 mijė e 500 tė rritur tė moshės nga 55 deri nė 80 vjeē me shenja tė fazės sė mesme tė sėmundjes. Gjatė studimit 6 vjeēar, 281 pjesėmarrėsit u diagnostikuan me humbje tė avancuar tė shikimit.

Studiuesit identifikuan pastaj gjene specifike dhe anomalitė e grupit mė tė vogėl, qė rrezikonin ata mė shumė. Rreziku rritej tek njerėzit qė pinin duhan, ishin mbipeshė, ose vuanin nga tensioni i lartė. Mes faktorėve tė tjerė ishin ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet dhe mungesa e njė diete tė ekuilibruar me perime dhe peshk.

Deri tani, Lucentis ka qenė njė formė efektive kurimi. Por njė ilaē tjetėr i quajtur Avastin po provohet pėr tė parė efektet. Avastin ka njė kohė mė tė gjatė qė qarkullon nė treg, si pjesė e kurave pėr kancerin e zorrės sė trashė dhe ėshtė mė i lirė pėr t’u prodhuar. Deri sa tė vėrtetohet se cili ilaē ėshtė mė i mirė se tjetri, Dr. Pappas thotė se i ka bėrė pėrshtypje efektiviteti i Lucentisit.

“Ėshtė njė ilaē qė u krijua pikėrisht pėr tė depėrtuar nė retinė. U bėnė shumė studime pėr tė. Ai mund tė injektohet direkt nė sy, mund tė depėrtojė nė retinė dhe ėshtė shumė i fortė”, thotė Dr. Pappas.

Pacientėt qė fillojnė kurėn me Lucentis shpesh fillojnė me njė injeksion nė muaj dhe pastaj i rrallojnė dozat, ndėrsa shikimi i tyre stabilizohet, ose pėrmirėsohet. Por studimet tregojnė se ilaēi duhet tė vazhdojė, ose pėrndryshe shikimi i pacientit keqėsohet, ose mund tė arrijė nė verbim.

Z.A
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/7/18 4:10
Re: Lajme nga Mjekesia
Trajtim hormonal i dhimbjeve kronike tė zemrės

Pacientėt me sėmundje kronike tė zemrės sė shpejti mund tė jenė nė gjendje tė gjejnė njė burim tjetėr lehtėsimi. Mjekėt nė njė klinikė nė Sidni tė Australisė kanė treguar se inxheksioni i njė hormoni tek pacienti mund tė jetė shumė mė i efektshėm sesa mėnyrat e deritanishme pėr lehtėsimin e dhimbjeve kronike tė zemrės.

Shkencėtarėt pranė Institutit kėrkimor Kardiologjik Viktor Ēang janė gadi tė fillojnė provėn e dytė me njė hormon i cili zevendėson trajtimet e deri tanishme pėr pakėsimin e dhimbjeve. Ata thonė se kjo teknikė e re ėshtė njė inxheksion i hormonit G-SCF i cili mund tė ndihmojė miliona njerėz qė vuajnė nga zemra.

Peter Makdonald ėshtė mjek kardiolog dhe profesor i mjekėsė nė universitetin South New Wales i cili bashkėpunon me institutin kėrkimor Viktor Ēang. Ai thotė se trajtimi me hormon ėshtė provuar tek 20 pacientė dhe tek shumė prej tyre ėshtė vėnė re njė pėrmirėsim i dukshėm. Studimi u pėrqėndrua nė krijimin e qelizave tė reja tė gjakut nga qelizat embrionale pėr tė zevendėsuar qelizat e dėmtuara. Shkencėtarėt injektuan hormonin pėr tė nxitur ēlirimin e qelizave embrionale.

Profesor Bob Graham ėshtė drejtor i Institutit Kėrkimor Kardiologjik Viktor Ēang. Sipas tij, ky studim mund tė cilėsohet i jashtėzakonshėm, pasi pėr njė trajtim tė tillė nevojiten vetėm njė seri inxheksionesh me hormon.

75 vjeēarja Yvone Moore vuan nga zemra dhe i ėshtė nėnshtruar njė operacioni bajpas. Pas operimit, mjekėt i thanė se nuk mund tė bėnin gjė tjetėr pėr tė. Por pasi morri pjesė nė kėtė studim, Moore thotė se trajtimi me hormon ka ndryshuar jetėn e saj. Tani ajo mund tė eci e t’u ngjitet shkallėve e kodrės me lehtėsi, diēka qė mė parė nuk ishte nė gjendje ta bėnte.

Nė fazėn tjetėr tė studimit, mjekėt do tė pėrfshijnė edhe 40 pacientė tė tjerė me sėmundje kronike nė zemėr.

