Kyqja
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?

Regjistrohu!
Menyja kryesore
Antar Online




Shqiponjat.ch Forum Index
   Kultura Kombėtare
     DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
Regjistrohu qė tė postosh

Threaded | Te vjetrat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme | Nė fund
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/21 16:03
Re: DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
Ekspeditat Turke (1610-1613)

Vatra kryesore e kėtyre veprimeve nė Shqipėrinė e veriut ishte sanxhaku i Dukagjinit. Akoma nė fillim tė shek. XVI, Dukagjini ishte i vetmi sanxhak i Rumelisė pa spahij dhe pa sanxhakbej tė vetin. Pėr tė mos e lėnė pa sanxhakbej, Stambolli, kėtė sanxhak ia bashkonte sanxhakbejlerėve tė tjerė, mė shpesh sanxhakbeut tė Vlorės. Zyrtarisht ky mbante titullin sanxhakbeu i Vlorės dhe i Dukagjinit. Por nė tė vėrtetė ky nuk ushtronte asnjė autoritet nė krahinat e Dukagjinit.
Me kryengritjet e vazhdueshme qė shpėrthenin sidomos kur Turqia ishte e zėnė nė luftė kundėr shteteve tė tjera, malsorėt e sanxhakut tė Dukagjinit ishin njė kėrcėnim i pėrhershėm dhe serioz pėr turqit. Rruga qė lidhte Shkodrėn me Prizrenin, pasi kalonte pėrmes tokave tė kėtij sanxhaku, ishte vazhdimisht e pasigurtė. Kur fillonin kryengritjet ajo praktikisht bėhej e papėrdorėshme. Veē kėsaj, edhe kur kryengritjet pushonin, malėsorėt organizonin nga kėto krahina inkursione plaēkitėse kundėr viseve fushore duke dėmtuar edhe spahijtė. Ushtritė turke megjithėse vazhdimisht kishin kundėrvepruar, kurrė nuk kishin mundur t'i nėnshtronin njė herė e mirė kėto krahina. Prandaj tani, nė fillim tė shek. XVII, sapo u ēliruan nga lufta me Austrinė e Hungarinė, turqit organizuan ekspedita tė mėdha ushtarake kundėr krahinave tė Dukagjjnit. Barra e ekspeditės i u ngarkua sanxhakbejlerėve tė Shkodrės dhe tė Prizrenit.
Dukagjinasit u pėrgatiten t'u bėnin ballė operacioneve turke. Pėr t'u pajisur me armė kėtė radhė pleqtė e kuvendeve, me anėn e delegatit tė tyre, peshkopit Nikollė Mekajshit, iu drejtuan pėr ndihmė Mbretėrisė sė Spanjės. Mė 1609, N. Mekajshi i paraqiti nga Roma mbretit spanjoll, Filipit tė II, njė relacion mbi kushtet e favorėshme tė luftės sė shqiptarėve. Mė 1610 ai i paraqiti njė relacion tė dytė. Por mbreti Filip nuk donte t'i prishte marrėdhėniet me Turqinė, prandaj iu pėrgjegj krerėve shqiptare tė "prisnin kohėn mė tė pėrshtatėshme". Pasi u zhdukėn shpresat e ndihmės sė spanjollėve, po atė vit N. Mekajshi i paraqiti papės njė projekt mbi organizimin e kryengritjes nė Shqipėri. Ai i thoshte papės nė kėtė projekt, se krahas shqiptarėve tė krishterė, nė kryengritjen kundėr turqve do tė mernin pjesė edhe shumė shqiptarė myslimanė tė pasur, tė cilėt kishin frikė se ndonjė ditė sulltani do t'i vriste pėr tu grabitur pasurinė. Nė projekt thuhej gjithashtu se kėshtjellat do tė pushtoheshin prej shqiptarėve kryengritės nė marrėveshje me shqiptarėt myslimanė qė shėrbenin si roje nė to. Por edhe papa nuk i mori parasysh kėto kėrkesa. Pėrgjigje negative dhanė gjithashtu duka i Mantoves dhe ai i Savojės.
Ekspedita turke filloi po atė vit, mė 1610. Sanxhakbeu i Shkodrės nė krye tė ushtrive tė veta hyri me forcė nė luginėn e Drinit. Nė tė njėjtėn kohė, nga lindja u nisėn ushtritė e sanxhakbeut tė Prizrenit. Malsorėt, tė armatosur me armė primitive, nuk mundėn t'i bėnin dot ballė vėrshimit tė ushtrive turke. Ushtritė e tė dy sanxhakbejlerėve u takuan nė Vaun e Dejės dhe, pėr tė siguruar qarkullimin e tyre tė rregullt nė rrugėn Shkodėr-Prizren, vendosėn nėpėr qyteza gjatė rrugės garnizone ushtarėsh me komandantė spahij shqiptarė. Turqit kryen operacione edhe nė thellėsitė e krahinave malore, u shkaktuan dėme tė mėdha malsorėve, por autoritetin e tyre nuk mundėn ta vendosnin pėrfundimisht. Ata mundėn tė ushtronin njė farė kontrolli vetėm nė fshatrat qė ndodheshin afėr rrugės dhe pranė qytezave.
Me vendosjen e garnizoneve turke, Dukagjini e humbi rėndėsinė si vatra kryesore e qėndresės sė malsorėve nė veri tė Shqipėrisė. Vatra e rezistencės shqiptare tani u shpėrngul nė krahina tė tjera, mė nė veriperėndim, nė krahinat e Malsisė sė Madhe dhe mė nė jug, nė krahinat e Mirditės.
Malsia e Madhe, ose siē quhet ndryshe Malsia e Mbishkodrės, pėrfshinte krahinat malore nė veri tė Shkodrės, si Kastratin, Shkrelin, Hotin, Kelmendin, etj. dhe krahina tė cilat sot ndodhen jashtė kufijve politike tė Shqipėrisė, si Kuēin, Pipėrin, Vasojeviēin, Palabardhin (Bjellopavliēin), kėto dy tė fundit me popullsi sllave, gjithėsej 11 krahina, pjesėrisht tė ritit katolik dhe pjesėrisht tė ritit orthodoks (1). Kėto vise qenė futur nėn regjimin e timareve qysh nė fund tė shek. XV. Nė fillim tė shek. XVII, tė gjitha kėto krahina kishin spahijtė e vet.
Megjithėse kėto krahina ishin futur nėn regjimin e timareve prej mė tepėr se njė shekulli, spahijtė gjithnjė me vėshtirėsi i nxirnin tė ardhurat e tyre. Ata ankoheshin vazhdimisht se malsorėt jo vetėm nuk u jepnin detyrimet por sulmonin dhe plaēkitnin pronat e tyre qė ndodheshin nė krahinat pranė Malsisė sė Madhe, si nė Plavė e Guci dhe i shtrinin kėto sulme deri nė viset e largėta si nė Bosnje, Kosovė, Maqedoni dhe Bullgari. Nė fillim tė shek. XV II, malsorėt e kėtyre krahinave i dėbuan spahijtė e vet dhe nuk pranuan tė kishin marrėdhėnje me ta. Ndėrkohė, nė kuvendet e tyre tė pėrbashkėta, malsorėt lidhėn besėn tė luftonin bashkėrisht nė rast se turqit do tė fillonin operacionet kundėr tyre. Me kėtė mėnyrė u formua lidhja e Malsisė sė Madhe. Nė rast kushtrimi kjo lidhje mund tė grumbullonte njė ushtri malsorėsh prej 5 deri 6 mijė luftėtarėsh. Nė fillim turqit morėn masa kundėr malsorėve, i kėrcėnuan me ndėshkime tė rrepta nė rast se do t'i vazhdonin sulmet dhe nuk do t'i pranonin spahijtė. Pastaj forcuan kėshtjellat e vjetra dhe ndėrtuan kėshtjella tė reja rreth Malsisė sė Madhe ku vendosėn garnizone ushtarake. Por kėto masa nuk u dhanė ndonjė rezultat.
Mė 1612, pasi kishin mbaruar punė nė Dukagjin, ushtritė turke prej 25 mijė vetash, duke u nisur nga Podgorica, filluan ekspeditėn kundėr Malsisė sė Madhe. Ekspedita vazhdoi 3 muaj, por turqit nuk korrėn ndonjė sukses. Pasi lanė mė tepėr se 300 spahij tė vrarė dhe pasi dogjėn Palabardhin turqit u detyruan tė tėrhiqeshin.
Ekspedita u pėrsėrit mė 1613. Ushtritė e shtatė sanxhaqeve tė Shqipėrisė filluan operacionet nė drejtim tė Kelmendit. Kėtė radhė luftimet vazhduan dy javė. Turqit pėrsėri u detyruan tė ktheheshin pa mundur tė nėnshtronin vendin dhe tė thyenin bashkimin e Malsisė sė Madhe.
Kuvendet ndėrballkanike (1614-1620).
Disfatat e turqve nė Malsinė e Madhe u dhanė zemėr shqiptarėve. Nga ana tjetėr, lufta kundėr armikut tė pėrbashkėt solli forcimin e miqėsisė midis popujve tė shtypur tė Ballkanit. Prandaj, kur u thirr nė Kuē tė Malsisė sė Madhe njė kuvend i jashtėzakonshėm pėr tė organizuar nje kryengritje tė gjėrė u ftuan pėrfaqėsues jo vetėm nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė por edhe nga Mali i Zi, Sėrbia e Maqedonia. Nė kuvend morėn pjesė edhe disa nga krerėt qė udhėhoqėn Kuvendin e Dukagjinit (1601-1602), si Gjin Gjergji, etj. Edhe patriku Sėrb i Pejės, i cili ato javė ndodhej nė Stamboll, dėrgoi nipin e vet si pėrfaqėsues nė kėtė kuvend.
Kuvendi i Kuēit u hap mė 15 korrik 1614. Si tė gjitha kuvendet e mėparėshme, edhe kėtu u shtrua ēėshtja e armėve dhe e ndihmave tė tjera. Tė dėshpėruar nga qėndrimi negativ i mbajtur prej Venedikut, Papatit dhe Spanjės, shqiptarėt vendosen t'i drejtoheshin njė princi tjetėr, dukės sė Parmės (Itali), dhe nė qoftė se ky nuk do tė pranonte , do t'u drejtoheshin shteteve protestante. Orientimin ndaj shteteve protestante, sidomos ndaj mbretit tė Anglisė dhe princave gjermane, pleqtė e kuvendit mendonin ta pėrdornin si presion pėr t'i detyruar shtetet katolike t'i ndihnonin shqiptarėt nga frika e pėrhapjes sė ndikimit tė protestantizmit nė Ballkan. Pėr tė rėnė nė marrėveshje me kėto shtete kuvendi ngarkoi si pėrfaqėsues kalorėsin Gjon Renėsi.
Kėtė radhė u duk sikur kėrkesat e kryengritėsve gjetėn njė mbėshtetje te duka i Parmės. Duka pranoi tė ndihmonte lėvizjen e armatosur dhe nisi njė anije me armė, por edhe kjo anije nuk arriti nė Shqipėri pasi gjatė rrugės u sekuestrua nga venedikasit.
Pa kaluar dy muaj nga kuvendi i parė, mė 8 shtator 1614 u nblodh pėrsėri nė Kuē njė kuvend i dytė pėr tė shqyrtuar mundėsitė pėr burime tė tjera armėsh e ndihmash si dhe pėr lidhjen e kryengritjes sė Shqipėrisė me ato tė vendeve tė tjera tė Ballkanit.
Pėr kėtė qėllim nė kuvendin e dytė tė Kuēit morėn pjesė pėrveē krerėve tė Shqipėrisė e tė Malit tė Zi, edhe pėrfaqėsues tė Bosnjės, Hercegovinės, Sėrbisė, Bullgarisė, Maqedonis dhe Dalmarisė. Kėtė radhė mori pjesė edhe patriku orthodoks i Pejės qė ishte kthyer nga Stambolli.
Kuvendi i dytė i Kuēit hartoi njė plan pėr njė kryengritje mė tė gjėrė me 4 zona veprimi. Njėra nga kėto do tė kishte qėndrėn nė Himarė dhe do tė synonte ēlirimin e Vlorės, e dyta nė Dukagjin me synim Krujėn, e treta nė Malsinė e Madhe me drejtim Shkodrėn dhe e fundit nė Mal tė Zi me synim ēlirimin e Kastelnovos. Nė tė njėjtėn kohė do tė hidheshin nė kryengritje edhe metropoliti i Durrėsit, me tė cilin u bashkuan edhe peshkopėt orthodoksė tė Janinės e tė Artės, si dhe prelatė e krerė tė tjerė tė krahinave tė ndryshme tė Ballkanit.
Kuvendi vendosi tė dėrgonte Gjon Renėsin nė Francė pėr t'u marrė vesh me dukėn e Neverės, i cili po pėrgatiste njė ekspeditė pėr tė zbarkuar nė Ballkan. Por edhe kėtė radhė shqiptarėve nuk u erdhi ndihma e shpresuar. Duka i Neverės ishte akoma larg nga pėrgatitjet pėr tė vėnė nė jetė projektin e tij.
Mė 11 nėndor 1616 u mblodh nė Prokup (Sėrbi) njė kuvend tjetėr ndėrballkanik. Prapė kuvendi i u drejtua dukės sė Neverės dhe mbretit tė Spanjės. Kėtė vit shkoi nė Romė edhe prelati dhe shkrimtari shqiptar Pjeter Budi, i dėrguar si
thotė ai, nga popullsitė e vendit tė tij pėr tė ngjallur interesimin e shteteve evropiane pėr luften ēlirimtare tė shqiptarėve. Por pėrgatitjet e gjata tė dukės sė Neverės dėshtuan plotėsisht pėr shkak se flota iu dogj nė pragun e nisjes sė ekspeditės. Spanja nga ana tjetėr vazhdonte gjithnjė t'i ndruhej luftės me Turqine.
Mė 11 nėndor 1620 u mblodh nė Belgrad kuvendi i katėrt ndėrballkanik. Por edhe kėtė radhė nuk u siguruan dot ndihmat e nevojėshme.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/17 1:32
Re: DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
Malci e Madhe - kryefjalė nė vite

Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit me 6 Prill 1911 ishte nji shkėndij pararendse e Shpalljes sė Pavarsis me 28 nandor 1912

Nga Klajd Kapinova.

Nė mėnyr tė pėrmbledhun e pa shum referenca tė tjera historike (tė cilat janė pjes e nji libri nė dorshkrim), po paraqes punimin tim modest nė 93 –vjetorin e Kryengritjes sė Malcis Madhe tuj pėrshkrue shkurtimisht kontributin e shquem, qi ka dhan kleri katolik me prelatėt e vet nė shėrbim tė ēashtjes nacionale

Shqipnia, ka ken historikisht pėrher zemra e patriotve tė vėrtet tė djelminė tė Malsis Madhe, trevė e cila shpesh herė asht pėrmend, se ka gjenerue burra kuvendi e pushke; tuj i fal Atdheut e maleve kreshnike Dedė Gjo’ Lulin (1840-1915), i njohun pėr burrni, urti e autoritet.
Me kėto cilsi, Deda pėrballoi me arm nė dor ushtrit pushtuese turke e sulmet malaziase, tuj ruejt me vendosmeni trojet e tė parve tan.
Kryengritja e fillimit tė dekadės dytė tė shek. XX, i tregoi Europės, se kishte ardhun koha tė shkundej nga soditja indiferente, qi i bante vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Europės Juglindore, nė trajtimin e ēashtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqit e ndryshme ballkanike, qi andrronin nji coptim midis tyne tė Turqisė europiane, se trojet abnore nuk do tė ishin nji kafshat e leht pėr t’u gėlltit nga orekset e tyne tė pangopshme.
Ajo i dha nji mėsim tė mir pushtuesit turk “tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneral shum tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė” (Shih, Tef Krroqi, “Hylli i Dritės”, vj.XXII, fq.11).
Nacionet, qi pėr shum shekuj kishin vuajt nė robnin turke, u gėzuan e nisen tė gjallnohen, tuj mendue, se po fillonte nji shpres e re. Jasht kėtij ndikimi jetdhans nuk mbeti as Shqipnia, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella.
Mirėpo, nuk vonoi shum se xhonturqit, rinj porsa erdhen nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė “qetsis”, tuj vijue tė merrnin nepėr kamb nacionet, qi asokohe ende vegjetonin brenda pushtuesve osman.
Historiani erudis At Marin Sirdani (1885-1962), tuj vlersue kontributin e elementit katolik shqiptar nė drejtim tė atdhedashunis, mbi lėvizjet shtypse tė xhonturqve tė rinj kundėr nacioneve, qi kėrkonin liri, cek ngjarjen e randsishme tė historis me 6 Prill 1911, kur shkruan: “Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr tė shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e tė drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me levis. Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e nė krye tė ēetave kryengritse asht “Kreshniku i Malcis” Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishij tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zan bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24
marc 1911 zuni fill nji luftė e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit tė gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcosve. Kta per me i diftue Fiqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji “Memorandum” Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve
tjera, t’krishtene e muhamedan”. (material nė dorshkrim).
Kush ishte Ded Gjo’ Luli?

“Pash, o Pash, t’ rrnoft bajraku,
Ndigjo Deden ē’asht kah flet:
Pėr pa rrjedh der n’sylah gjaku,
Knjazi vendin tem s’e shklet!
Ah! Qe prep don t’na dajn copa!
Prep mendimi i par asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded Gjo’Luli prap asht gjall!”

