Kyqja
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?

Regjistrohu!
Menyja kryesore
Antar Online




Shqiponjat.ch Forum Index
   Kultura Kombėtare
     Ninulla....!
Regjistrohu qė tė postosh

Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme | Nė fund
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/11/16 14:44
Ninulla....!

Ketu munde te postoni ninulla te ndryshme qe keni degjuar apo mesuar nga gjyshet , nenat tona,librat etj. apo munde te shkruani ndonje te re nga vetja.

Ju pershendes!


Nina-nina, more pllum

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T'i m'u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonė me t'pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemėr do m'dalsh trim
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/11/16 14:44
Re: Ninulla....!
Ninulle Kosovare

Nina ninė, nina nina!
E shkofsh jetėn me shum t'mira
E dalsh n'bjeshka e n'rudina
E ninė ninė, ty t'pastė nana!
Nu't'le nana pa tre mitana
T'i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/11/16 14:46
Re: Ninulla....!
Ninulle Tropojane
Nina nine, po t'perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T'martofte nana me' i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o pėr Shqipni!
Postuesi Nyjet
valoni
Postuar nė: 2007/11/16 21:12
Moderator
Anėtarsuar mė: 2006/8/31
Vjen nga: Nė toke more..!
Replika: 17965
Re: Ninulla....!
Aj dudu e aj dudu
Nena dushin shume e du
Do ta qoj nena per dru
Ketu tutje neper Kollare
Dalin goca pese a gjashte
Pese a gjashte nja nje dhjete
T`gjitha dadushi i mor vete
Per valonin asnje s`mbete.


----------------

Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/11/16 22:27
Re: Ninulla....!
Ninull Kruje

Nina-nin te zante gjumi


Nina-nin, te zante gjumi,
nina-nin, te zante ne djep
te ka nana zog me flete.
Sillet gjumi rreth e qark,
tė vijė, djalė, permbi kasnak;
te t'rris' nana te t'ēoj nė shkollė,
kam me t'dhanė librat ne dorė.
Djepi jot ėshtė mbush' me bar,
ka mbrend' serm, ka mbrend' ar.
Nina-nin, te marrte gjumi,
te ligat ti martė lumi
t'i mart' lumi, t'i martė deti,
te ka nana zog xheneti!
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/12/6 2:19
Re: Ninulla....!
Nano nano djalėnė
Se na zgjoi mėhallėnė!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal'i vogėl kėto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t'u bėftė kurban
Qė tė ka e qė tė mban!
Ririri, ririri,
Kush tė ka more flori
Ty tė ka nenua nė gji!
Nano nano djalėnė
Qė na zgjoi mėhallėnė
Tė ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalėn na e zuri gjumi.
Postuesi Nyjet
Princess
Postuar nė: 2007/12/6 12:44
Home away from home
Anėtarsuar mė: 2006/9/8
Vjen nga:
Replika: 2761
Re: Ninulla....!
Nina-nina ēunin-o
pėr gjum` pellumin-o
perkun nate e perkun ditė,
qe t`me rritesh ēik nga i cike

Tė rrit nana ty asgan,
qe ti ngjash stergjyshve tanė,
te rrit nana trim me flete,
qe t`me japėsh gezim ne jetė
nina nana ēunin-o
merre gjume pellumbin-o


----------------

Postuesi Nyjet
Princess
Postuar nė: 2008/9/23 18:02
Home away from home
Anėtarsuar mė: 2006/9/8
Vjen nga:
Replika: 2761
Re: Ninulla....!
Nina-nana cuce e nenes
Mori cuce per bukuri
U befsh si lule per hijeshi
Cuce u rritsh e lulezofsh
U permendsh o per urti
Ju rritsh nenes e lart me shtat
Tu befte shtati o si bajrak
Fli moj cuce e mbylli syte
Kur ti hapesh i hapsh si yjet
I hapsh si yjet e i hapsh si hene
Ty te rrisin babe e nene.


----------------

Threaded | Te rejat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme |

Regjistrohu qė tė postosh
Copyright © 2006 - 2014 shqiponjat.ch | Tė gjitha tė drejtat e mbrojtura |