Gjysma e tyre do tė injektohen me hormon, ndėrkohė tė tjerėve do t’u jepet placebo. Nėse njė teknikė e tillė trajtimi provohet plotėsisht e suksesėshme, kjo do tė pakėsojė nevojėn e transplantimit tė zemrės. Doktor Graham thotė se mėnyra e re e trajtimit me hormon mund tė ndihmojė pėr zgjatjen e periudhės para se i sėmuri tė ketė nevojė pėr transplantim tė zemrės. Mėnyra e re e trajtimit tė sėmundjes sė zemrės me hormon mund tė fillojė tė pėrdoret gjėrėrsisht brenda 3 vjetėve.

Z.A
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/7/24 21:55
Re: Lajme nga Mjekesia!


Sindroma e lodhjes sė kėmbėve

Llogaritet se 10 pėrqind e njerėzve nė mbarė botėn vuajnė nga sindroma e lodhjes sė kėmbėve, njė ērregullim neurologjik qė e bėn tė vėshtirė qėndrimin ulur ose shtrirė pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Ky ērregullim zakonisht ndodh tek njerėzit nė mbrėmje e gjatė natės, gjė qė e bėn tė vėshtirė tė fjeturit dhe tė qėndruarit zgjuar. Rezultatet e dy studimeve tė fundit nė kėtė fushė tregojnė se ky problem e ka burimin tek njė gjen i trashėguar.

Shumė njerėz bėjnė gjumė tė heratshėm dhe pėr kėtė mendojnė se ashtu duhet tė jetė pėr tė gjithė. Por kur njė person shpesh zgjohet natėn ose nuk e zė gjumi gjatė natės, kjo mund tė ndodhė pėr shkaqe gjenetike. Lyn Kaizer thotė se ka mėse 10 vjet qė ajo nuk fle mirė gjatė natės. Kjo e bėn jetėn tė vėshtirė si nga pamja edhe nga shėndeti, thotė ajo.

Doktor Xhon Winkelman, ėshtė drejtor i njė qėndre mjekėsore nė Boston. Ai thotė se disa nga shenjat e sindromės sė kėmbėve tė lodhura janė gjumi jo i rehatshėm dhe nevoja pėr lėvizje tė kėmbėve nė shtrat. Dy studime, njė nė Islandė dhe tjetri nė Shtet e Bashkuara kanė vėrtetuar se kjo gjendje nuk shkaktohet vetėm nga shkaqe neurologjike, por ėshtė e trashėguar gjenetikisht. Ende nuk ėshtė e qartė se si kėto gjene ndikojnė nė reagimin e trurit. Shkencėtarėt mendojnė se njė mungėse hekuri nė organizėm afekton prodhimin e dopaninės, njė neurotransmetues nė sistemin qėndėror nervor i cili kontrollon lėvijet dhe ndjesitė. Shkencėtarėt thonė se zbulimi i njė lidhjeje gjenetike pėrfundimisht do tė ēojė nė trajtimin me efketshmėri tė kėsaj sindrome.

Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/8/11 2:40
Re: Lajme nga Mjekesia!
Ēokollata e zezė nė ndihmė tė shėndetit tė zemrės


Shkencėtarėt kanė zbuluar se ēokollata e zezė ėshtė diēka e mirė pėr zemrėn. Ata thonė se ndihmon nė forcimin e arterieve tek ata qė pinė cigare dhe ka me shumė antioksidantė nė njė gram se njė gotė verė, ēaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit pėr ēokollatėn tregon se ēokollata e zezė mund tė jetė mė e mirė nga ē’mendohet dhe disa mund tė hanė ēokollatė pėr arsye mjeksore.

Ata qė e kanė qejf ēokollatėn duhet tė gėzohen. Mjekėt kanė disa kohė qė thonė se ēokollata tė bėn mirė.

“Ēokollata jonė ėshtė 73% kakao” thotė Sam Aboulhosn, i cili prodhon ēokollata tė stilit evropian nė dyqanin e tij afėr Washingtonit dhe njerėzit i blejnė ēokollatat e tij tė shijshme.

Shkencėtarėt kanė zbuluar se po tė hash ēokollatė tė zezė pėr ēdo ditė nga pak, mund tė ndihmojė nė uljen e tensionit tė gjakut. Kėto studime janė bėrė tė ditura nga Organizata Mjeksore Amerikane. Dr. Dirk Taubert dhe kolegė tė tij nė spitalin universitar tė Kėlnit e pėrdorėn ēokollatėn e zezė tek 40 njerėz me hipertension dhe ja se ēfarė zbulluan:

“Ēokollata e zezė e uli tensionin sistolik me 2.9 pikė dhe tensionin diastolik, tensionin e ulėt me 1.9 pikė. Ēokollata e bardhė nuk bėri ndonjė efekt,” thotė mjeku.