Ai ishte lind e rrit nė bjeshkt e nalta tė maleve tona, ku gurgullon uji i kristalt nga bora e shkrim, pyjeve, ku kumbueshėm dėgjohet zani nė kor i zogjve, njerzve, qi si lisa tė gjat hijeshojn, me shtepit e mbushuna plot me zanin gazmor tė fmijve, qi harlisėn lirshėm, tek shėtisin mbi ato shkrepa tė nalta e tė lam me gjak e lot trimash, ku Atdheu e feja e tė parve ilir u ruajtėn ma shum, se nė asnji vend tjetėr tė Shqipnis.
Portreti i tij mbetet fisnik. “Emri rron gjat nė veprat e medha”, thuhet nė nji fjal tė urt popullore. Ishte i pari midis tė parve, i barabart mes tė barabartve.
Ai, u dallua pėr aftsi tė madhe drejtuese, si nji ushtarak nė zemėr tė Alpeve tė nalta tė bjeshkve.
Ende jetojn nė zemnat e kujtesėn e malcorve vlersimet nga bashkohsit pėr Deden, ku, midis tė cilve Avni Rustemi e quajti “burr i pafrik e i panjoll i maleve tona”.
Deda, ishte jo ma shum se 38 vjeē si adjutant besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit, tuj ken pjesmarrs nė vjetin 1878.
Kryetrimi, ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritsve, tuj ken trim si tė gjith trimat e tjer tė malcis, qi me respekt e ndoqėn pas, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes, tuj luftuar ball pėr ball bishėn osmane.
Nė betejėn e hatashme u vran trimnisht kelmendas, hotjan, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodran, tė cilėt kjen tė ndihmuem shpirtnisht nga klerikėt katolik

Pikrisht, pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuem nė shtypin e kohės, pėr llogari tė ekspeditave famkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Nalt, brėnda ushtris pushtuese ishin tė veshun me rroba e pagueshin rregullisht (mercenar) disa trathtar shkodran, tė cilėt i shėrbenin me besnikri, tuj iu kundėrvue me arm nė dor (gjat ekspeditave ndėshkimore ushtarake turke), fatosave tė Ded Gjo’Lulit, tė cilėt pa iu tremb syni mbanin me vendosmeni njeri pas tjetrit nė maj tė Deēiqit Flamurin Nacional tė Gjergj Kastriotit.
Tashma, dihet fundi i turpshėm i trathtarve, tė cilėt trimat e Ded Gjo’ Lulit nuk i vran, por i lan tė lir tė ktheheshin nė vendlindjen (nė kmish e brekushe), qi e kishin trathtue.
Publicisti Risto Siliqi nė librin e parė: “Pasqyra e ditve tė pėrgjakshme nė tė pestin shekull Shqypnis tė robnueme”, Trieste, korrik 1912, shkruan: “Me 26 tė marsit, bashkue ushtarėt e Hotit, tė Kelmendit, tė Grudės, tė Kastratit, tė Shkrelit e tė Shalės, e tė sokoluem me fitime tė pėrditshme, i ranė me nji rreptsi ushtris sė pėrzieme me shkodran, sa mbas guximit e fatoshis tė rrall tė ktyne ushtarve shqyptar, kėta halldupa e pan se tė gjith po jesin me krye e ran gjall nė dor. Ndėr ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi nė kohė tė aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės, dhe pasi e patėn burgosun e dy herėsh, nė tė pamė tė gjith popullit t‘Shkodres, e patne shtrue n’dajak, e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn
Pėr posė tij u xun rob dhe tjer, tė cilve mbasi armėt e fishekėt ia morėn, i lshuen lirė, tė cilėt ikėn me marrė kah Podgorica, prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene n’Shkoder, ku ndoshta nana
e gratė e tyne do t’i kenė pritun tė padituna t’i ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita, fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vet tė tjerė, i ēarmatosen e i nisen kah Podgorica
”.
Risto Siliqi, si gjith rilindasit patriot tė tjer tė penės e pushkės, e njihte mirė fytyren e trathtis. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar, ai fshikulloi pamshir tė gjith trathtarėt e nacionit, qi iu kundėrvun me arm nė dor flamurit kuq e zi tė fatosa tė liris. Nga ana e tjetėr, studiuesi historian At Marin Sirdani, mbasi pėrshkruen pikėt kryesore tė “Memorandumit”, nėnvizon frymėn e bashkpunimin e ngusht qi ekziston midis malsorve pa dallim feje.
E randsishme ishte lufta e vendosun, kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt, qi kishte shkel trojet tona. Nė shėnimet historike lexojm: “Ky ‘Memorandum’ kje i nenshkruem, pos dy kryetarve tė kryengritsve, Ded Gjo’Lulit e Sokol Bacit, edhe prej Muharrem Beg Bushatit (n’emen t’Shkodres), Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (n’emen tė Kosovės), Kapidan Preng Marka Kokes (n’emen t’Mirdites) e Mehmet Shpendit (n’emen t’Dukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej n’e parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt, por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke, e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona
” (material nė dorshkrim).
E, natyrshėm, askush ma mir, se gjaku i derdhun nuk mund tė flas pėr atdhetarizmin e fetarve e besimtarve shqiptar: Nė Deēiq e Kaēanik, trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipnin e besuan Perėndin. Ded Gjo’Luli e Isa Boletini, Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi kjen besimtar e fetar; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali Butka nuk kjen ateist e megjithat luftuan dhe dhan aq shum pėr atdheun e tyne. Jo besimi, por pėrkundrazi materializmi e dobson dhe e ligshton njeriun.
Mbi kryengritjen e Ded Gjo’ Lulit nė Malci, qi u ngrit menjiher nė kamb, tuj rrok armt pėr liri prof. Abaz Ermenji (1910-2003) nė veprėn e vet historike: “Albania - Vendi qė zė Skenderbeu nė historin e Shqipėrisė” (“Shqypnia e Lir”, Paris, 1968, fq. 279), nėnvizon: “Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, u gjet ngushtė se s’kishte forca tė mjaftueshme pėr t’iu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se “Dini” ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t’i dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta “mbrojtės” tė “dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut.”
Eshtnat e At Gjergj Fishtės,
Ded Gjo’Lulit etj., hidhėn nė lumin Drin
Figura e Ded Gjo’ Lulit asht lan nė hije nga historigrafia moniste, tė cilin u munduen me e ba ateist e antiklerikal, kur dihet, se ai ka ken nji mik e bashkpuntuer me franēeskant e shquem tė vendit.
A nuk asht nji domethanie e madhe dhe fakt kuptimplot, pohimi ipeshkvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvis sė Shkodrės gjatė kohės, qi po bahej kataklizma antifetare prej komunistve dhe ma von arrestohet e bani 12 vjet burg nė Spaē, Burrel, Sarand, etj., shėnimi im K.K.), nė ligjeratėn e tij nė Kuvendin Ndėrnacional “Krishtenimi ndėr shqiptar”, ku pohon: “
sėbashku me eshtnat e klerikve shkodranė, nxjerr nga diktatura, ishin edhe eshtnat e Ded Gjo’Lulit
Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku, tha fjalėt e fundit mes dhimbave “Rrnoft Krishti Mbret!”. Vdiq i varun nder shpatulla, tuj ia hjedh trupin qejve e mbeturinat e tij i lshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tuej nxjerr prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedjes, Mons. Gasper Thaēit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e
At Gjergj Fishtės e sėbashku me atė, pa dijt gja, tė Dedė Gjo’ Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejt nė vorret e tyne pėr t’i ba nji monument”. (Mons. Zef Simoni, “Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990”, Shkodėr, 1999, fq.10).
Ky mik apo
i ktyne njerzve tė fes?
Si po e quajm tashma Deden?
Nga historishkruesit qi lam pas, Deda u pa gjithnji i shkputun nga bashkluftarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhsit e Derės sė tij tė pėrmendun, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr. Sikurse shkruan i ndjeri prof. dr. Simon Pepa nė lidhje me kėt ēashtje: “Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Ded Gjo’Luli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa me thanė, emri i heroi vetėm sa citohej
Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Ded Gjo’Lulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes”. (Libri: “Gjurmime kulturore”, Shkodėr, 2000, fq. 224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash, e la Ded Gjo’ Lulin vetėm me urdhnin “Pėr veprimtari patriotike” tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vjetin 1962. Vetėm me kaq dhe asgja ma tepėr, kur mjaft figura tė tjera, natyrisht, secila me vlerėn e tyne, u pasuan me urdhna, medalje e ‘tituj’ tė shumt. Asnji pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnji rrug a rrugic (veē Tironės), asnji emėrtim tjetėr me emnin e Dedes, kur mjaft burra tė tjerė tė historis i kan kėto pengje nderimi. Pikėrisht, me 1962, shkodrani Jup Kastrati, boton librin: “Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare”, ku Deden e len nė vend tė fundit (ndėr 6 figura), pas Isuf Tabakut, Daut Boriēit, Hodo Sokolit.
At Gjergj Fishta e Ded Gjo’Luli
Asokohe “Poeti Nacional” At Gjergj Fishta (1870-1940) pėrmes poezis epike, nė veēanti rroku figurat e ndrituna, nji prej tė cilve asht edhe Ded Gjo’Luli. Nė ato hapėsina poetike, Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė liris, si peng nderimi kangėn prej 800 vargjesh, si rrall ndonji heroi tjetėr.
Pasi e lexon me andje, kupton dukshėm melodin poetike epike tė Fishtės, shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezuna, qi ruhet nė portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohun “Lahuta e Malcis”.
Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemes. Ato, gjithsesi, janė tė pėrcaktueme mir historikisht, tuj ruajt raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shum mir historin dhe vendin e heronjve tė nacionit.
Nė hapėsinen e atdhetarizmit tė ndjeshėm, shquhen Ded Gjo’Luli, Oso Kuka, si dhe tė tjer malcor trima, si: Marash Uci, Tringa, Ēun Mula etj. Denjsisht Fishta, paraqet atdhetarin nė mėnyr figurative:
“N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
me’ i qetė Lekė, bisha shkorretit,
ka nis pushkėn m’asqer t’Mbretit!”
Poeti, mbasi e quan trimin e Traboinit Ded Gjo’Lulin si ‘shpatė e gjallė’, i vė atij nė goj atė ligjeratėn e gjall e aq kuptimplote, drejtue Sulltanit, pėrmes Bedri Pashės, tuj e paralejmėrue, se nuk do t’i shėrbenin ma shqiptarėt:

“Se me sotjet, emni i Zotit!
Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit
e “Shqiptarė” qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit”