Studime tė tjera tregojnė se ēokollata me qumėsht, ēokollata e bardhė ose ēokollata e zezė e ngrėnė me qumėsht, nuk kanė tė njėjtat efekte si ēokollata e zezė vetėm. Ēokollata e zezė pėrmban elementė tė quajtur polyphenols. Dr Taubert thotė se polyphenols duket sikur rrit nivelin e njė substance nė trup qė quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell nė uljen e tensionit.

“Studimet tona janė tė shumta pėr tė rekomanduar njė sasi polyphenoli tė ēokollatės si njė dietė e shėndetshme”.

Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr ata tė cilėt vuajnė nga tensioni. “Eshtė njė arsye e mirė tė hash ēokollatė” Por disa njerėz mund tė mos pėlqejnė shijen.

“Eshtė e thjeshtė. Mė shumė e hidhur qė tė jetė ēokollata, aq mė tėper polyphenol ajo pėrmban,” thotė Dr. Dirk. Edhe diēka tjetėr: asnjė nga ata qė morėn pjesė nė studim nuk shtoi nė peshė, pasi studiuesit gjetėn se njė sasi e vogėl,- 7 gram ēokollatė e zezė,- ishte e mjaftueshme pėr tė ulur tensionin me disa pike.

“Ishte befasuese pėr ne qė njė sasi e vogel ēokollate mund tė reduktonte nė mėnyrė efiēiente uljen e tensionit,” thotė mjeku.

Kjo ėshtė e mirė megjithėse ēokollata sjell shtimin nė peshė. Dr. David Katz ėshtė specialiat I dietave. Ai paralajmėron qė tė mos pėrdorėsh me shumicė ushqime qė tė pėlqejnė. Dr. David Katz, i shkollės mjeksore tė Universitetit tė Yale

“Nė qoftė se e tepron, atėherė efektet positive nuk kanė mė vlerė,” thotė Dr. Katz. Dhe shtimi nė peshė nuk ėshtė aspak i mire pėr tensionin.

Shendeti
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/12/6 2:22
Re: Lajme nga Mjekesia!
Skanimet e panevojshme mjekėsore shkaktojnė sėmundje

Shkencėtarėt thonė se aparatet mjekėsorė tė skanimit mund tė sjellin dėm pėr shėndetin kur pėrdoren nė raste tė panevojshme. Kjo pėr arsye se kėto aparate pėrdorin rrezatim tė lartė.

Xhei Sutfin ka kryer njė numėr skanimesh. Ky fėmijė 5 vjeēar ka 7 tumore nė tru. Tani e nėna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; tė vazhdojė skanimet apo tė besojė rezultatet e njė studimi tė ri ku thuhet se skanimet janė tė dėmshėm pėr fėmijėt si Xhei Sutfind.

Nėpėrmjet skanimit, mjekėt mund tė shohin se ēfarė ndodh brenda trupit tė njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale qė ndihmojnė mė mirė pėr zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandid, paralajmėron se skanimet mund tė shkaktojnė kancer dhe se nė ēdo 3 skanime qė kryehen, njė ėshtė i panevojshėm. Doktor David Brener ėshtė njė nga autorėt e studimit.

Ai thotė se kur njė njeri vjen nė qėndrėn e urgjencės me dhimbje nė stomak ose dhimbje kronike nė kokė, personi dėrgohet menjėherė pėr skanim, para se tė vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurė tani vihet nė pikėpyetje nga ana e studimit.

Nė studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv qė rrjedh nga skanimi do tė bėhet shkak pėr afro 2 pėrqind tė tė gjithė kancereve nė 20 vjetėt e ardhshėm.

Autorėt i bazojnė kėto shifra tek mbijetuesit e bombės atomike nė Japoni, tek tė cilėt u vu re shtimi i rrezikut tė kancerit pasi ata morrėn tė njėtėn dozė rezatimi mė atė qė pacientėt marrin kur kryejnė disa skanimeve. Aparatet e skanimit pėrdorin doza mė tė larta rezatimi radioaktiv sesa pėrdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatė studimit u vu re se nė ēdo 4 mjekė, tre prej tyre e nėnvlerėsojnė kėtė dozė dhe se nuk janė tė vetdijshėm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.

Dhe mė shumė nė rrezik janė fėmijėt si Xhei, organizmi i tė cilėve ėshtė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, ėshtė shef i radiologjisė nė spitalin e fėmijėve nė Uashington.

Ai thotė se fėmijėt janė ndryshe. Janė mė tė vegjėl dhe disa organe tė tyre janė mė tė ndjeshėm. Prandaj mjekėt synojnė uljen e dozave dhe terapi qė t’u pėrshtatet fėmijėve.

Pėr tė marrė kėto pamje duhet mė pak se njė sekondė dhe kjo mėnyrė eleminon nevojėn pėr anestezi, pasi fėmija nuk duhet tė lėvizė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse numri i skanimeve pėr fėmijėt ėshtė rritur dukshėm. Nė studim thuhet se njė milionė skanime pediatrike nė vit nuk janė tė nevojėshme, dhe pėr kėtė arsye kėta fėmijė pėrballen me rrezikun e kancerit. Por nėna e Xheit, Kathy Sutfin thotė se nė rastin e djalit tė saj, tė mirat nga skanimi janė mė tė shumta sesa rreziqet.

Ajo thotė se pa skanim, mjekėt nuk do tė dinin se ēfarė ndodh brenda trupit tė pacientit, apo nė ēfarė gjendje ėshtė tumori pėr tė pėrcaktuar sesi tė luftohet ai.

Autorėt e studimit janė tė njė mendimi se skanimet janė njė mjet i vlefshėm mjekėsor, por mjekėt dhe pacientėt duhet tė sigurohen qė kalimi nė aparatin e skanimit tė bėhet vetėm kur njė mėnyrė e tillė diagnostikimi ėshtė e nevojėshme dhe rrezatimi radioaktiv nė nivelin e pėrshtatshėm.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/12/14 20:17
Re: Lajme nga Mjekesia!
Kontrolli i anestezisė gjatė operacionit

Nė prag tė operimit, pacientėt mendojnė se me anestezi ata nuk do tė ndjejnė ndonjė dhimbje. Por nė raste tė rralla, disa pacientė thonė se gjatė operacionit ata janė pėrmendur, kanė hapur syrė e janė tmerruar duke parė kirrugun e duke ndjerė nė trup bisturinė e tij. Njė ngjarje e tillė tregohet e dramatizuar edhe nė filmin e ri me titull “Zgjimi” dhe kjo ka rindezur debatet rreth fenomenit tė zgjimit gjatė operacionit.

Kjo pjesė nga filmi tregon se si njė pacient i vėnė nė gjumė nga narkoza, papritur zgjohet. Ai ndjen dhimbje tė tmerrshme. Por ėshtė i pafuqishėm pėr tė komunikuar me kirurgun.

Xhanet Magdalen ka tė njėjtėn pėrvojė. Ajo thotė se sapo bisturia e kirurgut preku trupin e saj, e ndjeu menjėherė, por nuk ishte nė gjendje tė thėrriste e as tė fliste. E dinte se ishte zgjuar, por krejtėsisht e pafuqishme fizikisht.

Mjekėt thonė se incidentet kur anestezia nuk ka efekt dhe pacienti zgjohet gjatė operacionit, janė shumė tė rralla. Ata thonė se ēdo vit mes 1 milionė pacientėve tė tillė, rastet e zgjimit gjatė operimit ndeshen nė mė pak se 1 pėrqind. Por kur kjo ndodh, arsyeja ėshtė se anestezisti ka bėrė ndonjė gabim, duke i dhėnė pacientit dozė mė tė pakėt ose ilaē tė gabuar. Njė tjetėr arsye mund tė jetė edhe bllokimi i venės apo shiringės sė anestezisė.

Ka kohė qė disa spitale kanė filluar tė pėrdorin njė procedurė tė quajtur elektro-encefalo-grafi, ose EEG pėr tė vėzhguar veprimtarinė e trurit tė pacientit gjatė operacionit.

Doktor Xhon Zervas pranė spitalit Herman thotė se nėpėrmjet kėtij aparati mjekėt mbikqyrin veprimtarinė e trurit qė pasqyrohet nė mėnyrė grafike. Kur shkalla e grafikut rritet mbi njė nivel tė caktuar, kuptohet se pacienti ka gjasa tė zgjohet dhe nė kėtė rast mjekėt shtojnė dozėn e narkozės.

Bill Hamm, njė tjetėr pacient, thotė se e ndjehu veten tė mbrojtur kur mėsoi se gjatė operimit mjekėt do tė pėrdornin aparatin EEG pėr tė t’u siguruar qė ai tė mos zgjohej gjatė operacionit.