Fishta si poet e Deda si lufėtar, e kan shum tė kjart, se si kishte jetue populli nė thundrėn e hekurt turke, tuj i sjell atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta, tė cilat vėrehen, kur autori flet shum pėrmes pendės sė poetit:
“Na shkoi moti si a’ma zi
ngran e pangran, e kryet nė gershan
bje prej sherrit n’taksirat”
ose vargzimet e maposhtme tė mbushuna me folje vepruese:

“Se ai s’po kish tjeter zanat,
veē pre e rep e digj e piq,
rrxo, rreno e vendin flliq”.
Kishte ardh fundi. Vargonjt e gjat shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmijvjeēari duheshin kput, sikurse edhe ngjau, sepse Atdheu kishte thirrun fatosat e vet tė lirisė, qi ta mbronin atė deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipnis, simbol i fitores mbulue me lumenj tė shumt gjaku, me thirrjen: “Rrnoft Shqypnia”.
Historia me fakte historike
“Historia asht mėsuese e madhe, njerzit janė nxanės tė kqinj”
Bismark
Preokupimi me historin asht i veēant. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtes, por edhe si ekzistenc-realitet. Historia, nė Shqipni asht kontrollue e fsheh vijueshmenisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematik, e ka pėsue pjesa ma e mir e saj, ngjarje e situata, individ e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t’i zbulojn e pėrjetojn intensivisht.
Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės, ishin instrumente e mbules e mjaftueshme, qi atje tė bahen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente, tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historis, tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės.
Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndrrue nė fraza e etik, qi nuk thote asgja. Me kėt metod, stoliseshin ngjarje e situata, procese e pėrsonalitete, tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rand.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve, asht nji pun e gjat dhe e vėshtir. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurm a retorik stilistikore, por si pun e moral shkencor. Historia e historiani, vetėm tuj ken tė sakt e kritik, krijojn dhe rrisin vetdijėn nacionle e historike.


& & &

Shpesh autorėt, qi kan shkrue pėr ngjarjen dhe figurėn e Dedes nuk janė thellue nė ‘studimet’ e ‘librat’ me tituj historik. Kshtu mund tė pėrmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham, Kamilio Libardi, major V. Lepetiē, atesheu ushtarak bullgar nė Cetin, etj., pėr tė ardhu tek shkrimet e nėshkruem nga prof. Kol Martinaj Sekretar i Komitetit Shqiptar tė Podgoricės, Risto Siliqi Anėtar, Nikoll Ivanaj etj.
Nė librin e historis hartue pėr nxansit e shkollave tė mesme (me disa ribotime formale, ka ndryshue vetėm paraqitja, por jo pėrmbajtje, shėnimi im K.K.), harta historike e ngjarjeve tė kohės, e hatue pėr t’u njohu nga brezat e sotėm, pėrsėri ka shum pasaktsina, ēka tė krijon pėrshtypjen se kemi tė bajm me nji kryengrije spontane.
‘Historianėt’ (para e pas vitit 1990), kan ra tek idet e synimet e hartume (nė hart) nga turqit pushtues asokohe, mbasi e kan ngushtue ose qeth rrethin e zgjerimit tė kryengrijes.
Dhe kėto pėr opinionin tim, pėr dy arsye: sė pari, sipas marrveshjes sė pėrfunduem me kreshnikėt malcor, Qeveria turke ishte zotue tė paguante damet e shkaktueme nga lufta e nė kėt rast, Turkia, kėrkonte t’a hapte qesen e damshpėrblimit sa ma pak tė jet e mundun dhe se harta e paraqitur pėr damet e shkaktueme asht disa her ma e vogėl, formul kjo e njohun edhe ma par, nė shtetet e tjera, ku turqit kishin psue disfat.
Ja qi ‘historianėt’ tan e kan ‘harrue’ kėt argument qi burimet arkivore historike e njohin shum mir. Sė dyti, opinioni europian e botnor ishte i shqetėsuem pėr dhunėn, qi pėrdorte pa kursim Turkia kudo, e qi nuk donte tė tregotte tjetėrsimin, qi po psote Perandoria e ‘pathyeshme’. Kėt synim, ajo kėrkonte ta tregotte tuj i rrfye botės, se nuk ishte kryengritje e zemrimit popullor, por ishin disa ‘rebel’ joshqiptar malcor afėr kufinit me Malin e Zi.
Pėr fat tė mir, jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim nė shtypin e atėhershėm shqiptar dhe tė huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritės” “Leka” (Shkoder), “Corriere d’Italia” (Itali), “Liri e Shqypnis” (Sofje), “The Times” (London), “Ora e Maleve”, “Cirka”, “Shqypnia e re”, “Ora e Shqypnis”, fletoret e qytetit tė Shkodres, dorshkrimet (e pabotueme tė klerikve katolik, tė cilat sot kan mund tė mbijetojn, Arkivi i Vatikanit, Austris, Britanis Madhe, Hungaris, Italis, Malit tė Zi, AQSH, fondi 270, Gjush Shedija “Historija e Shkodres” (dorshkrim i vjetit 1945) etj).
Kushdo e di, se Papa Leoni XIII, me 1880 vendosi tė hap dokumentet e Arkivit ‘Sekret’ tė Vatikanit, pėr tė gjith studiuesit, qi vinin nga e gjith bota, pa shikue se cilės besim a nacion i pėrkasin. Kėtu ekziston nji dokumentacion shum i pasun, qi pėrmban informata, jo vetėm tė karakterit kishtar e fetar, por edhe kulturės sė popujve, gjendjes sė tyne shoqnore, ekonomike, historis, gjuhės etj.
Kėt veprim me kurajo tė madhe, qė Kisha i jepte shkencės e kulturės botnore, studiuesit shqiptar duhet ta kishin shfrytėzue para se tė shfrynin dufin e tė ulin seriozitetin e ‘shkenctarit’.
Mbi luftimet e ashpra midis malcorve trima e taborreve tė armatosuna deri nė dhamb e tė stėrvitun pėr barbarizma antishqiptare, studiuesi At Marin Sirdani, shkruen: “Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar tė kohve tė hershme”.
Pas shpėrndamjes me forcėn e armve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe gjunjėzimit tė Turkis, pėrpara presioneve tė Fuqive tė Mėdha, qi ēoi ma von nė copėtimin e trojeve shqiptare, rrethet patriotike nė vend nuk ishin tė bindun, se Turkia po merrte rrukollisjen dhe se nėn ombrellėn e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare.
Por, gjithsesi kishte nga ata, qi kishin vizione tė kthjellta iluministe, tė cilėt u shquan pėr veprimtari tė dendur atdhetare. Nė kėt proces historik kontributi i prelatve katolik shqiptar ishte i dorės sė par nė veprimtari praktike tė planit tė brendshėm, pėr njisimin e plot tė faktorit shqiptar.
Ndėrsa veprimtaria e planit politiko-diplomatik tė jashtėm, qėndronte nė mbėshtetjen e kualifikuem tė ēashtjes sė pamvarsis sė plot tė trojeve etnike shqiptare.
Tuj e analizue gjendjen e pėrgjithshme nė Shqipni, politikanėt europian paralejmėrojn nji shpėrthim trazirash nė pranverėn e vitit 1911. Urretja, qi kishin malcort kundėr regjimit xhonturk bani, qi revolta nė kėt pjes tė filloj ashtu siē e kishin mendue vet krent patriot malcor.
Nė Muzeun Nacional tė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, klerikėt, me dashuni prindore ruajten pėr shum vite nė gji simbolin e liris shqiptare. Pėr kėt dėshmojn etnit franēeskan At Leon Kabashi, At Viktor Volaj, At Daniel Gjeēaj e At Zef Pllumi, tė cilėt pėr nji koh jan marr me mbarshtrimin e institucionit. Sikur tė mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur tė mos kishte ekzistue ai Flamur, do tė kishin pas guxim etnit franēeskan me sajue nji gja tė till? Patriotizmi e ndėrshmnia nė pasqyrimin e ngjarjeve nacionale, kan ken ndėr shenjat dalluese tė franēeskanve shqiptar, prandaj edhe nuk mund tė vihet nė dyshim vėrtetsia e ngjarjes. Vertet u ngrit Flamuri nė Vlonė me 28 nandor 1912 nė Ditėn e Pavarsis, por edhe ma pėrpara valviti nė ajrin e pastėr tė maleve shqiptare veriore. I qendis prej duarve tė vajzave shqiptare, flamuri u mbajt lart prej duarve tė ashpra tė burrave kreshnik malcor. Dhe kishte pėrsri disa qi, nė urretjen e tyre tė papėrmbajtun, deshėn tė mohojn kėt ngjarje paraprirse tė
ngjarjeve tė mėdha tė Vlonės patriotike.
Pėr tė parė se sa ‘reaksionar’ e ‘antikombėtar’ ka ken kleri, po japim nji episod, pėr fatet e historis sė nacionit ton. Ishte dhjetori i vjetit 1919, kur shqiptart mėsonin pėr marrveshjen Titani-Venezellos, sipas sė cilės dy pjes shqiptare Korēa e Gjirokastra i ishin dhan Greqis. Me 12 dhjetor 1919 imzot Luigj Bumēi (Arqipeshkv), do tė nisej pėr Romė, e nė pritjen qi i ban Papa Benedikti XV (1914-1920), Ai i ban tė ditun rrezikun, tuj u zhvillue ky dialog:
Po shka tė baj pėr Ju? Me Itali, s’kam ēfar tė baj, se e di gjith bota si jemi. Me Franc marrdhaniet janė kputun. Ēfar tė baj? Unė kisha pėr tė thanė Shenjtni, se bota s’ka vetėm Itali e Franc. Ka nė botė Angli dhe Shtetet e Bashkueme tė Amerikės. Ke tė drejt. E pra, qysh nesėr do tė piqem me Ambasadorin e Anglis e e pasnesre me atė tė ShBA-sė. (Shih “Hylli i dritės”, fq. 219).
Qėndri i klerit ndaj Kryengritjes sė Malcis, ka ken dashamir e mbėshtetės pa rezerva, pėr trimat e prijsin e dashun Ded Gjo’ Luli.
Klerikėt e Malcis, tuj theksue nevojėn, qi tė rezistonin me bashkatdhetarėt e vet tė arratisun dhe popullsisė sė dėbuem, u larguan sėbashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi. Midis tyne ishte famullitari i Kastratit At Mati Prenushi. Pas disa viteve, nė kohėn, kur atij i bahej gjyqi komunist, i pyetun nga hetuesia, qi zhvilloi gjyqin, pikėrisht aty, ku kishte ken redaksia e revistės “Hylli i Dritės”, ndėr tė tjera pohoi: “Pėrveē muzikės me sakrifica tė mėdha, kam pėrshkue nga antikuari i bibliotekės edhe tė gjitha veprat qi flitshin pėr Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Tė gjith kėto vepra jan kėtu edhe sot nė bibliotekėn franēeskane. Kur u ktheva nė Shqipni, kam shkue famullitar nepėr male. Kam marr pjes aktive nė kryengritje bashk me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit nė vjetin 1911, e kam ndej disa koh me popullin i strehum nė Mal tė Zi
” (Shih, Zef Pllumi, libri me kujtime “Rrno per me tregue”, vėll.II 1944-1951).
Diplomacia e holl e gjuhės fine tė moderacionit, ka ken nji tipar karakteristik e mbizotnues nė pėrsonalitetin publik tė arqipeshkvit tė Shkodrės imzot Jak Serreqit. Misioni i tij, duhet tė pozicionohet kjart nė kontekstin e ēastit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes.
Jemi nė korrikun e vjetit 1911, ku si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore, energjit fizike e njerėzore tė familjeve malcore po shkonin drejt nji kufini, pas tė cilit do tė kishin vetėm asgjėsimin fizik. A ishte vėrtet e arsyeshme, njerzore dhe kristiane pėr bariun shpirtnuer tė malcorve, tė ndėrmerrte nji vepėr ndėrmjetsimi, pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit?
Mendoj, se pėr nji patriot e figurė tė randsishme publike, siē ishte Jak Serreqi, nji veprim i till ishte krejtsisht i domosdoshėm dhe pėrbante nji detyr morale, pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm...
Abat Prend Doēi
prelat i ndritur i vlerave shqiptare
Nji ndėr punimet ma interesante e me shum baza agumentuese shkencore dhe historike mbetet libri jetshkrimor kushtue Abatit tė Mirditės Prend Doēit, shkrue me realizėm nga Pal Doēi kėto vitet e fundit...
Pėr prelatin katolik, me shpirt patriotik Abatin e Mirditės Prend Doēin, ka mendime e dokumente, qysh nė shekullin XIX, tuj bashkrendue doket e virtytet e mira amtare, me normat e kanunit tė maleve, qi asokohe zinte vendin e ligjit nė Mirdit...
Ai vuni rregull nė lutjen e festave, qi e rėndonin ekonomin e vorfėn tė mirditasve. Si prelat katolik, fetar e atdhetar i ditun, ai gzonte simpati e gjente mbėshtetje ndėr besimet e tjera nė Shkodėr, Lezhė, Mat, Dibėr e Lum. Ai nuk e fshihte kurr shpirtin e vet atdhetar. Nė ēashtjen nacionale meshtari i pėrvujt, kundėrvepronte gjithnji hapun e ashpėr, jo sepse ishte kryeneē, por sepse kje patriot i papėrkulun e i qendrushėm nė karakter.
Nė mėnyr qėllimkeqe e pa tė drejt, udhėtimi i Prend Doēit si Abat i Mirditės (tuj ken peng i Turgut Pashės), gjat udhtimit nga Shkodra nė Orosh nė gusht tė vjetit 1910 asht pėrshkrue nga mjeku i shtabit tė ushtris sė Turgut Pashės, E. Jack.
Mirpo gjat faqeve tė librit nė turqisht, gjendet e ruejtun nji foto, ku aty kan dal Prend Doēi pėrpara nė kal tė bardh e Turgut Pasha me kal tė zi...
Pothuajse pjesa dermuese e autorve tė mavonshėm gjat komenteve tė tyne, kan marr pėr bazė tė dhanat e parashtrueme nga ky auktor, i cili nuk asht as politikan e aq ma pak ushtarak. Nė nji studim shum tė kujdeshėm e serioz tė studiuesit G.Robel me titull “Nopēa dhe Shqipėria” (G.Robel “Franz Baron Nopeza un Albanien” Uiesbaden, 1966, fq.71), vihet nė dukje se: “Ka tė ngjar qi Jack tė mos e ket kuptue shahun dinak tė Doēit, por ka shkrue me hamendje”. E vėrteta asht, se prelati nuk i ka prir ushtris turke, pėr tė dal nė Orosh, por ishte pikrisht Turgut Pasha, qi e mori peng dhe e vuni pėrpara. Kushdo e kupton se tjetėr asht tė prijsh pėrpara e ndryshe asht me tė marr me forc e me tė nxjerr me dhun pėrpara.
Pse e mori peng dhe e vuni pėrpara imzot Doēin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Pėr dy arsye: sė pari, pėr tė sigurue veten. Tuj pasun pėrpara Abatin me influenc nė tan krahinen me besimtar besnik katolik, imzot Doēi, edhe po tė kalonte nė ndonji prit, askush nuk do tė shtinte nė tė. Sė dyti, pėr tė tregue forcėn e vet, pėr tė pėrul Abatin Prend Doēin, qi, ndonse ka pėrkramjen e shteteve tė Europės, e vuna pėrpara. (AQSH, Fondi 270, Dokumenti 53, fq.7.)
Madje, tėrthorazi, Turgut Pasha, donte t’i tregonte Austro-Hungarisė, qi gzonte tė drejtėn e mbrojtjes sė kultit, se jam vet zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha, megjithse e vuni nė pėrpara bariun shpirtnuer tė malcorve, nuk mundi tė arrestonte nė Mirdit asnji nga krent, qi ai kishte tė dhana, se jan strehue atje, pra parashikimi i tij nuk u vėrtetue; qėllimi fushatės nuk u arrit, mbasi vet fusha nuk u pėrligj.
Mbshtetja vetėm tek libri i mjekut Ernest Jack, qi i shėrbente pėrsonalisht Turgut Pashės don me than me marr si tė vėrtet nji pikpamje pėrsonale, subjektive tė nji tė hueji, madje aq ma keq tė nji njeriu jospecialist