Disa mjekė nuk kanė shumė besim tek efektiviteti i njė aparati tė tillė. Por edhe pacientėt kanė tė drejtat e tyre. Kėtu nė Amerikė, njė grup mbi tė drejtat e pacientėve i kėshillon tė gjithė pacientėt qė para se tė hyjnė nė sallėn e operimit, ata kanė tė drejtė t’i bėjnė mjekut pyetje nga mė tė ndryshmet qė lidhen me shėndetin e tyre. Dhe pyetja e parė ėshtė; A ka spitali njė aparat pėr kontrollin e veprimtarisė sė trurit gjatė operacionit?, dhe, A premton mjeku se ky aparat do tė pėrdoret gjatė operimit? Nėse spitali nuk ka njė aparat EEG, atėherė pacienti ka tė drejtė tė bėjė pyetje tė tjera para se tė hyjė nė sallėn e operimit.

Zeri Amerikes

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2008/1/17 22:38
Re: Lajme nga Mjekesia!
Pakėsohen rastet e vdekjes nga kanceri tek fėmijėt

Njė studim i kryer nga qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve tregon se numri i vdekjeve nga kanceri mes fėmijėve nė Shtetet e Bashkuara ėshtė pakėsuar dukshėm gjatė 20 vjetėve tė fundit. Kjo falė trajtimeve mė tė mira siē janė transplantimi i palcės sė kurrizit dhe pėrmirėsimet teknologjike nė fushėn e kimoterapisė.

Studimi u krye nga qėndra pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve. Rezultatet tregojnė se qė prej vitit 1990, numri i vdekjeve nga kanceri mes fėmijėve ka rėnė 20 pėrqind.

Pėrparim mė i madh nė kėtė fushė ėshtė arritur nė luftėn kundėr leuēemisė, njė prej kancereve mė tė zakonshėm mes fėmijėve. Mundėsitė e mbijetėsės nga leuēemia tani janė 30 pėrqind mė tė mėdha ose 80 pėrqind nga mė pak se 50 pėrqind qė ishin nė vitet 1970. Studimi tregon se numri i vdekjeve nga leuēemia ka rėnė mė shumė falė trajtimeve mė tė mira siē janė transplantimi i palcės sė kurrizit dhe pėrmirėsimet teknologjike nė fushėn e kimoterapisė.

Por kėto arritje nuk janė tė barabarta mes racave ose rajoneve gjeografike. Numri i vdekjeve mes fėmijėve latinė apo hispanik nuk u pakėsua siē ndodhi mes racave tė tjera. Gjithashtu, rėnia e numrit tė vdekjeve nga kanceri ishte 30 pėrqind mė e ngadaltė nė pjesėn perėndimore krahasuar me atė nė pjesėn e mesme-perėndimore tė Shteteve tė Bashkuara.

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2008/1/24 3:44
Re: Lajme nga Mjekesia!
Vitamina C mbron nga sulmi nė tru !

Dozat e larta tė vitaminės C nė organizėm, zvogėlojnė pėr gati 50 pėr qind rrezikun nga sulmi nė kokė, ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer kėto ditė. Rekomandohet qė tė ushqehemi me pesė deri nė nėntė shujta pemė e perime nė ditė.
Me sasinė e vitaminės C nė trup mund tė parashikohet mundėsia e sulmit nė tru, merret vesh nga njė hulumtim i gjerė i kryer me rreth 20.000 persona tė moshės sė mesme dhe tė vjetėr, tė kryer nė Norfolk tė Britanisė sė Madhe.

Gjatė pėrcjelljes pothuajse dhjetėvjeēare tė popullatės sė pėrmendur, ėshtė vėrtetuar se personat me pėrqendrimin mė tė madh tė vitaminės C, kanė 42 pėr qind mė pak gjasa tė pėrjetojnė sulm nė tru.

Efektet mbrojtėse tė vitaminės C kundėr sulmit nė tru kanė mbetur edhe pasi janė marrė parasysh faktorėt vijues: mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masės trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e mėhershme nė zemėr, marrja e ilaēeve dhe statusi shoqėror.

Doktori Phyo Myint nga universiteti Cambridge sqaron se, niveli i vitaminės C nė gjak ėshtė “tregues i mirė biologjik pėr konsumimin e pemėve dhe perimeve, tė cilat kanė pėrmbajtje qė mbrojnė nga sulmi nė tru".

Njerėzit brenda ditės do tė duhej tė merrnin pesė deri nė nėntė shujta tė pemėve dhe perimeve.


Shendeti
Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme |

Regjistrohu qė tė postosh
Copyright © 2006 - 2014 shqiponjat.ch | Tė gjitha tė drejtat e mbrojtura |