Pra, sikurse shikjohet, kleri u pėrfshi pa ngurrim si shėrbestar i grigjės sė vet edhe atėher, kur cėnoheshin interesat e nalta nacionale, dhe jo sikurse ka shkrue bashkqytetari shkodran me banim nė Tiranė Prof. Dr. Gazmend Shpuza e disa profesor tė tjer Akademis sė ‘shkencave’ me nji urretje, se:
“Me veprimtarinė e vet pėrēarėse, kleri vėshtirėsoi bashkimin e popullit shqiptar nė luftė pėr liri. Pavarėsisht se nuk ia arriti, ai i pėrpoē tė fuste shqiptarėt nė njė luftė vllavrasėse. Meqė pushtuesit osmanė nuk mundėn tė shtypnin kryengritjen, kleri veproi me tė gjitha forcat pėr t’i mashtruar kryengritėsit qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre kombėtare, ose pėr tė mbajtur larg nga kryengritja e popullsinė e krahinave tė tjera tė vendi
Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht qė tė spekullojė mbi luftėn e pareshtuar tė popullsisė katolike tė vendit tonė kundėr pushtuesve osmanė, pėr tė maskuar sadopak qėndrimin e vet reaksionar e bile antikombėtar. Prandaj jo mė kot shtypi klerikal, veēanėrisht me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, i ėshtė referuar luftės sė malėsorėve tė Mirditės dhe tė Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenė nė shėrbim tė papatit e tė Perandorisė Austriake, ishte i detyruar pėr hir tė interesave tė padronėve tė vet qė tė vihej edhe
nė shėrbim tė autoriteteve osmane. Dihet pėrpjekjet dhe roli qė luajtėn klerikėt reaksionarė me nė krye arqipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditės Prend Doēin nė ndihmė tė Shefqet Turgut Pashės me 1910 dhe mė 1911 pėr t’i mashtruar e detyruar masat e malėsorėve qė tė ulin armėt dhe tė heqin dorė nga kėrkesat kombėtare tė Memorandumit tė Gėrēės. Pra lufta e malėsorėve tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me qėndrimin reaksionar klerikal
” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Qėndrimi antikombėtar i Klerit ndaj Kryengritjes sė vitit 1911”, Akademia e Shkencave, Tiranė 1980).
Lavdia e njė ngjarje tė rėndėsishme shqiptare
Intensiteti i zhvillimit tė ngjarjeve flet, pėr shkallėn e nalt tė ndėrgjegjės politike nacionale tė malcorve, tė cilėt, nė tė gjitha mėnyrat ndihmuan kryengritjen.
Mirėpo, ka autor, qi pėrpiqen t’i shfrytėzojnė kėto veēori nė kahje tė kundėrt, kur e shtrijn at nė reduktimin e elementit tė ndėrgjegjės, pėr pavarsin ndaj Portės sė Nalt. A mund tė zvoglohen kėrkesat e mirfillta politike tė luftėtarve liridashės antiosman nė pamundsi, pėr ta mohue atė krejtsisht!? Duhet pranue, se autoritet shtetnore e sidomos osmane pushtuese asokohe e kishin tė kjart karakterin e vėrtet politik e zemrimin popullor tė mbledhun ndėr shekuj...
Vlera e populli matet me forcėn e ndėrgjegjės, aftėsin vepruese, nė mjedisin, ku jeton e punon, matet me forcėn e qindreses sė tregueme gjat etapave tė historis sė pafavorshme.
Nė rrafshin e pėrgjithshėm, intelektualėt rilindas shqiptar, kan organizue nė koh tė ndryshme nji radh protestash nė form kėrkesash me shkrim. Njerzit e kulturės e penės nė pėrgjithsi, jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa her ma tė nalt, sipas sė cilės, duhet tė arrihet nji her qytetnimi i popullit shqiptar e pas ndėrgjegjsimit, populli do tė luftoj pėr pavarsi ose ēlirimin nga pushtuesit.
Situata nė tė cilėn gjendej populli ynė, me pėrshpejtimin e zhvillimit tė ngjarjeve, nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendsia e vonueme e shqiptarit. Vėshtirsit ishin tė brendshme e tė jashtme.
Sė pari, vėshtirsia e brėndshme ishte, nė pamundsin e mbledhjes e pėrdorimit tė enėrgjive tė nacionit shqiptar nė nji drejtim tė vetėm: 'nji nacion nji qėndrim'.
Sė dyti, vėshtirsia e jashtme qindronte tek Fuqit e Mėdha tė kohės, tuj pėrjashtue ato forca (ShBA), qi ishin nė pėrkrahje tė ēashtjes shqiptare, tuj mos dashun t’a linin popullin ton si pjes pėrbase e Perandoris Osmane, nga e cila kemi trashegue prapambetje deri nė ditėt tona...
Turkia pushtuese, asnjiheri nuk lejonte formimin e nji nacionaliteti shqiptar, se mund t’i rrshqiste nga dora. Turkia edhe situatėn e tjetėrsimit tė saj tė brendshėm, donte ta mbante nė fshehsin e vet 5-shekullore.
A u mbėshtet kryengritja e Ded Gjo’ Lulit?
Nė rrethanat, kur kryengritja nė fjal nuk mund tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, kur Memorandimi i Grėēės ose ‘Libri i Kuq’ siē u quajt ndryshe, kryengritsit kėrkesat nuk i donin vetėm pėr vete, por pėr gjith Shqipnin, fjal kėto tė cilat, nė unitet pėrfaqėsojn mendimin e pėrhapun politik tė lėvizjes nacionale gjithpėrfshirse.
Zhvillimi i lėvizjes e ndikimi i saj nė popull, gjetėn shprehjen e vet nė formimin e rritjen e ndėrgjegjės nacionale. Nivelin cilsor, ku ishte ngrit kjo ndėrgjegje, e shpreh kjart pėrgjigja, qi i dha Ded Gjo’ Luli pėrfaqsuesit diplomatik tė Turkis nė Cetin, Satedin Beut, nė kohėn kur diplomati kėrkonte, qi t’i largonte malcorėt nga synimet e tyne tė mirfillta tė ēlirimit nacional. Deda, tuj mos pat frik deklaroi, se: “Tė drejtat e kerkueme nuk i dona vetėm pėr vet, e por pėr tan Shqypnin”.
Kryengritja e vjetit 1911, e drejtueme me aq urti, guxim e trimni nga Ded Gjo’Luli, nuk del si nji lėvizje e rastit, por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malcorve e gjith popullit shqiptar, pėr tė jetue tė lirė nė trojet e veta.
Deda me bashkluftarėt e vet, ishin tė edukuem me ndjenja tė ngrohta atdhedashunie pėr liri, nė shkollėn e traditės popullore e familjare, nga e cila ata kishin mėsue ndėr tė tjera, qi tė ruanin gjuhėn e zakonet e tė parve, tė ishin tė gatshėm pėr tė flijue jetėn pėr liri e Atdhe.
Tronditja e themeleve tė nji Perandorie, qi kishte vite qi po tregonte lėkundje serioze, si pasojė e kalbzimit tė strukturave tė piramidės osmane, bani qi edhe shtetet e vogla si Shqipnia t’u sillnin shqetsime alarmuese.
Heroizmin e fatosave tė liris tė malcorve kreshnik, plaku i urt i Vlonės Ismail Bej Qemali, gjat vizitės qi i bėri Ded Gjo’Luli nė Vlonė (pas shpalljes sė Pavarsis me 28 nėntor 1912), kryetrimin do t’a pėrshkruante me nji mendim tė pjekun: ‘Dedė Gjo’ Luli pushk e ngrehun pėr Shqipnin’.
Shkrimtari, folkloristi At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) (qi do tė zbulohej i braktisun e i vdekun nė nji kasolle tė zbuluem nė rrugicat e Shkodres, mes borės e acarit tė dimnit, shėnimi im K.K.), nė pėrkujtim tė 50 vjetorit tė shkollės sė njohun franēeskane thotė: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymėt’liris e brittė n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh nė ket mnyrė Flamurit t’Shqypnis tė ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit nė Bratile t’Deēiqit”.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/17 1:30
Re: DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
Veshtrim i shkurter historik per fisin e Kelmendit

Dom Nikė Ukgjini

Shtrirja gjeografike

Malėsia e Kelmendit shtrihet nė skajin verior tė Alpeve Shqiptare, nė trekėndėshin e formuar mes kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Nė kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bėn pjesė nė malet e Malėsise sė Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalėn nė Jug, me Gash e Krasniqe nė Lindje, kurse me Vasojeviqėt, Kuēin, Triepshin dhe Gruden nė Veri. Banorėt e kėtij fisi, banojnė kryesisht rreth dy burimeve tė lumit Cem, Vuklit dhe Selcės dhe lumit tė Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorė, tė pėrqėndruar nė fshatrat: Vermosh, Lėpushė, Selcė, Tamarė, Brojė, Kozhnja, Nikē, dhe Vukėl.1)

Emri i fisit.

Emri kėtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtė, i thjeshtė, i mirė.2) Kėtė emėrtim tė natyrės sė njeriut, mė vonė e gjejmė si emėr personal, Clemens. Ndėr shkrimet e studiuesve tė huaj e gjejmė nė forma tė ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse nė gjuhėn shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjėsisht "Kelmendi". Pėr herė tė parė, nė kuptimin e sotėm, si emėr personal, e takojmė tek zėvendėsi i tretė i Shėn Pjetrit Papa Klementi e I-rė (90-101),4) cili duke predikuar fjalėn e Krishtit ndėr paganė, u martirizua. Kelmendasit kėtė e kanė mbajtur pėr Shenjt, dhe mbrojtės tė fisit nė tėrė historinė e tyre duke ia kushtuar njėherit edhe tempujt e lutjes ndėr kisha. Pėr kėtė arėsye kelmendasit nė menyrė tė veēantė i nderonin papėt e Romės. Kėtė gjė na e dėshmon nė njė relacion pėr kelmendasit dėrguar Selisė sė Shenjte nė vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbėt e fesė ortodokse, tė ardhur nė tokat kelmendase pėr tė shpėtuar nga barbarizmat e ushtrisė turke, filluan ta fyenin papėn, kėta tė fundit i kėrcėnuan se do t“i pėrzinin nga territori i tyre fisnor.5)

Si toponim, ky emėr identifikohet me emrin e kėshtjellės bizantine "Klementiana", tė cilėn e pėrmend historiani i epokės Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresė. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kėshtjellė duhet tė kėtė qenė e vendosur ndėr viset e Kelmendit, ose nė veri tė liqenit tė Shkodrės.6) Kurse pėr Sufflay-n kjo fortesė duhet tė kėtė qenė nė rrugėn romake Shkodėr - Prizren, tek dogana e Shpėtimit Shenjtė (Svetog Spasa).7)

Origjina

Origjina e fisit tė Kelmendit, si dhe fiseve tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot ėshtė ende e paqartė. Por e gjithė kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė plotėsuar apo shtjelluar sado pak atė ēka albanologėt shqiptarė e tė huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe nė kohėn e fundit, Peter Bartl-i, kanė shkruar mbi origjinen e fisit nė fjalė si dhe pėr fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe.

Albanologėt e huaj si dhe ata shqiptarė, nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, prejardhjen e kėtij fisi e shpjegojnė sipas koncepteve tė gojėdhanave popullore. Kėshtu, sipas misionarit franēeskan Bernardo nga Verona, i cili pėr shumė vite punoi nė mes tė kėtij fisi, nė relacionin e dėrguar "Kongragates pėr Ungjillzim" nė vitin 1663, nė mes tė tjerash shkruan: "nuk ėshtė e lehtė tė thuhet nga e ka origjinėn ky fis, por ėshtė bėrė zakon me thėnė se kjo popullsi ėshtė pasardhėse e Kuēasve ose e fqinjėve tė tjerė"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrės (1656-1677) dhe mė vonė i Shkupit (1677-1689) Pjetėr Bogdani, nė relacionin e vet tė vitit 1685 dėrguar Selisė sė Shenjte, ndėr tė tjera thotė: "sipas gojėdhėnės, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epėrme e lumit Moraēa"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, tė cilat, sipas Valentinit janė: Piperri, Kuēi, Vasojeviēi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. Mė pas, i pari i kelmendasve u martua me njė vajzė nga fisi i Kuēit dhe djalit tė parė tė lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndėrsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumė versionesh, si mė te besueshmin variant mban atė se ky fis rrjedh nga fisi i vjetėr Kodrinor shqiptar i Kuēit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishė, tė cilin nė dokumente e gjejmė qė nė vitin 1242.12). Sidoqoftė, njė mbiemėr tė dokumentuar tė kėtij fisi ne e gjejmė nė vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasė, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpėrmendur Clementiana, kurse si fis tė organizuar mirė, e takojmė nė vitin 1497.

.Megjithatė, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e njė antroponimi nė patronim (mbiemėr njeriu), mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor nė Shqipėri janė tė trashėguara nga kohėt mė tė lashta tė historise sonė,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur nė anėn tjetėr mėsojmė se sa i lashtė qenka prejardhja e kėtij emri, nė mėnyrė tė natyrshme i bėjmė vehtes pyetjen: Vallė, a mund tė na tregojnė gjė fjalėt e enciklopedisė gjermane, tė botuar nė Altenburg nė vitin 1824, e cila kėtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndėr tė tjera thotė: " Kelmendasit, Arnautėt, janė nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi tė bėjmė me njė fis tė lashtė, i cili gjatė invazioneve barbare sllavo-avare nė trojet tona mbeti krejtėsisht nėndhe deri nė shekullin e XI-tė (sikurse vetė emri i popullit shqiptar dhe historia e kishės shqiptare), sepse, siē e dimė, ky fis nė rrjedhen e historisė kombėtare shqiptare, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe atij fetar nė Shqipėrinė e Veriut, me ēka shkurtimisht do te njihemi nė vazhdim.

Mbi historinė e fisit

Siē shihet nė regjistrimet e hollėsishme tė Defterit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin nė dy fshatra: fshatin Selēisha ku ishte vendosur katundi Liēeni dhe fshati Ēpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katėr katunde dhe kishte 152 shtėpi16). Truallishta e pėrbashkėt quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet njė orė larg Selcės, nė veri tė Podgoricės.

Fakti se nė vitin 1582 nė Kelmend shėnoheshin vetėm 70 shtepi17), tregon qartė se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua tė bėjė lėvizje brėnda Malėsisė dhe tė shpėrngulet nė viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhė nė Mal tė Zi1 . Kurse sipas relacionit tė providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i kėtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuē etj,19) nė fund tė shekullit tė XVI kishte pėrfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazė i Kelmendit. Nė relacionin e tij tė vitit 1638 dėrguar Selisė sė Shenjtė, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotė: "Kelmendasit banojnė ndėr male shumė tė mėdha dhe me pozita tė forta ndėrmjet Bosnjės dhe Shqipėrisė. Ata janė me kombėsi shqiptare, flasin shqip dhe janė tė pėrfshirė ndėr kufijtė e Shqipėrisė, ushtrojnė besimin tonė tė shenjtė katolik romak".20) Pėrndryshe, sipas dokumenteve, qė nė vitin 1671 kėtė fis e gjejmė tė ndarė nė tri vllaznķ: Selcė, Vukel, Nikē dhe nė vitin 1688 edhe vllaun e katėrt Bogė21) qė nė fakt paraqitnin katėr degėt e fisit tė shpėrndarė nėpėr katėr lugina.

Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili mė 8 korrik 1634 beri njė vizitė baritore nė malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, nė kėtė vit, ky fis kishte 300 shtėpi me 3200 shpirtėra22).

Kelmendasit gjatė pushtimit otoman

Pas rėnies sė Medunit mė 1457, dhe mė nė fund, tė Shkodrės mė 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalė arriti tashmė qė pushtetin e vet ta shtrijė edhe nė viset e Malėsisė (sė Madhe). Kelmendasit nė pjesen mė tė madhe tė tyre, pėrkundėr njohjes sė pushtetit sulltanor nė vitin 1497, me gjithė vėshtėrsitė e mėdha jetėsore me tė cilat ballafaqoheshin, qendruan tė panėnshtruar duke mos paguar asnjė lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri nė vitin 1664.24) Deshmi pėr kėtė ėshtė fakti se kelmendasit nuk ishin tė regjistruar nė Defterin e Sanxhakut tė Shkrodrės tė vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditė nė tė gjithė malėsorėt tė refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund tė vėrehet edhe nė relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit tė Tivarit, i cili nė vitin 1610 i shkruante Selisė sė Shenjte, se malėsorėt janė vetėm tė besimit latin (katolik) tė ndarė nė fise Kelmend, Grudė, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Pėrsa i pėrket Kuēit, gjysma e tyre janė tė fesė ortodokse, pjesa tjetėr tė fesė katolike, e tė gjitha kėto fise jetojnė nė bjeshkė tė papėrshtatshme dhe asnjėherė nuk u janė nėnshtruar tuqve.25). Pėrndryshe, Bici nė kėtė relacion emėrtimin Kelmendi e pėrmend pėr gjithė konglomeratin verior shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe fiset gjysėm tė slavizuara si, Bjelopavliqėt (Palabardhet), Piperėt, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

Organizimi i parė i malėsorėve me pėrmasa ballkanike, pėr t'iu kundėrvėnė turqve me pėrkrahjen e aleatėve, tė Selisė sė Shenjtė dhe spanjollėve, mbajtur nė Kuē nė vitin 1614, bėri qė Kelmendi tė bashkojė 650 luftėtarė27) dhe tė formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 pėr luftė ēlirimtare kundėr osmanllinjve. Kėshtu, malėsoret u bėnė njė fuqi e rėndėsishme, e cila pėrcaktoi fatin e sundimtarėve tė Sanxhakut nė grindjet e tyre pėr pushtet. Nuk kaluan shumė vite dhe pjesa mė e madhe e zonave malore duke udhėhequr kryengritje tė vazhdueshme hodhi poshtė si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarėve.29) Kėshtu, nė fillim tė shekullit XVII, spahinjtė u dėbuan pėrgjithmonė nga 11 krahina tė Malėsisė sė Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorėve kishtarė, bėri kryengritjet mė tė mėdha duke qenė edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malėsorėve, pas sakrificave tė mėdha, rrėnimeve, dėmtimeve, marrjes sė njerėzve si skllevėr, mbeti fshatarėsi e lirė.30)

Kelmendasit, tė lirė nga armiku nėpėr malet e tyre, pėr shkak mungesės sė tokės, luftonin me armikun tjetėr, varfėrinė, e cila ata i detyronte tė grabisnin pronat e feudalėve, karvanet tregtare dhe disa herė vetė qytetet. M Bolica, nė kronikėn e tij tė vitit 1614, thotė se rajoni i Plavės dhe i Gucisė, tė cilin e administronin turqit, ėshtė shkatėrruar shumė herė nga plaēkitja e kelmendasve qė jetonin nė fqinjėsi direkte. Pėr kėtė, Porta e Lartė, nė vitin 1612, u detyrua nėn udhėheqjen e pashait tė Podgoricės, Cem Ēaushit31) tė ndėrtonte njė fortesė tė madhe mbi fshatin Gerēar, nė vendin e quajtur Godilje, fortesė qė u emėrtua Qytet i Ri. Pėrndryshe, kelmendasit i quajnė njerėz tė palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapės Frang Bardhi, pėr kelmendasit sulmues, nė njė relacion tė vitit 1638 thotė se, ata u bėnin sulme tė pandėrprera karavanave nė Shqipėri, Bosnjė dhe Serbi.32)

M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e kėtij fisi si dhe fiseve tė tjera, kanė arritur deri nė Filibe, qytetin e sotshėm Plovdiv nė Bullgari33). Kėtė gjė kelmendasit e bėnin me siguri edhe pėr shkak tė grumbullimit tė materialit luftarak pėr tė bėrė luftė me turqit. Kjo shihet nė luftrat ēlirimtare tė udhėhequra mė vonė kundėr Asllan Pashės sė Podgoricės nė vitin 1613, Ibrahim Agės tė Shkodrės nė vitin 1617, dhe Mehmet Beut nė vitin 1633 etj.

Nė vitin 1638, pas njė pėrgatitje tė gjatė, me direktivat e vetė Sulltan Muratit IV (1623-1640), nėn udhėheqjen e Vuēo Pashės nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut tė Shkodrės, Ali Ēengiqit, ku morėn pjesė, sipas ipeshkvit tė Sapės Frang Bardhit 15.000 ushtarė (kryesisht me pėrbėrje turq, dalmatinė, serbė bullgarė dhe boshnjakė), qeveria turke bėri njė luftė masovike, vendimtare pėr shkatėrrimin e kėtij fisi heroik35). Por edhe pas njė lufte njėvjeēare nuk ia arriti qė t'i mposhtė trimat kelmendasit, tė cilėt me njė luftė vetmohuese ia arrtitėn ta mbrapsin nė vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetė Papa i Romės ėshtė lutur pėr ne qe tė na ndihmojė Zoti nė kėtė betejė. Kėshtu kelmendasit, edhe pse tė dėrrmuar, ruajtėn amanetin e tė parėve: "fe dhe atdhe".

Megjithatė, kelmendasve nuk iu desh tė prisnin shumė pėr luftėn e tyre: nė vitin 1645 filloi lufta 25 vjeēare pėr Kretėn, njė ballafaqim ky veneciano-turk qė e kishte arenėn e luftės nė Ballkan. Kelmendasit gjatė kėsaj kohe hynė nė marrėveshje me venecianet dhe nė muajin gusht tė vitit 1648 nga paria e Kotorrit morėn ftesė, qė sė bashku t'u kundėrviheshin turqve pėr t'i ēliruar tokat shqiptare deri nė Krujė. Si datė pėr tė sulmuar Shkodrėn u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas pėrgatitjeve tė mėdha qė u bėnė nė Budva, sulmi nuk u realizua36)

Mėvonė, pėr shkak tė ruajtjeve tė pozitave tė veta tė cilat kėrcėnoheshin gjithnjė nga hordhitė osmane dhe pėr arsye tė islamizimit tė njė pjesė tė fisit, Kelmendasit pėr njė kohė u terhoqėn nga kjo marrėveshje veneciane, nė trojet e veta. Por, gjatė viteve 1686-1699, kur austriakėt avancuan deri ne Prizren dhe Shkup nė luftė kundėr osmanllinjve, kelmendasit pėrsėri ndryshuan qėndrimin e tyre dhe iu bashkangjitėn gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte pėrfshirė nė marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorėt serbė mbi pjesėmarrjen e kelmendasve nė luftėn e madhe austriako-turke (1683-1699), ėshtė i pabazuar. Kėtė gjė shumė qartė e deshmojnė burimet austriake nė fund tė XVII. Jo rastėsisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), nė njė promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) mė 1 prill 1690 pėr Shqipėrinė dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bėri marrėveshje me Kelmendasit dhe me ata qė jetonin nė Rozhajė dhe pėrrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnė nė Shqipėrinė Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinės, nė Pejė e Plavė deri nė Shkodėr"40). Kėtė me siguri e thotė pėr arsye se Kelmendasit kanė qenė tė shpėrndarė edhe nė kėto vende, sė paku nė rrethin e Pejės. Pėr njė shtrirje tė ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartė se territori i kėtij fisi ėshtė i shtrirė deri nė Hercegovinė.41) Graf Marsigli, kėtė e shkruan pėr tė treguar rėndėsinė e madhe qė kishte ky fis. Marsigli, i cili gėzonte njė autoritet tė madh nė shtabin e perandorisė austro-hungareze, nuk mund tė ishte i keqinformuar, gjė qė e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Nė vitin 1700, pėr t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartė angazhoi pashain e Pejės dhe tė Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe parį depėrtoi nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit, pasi nėnshtroi Malėsinė e Madhe42). Sipas relacionit tė vitit 1702 dėrguar Selisė sė Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetėr Karagaqit, kelmendasit, pas njė rezistence tė spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan tė shpėrngulen dhe tė vendosen nė rrethin e Novi Pazarit, nė Peshtėr, Rozhajė dhe Rugovė.43) Kėshtu, vazhdoi shpėrngulja pakthim, tashmė masovike e kelmendasve e cila kishte filluar mė parė, qė nė vitet 1661, 1667, 1669 nė grupe tė vogla pėr nė Plavė e Guci.44) Pėr gjendjen e tyre tė mjerė ekonomike dhe fetare, mė sė miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinēenc Zmajeviqi (1701-1712) nė letrat e tij baritore dėrguar Selisė sė Shejtė qė nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmė i kishte marrė nėn kujdesin e vet atėror45).

Gjatė luftės ruso-austriake kundėr turqve (1735-1739), austriakėt pėrsėri u pėrpoqėn si shumėherė mė parė ta ēlirojnė Balkanin nga hordhitė turke dhe arritėn madje deri nė brendėsi tė Serbisė, ku mė 28 korrik 1737, pa luftė, morėn Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejės Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mėhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynė nė bisedime tė fshehta me Vjenėn,46) pėr tė organizuar njė kryengritje. Kelmedasit, sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė, me kėtė rast i dhanė njė mbėshtetje tė fortė kėtij organizimi. Nė anėn tjetėr, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarėve se nė rast tė vendosjes sė paqės dhe nėse rajonet e tyre nuk ēliroheshi nga sundimi turk, malėsorėt do tė mund tė emigronin nė rajonet perandorake, d.m.th. nė brendėsi tė Serbisė. Por, fatkeqėsisht, shkatėrrimi ndodhi mė shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritėsit e tjerė kishin imagjinuar. Kėshtu, austriaket u detyruan tė zbrapseshin e tė hiqnin dorė edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin pėrparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritėsve shqiptarė dhe serbė, sė bashku me trupat austriake nėn komanden e kolonelit Lentulus, iu desh tė tėrhiqeshin pėr nė Kryshevc47). Pas kėtij dėshtimi mė 4 tetor kelmendasit dėrguan njė pėrfaqėsues nė shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf pėr tė kėrkuar si mjet shpėtimi, emigrimin nė Banat-Vojvodinė. Kėshtu, nė nėntor tė vitit 1737, njė grup i madh i kėtij fisi, sė bashku me disa nga fiset tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, rreth 4000 vetė,4 u dėrguan nė rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicės, Sremit, Karlovcit. Nė vitin 1738, pėr shkak tė sulmeve barbare turke nė Valjevė, u masakruan dhe robėruan 3000 shqiptarė dhe serbė. Kjo bėri qė disa nga malėsorėt tė kthehen nė trevat e veta tė okupuara, njė grup t'i bashkangjitej ushtrisė austro-hungareze, kurse njė pjesė tjetėr tė mbetet nė Serbi, ku mė vonė nė vitet 1749-55 u pėrqėndruan nė banim tė pėrhershėm nė fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Nė kėto vende kelmendasit qėndruan dhe ruajten deri nė gjysmėn e dytė tė shek. 19 gjuhėn dhe etninė e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb pėrreth, ata mbetėn katolikė. Sipas regjistrimit tė vitit 1900 kėto fshatra numėronin 4438 banorė shqiptarė,50) kurse sipas njė kronike nė vitin 1921, nė Hritkovc flisni akoma 5 vetė shqip dhe nė Nikince vetėm 4 vetė.51) Por nė kėtė popullatė tashme tė sllavizuar edhe sot e kėsaj dite mbetet e pashlyer vetėdija e origjinės.

Kelmedasit qė mbeten nė Shqipėri nga viti 1737, (bėhėt fjalė pėr mė shumė se gjysmen e fisit) vazhduan revoltėn kundėr turqve edhe pas tėrheqjes sė austriakėve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndėshkimi pėr nėnshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe nė vitet 1739, tė udhėhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjės, dhe nė vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrės, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e pėrjetoi gjatė kėtė sukses, sepse po nė kėtė vit vdiq52).

Gjatė luftės austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesė edhe malazezėt, me pėrjashtim tė Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospėrfshirje erdhi vetėm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Kėta, sė bashku mė banorėt e Kuēit, me tė cilėt pothuajse gjithmonė qėndronin sė bashku, kėsaj herė qėndruan nė anėn e Mahmut Pashė Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisė e Rusisė, donte tė krijonte njė pozicion tė pavarur kundrejt Portės54)

Nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, nė mesin e atyre burrave tė Malėsisė sė Madhe tė cilėt moren pjesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vėlla mė i madhi i katėr bajraqeve qė kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikēi dhe Boga. Sidomos gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise qė u ngriten kundėr dhėnies sė territoreve shqiptare, Malit tė Zi. Tė fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundėr tė ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkėmbimin e territoreve.56)

Mė 24 mars tė vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditės turke kundėr kryengritėsve malėsorė, shpalli tradhtarė disa prej burrave mė tė nderuar tė Malėsisė sė Madhe. Nė mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucė Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithė kjo, si dhe shumė kercėnime e vrasje tė tjera qė iu bėnė kėtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen kėta trima qė tė marrin pjesė nė gėzimin shumė tė pritur, krah pėr krah me Hot, Grudė Kastrat, Shkrel e Shalė nė majėn e Bratilės sė Deēiqit, mė 6 prill 1911, ku me urdhėrin e trimit legjendar Dedė Gjo' Luli, Nikė Gjelosh Luli, Gjon Ujkė Miculi dhe Pjetėr Zefi ngriten flamurin kombėtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetėn prapa as nė Kuvendin e Gėrēes, i cili u mbajt mė 10-23 qershor tė 1911, nė kulmin e kryengritjes sė Malėsis sė Madhe, duke dėrguar si pėrfaqesues tė vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedėn nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikēit59). E kėshtu, malėsorėt kelmendas, tashmė, luftė pas lufte ishin tė molisur dhe tė shperndarė. Numri i tyre nė vendlindje nė vitin 1916 ishte: Selca 852 banorė, Vukli 712, Nikēi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorė.60)

Po kaq e rėndėsishme nė historinė e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bėnė pėrpjekje si shumė herė mė parė t'i zaptonin trojet tona. Kėshtu Kelmendi, pėrkatėsisht paria e Bogės sė bashku me fiset e tjera, mė 2 korrik 1919 nėnshkruan Memorandumin qė do t'i dėrgohej Konferencės sė Paqės nė Paris61), ku shprehėn qartė kundėrshtimet pėr cungimin e trojeve stėrgjyshore. Po kėshtu, kėtė pakėnaqėsi e shprehėn sė bashku me malėsorė tė tjerė edhe me grykėn e pushkėve nė vitin 1920, duke i dėbuar ushtritė grabitqare serbo-malazeze nga kėto vise njėherė e pėrgjithmonė.

Mė nė fund, pas marrjes sė pushtetit nė Shqiperi nga forcat komuniste nė vitin 1944, pėr Malėsinė e Madhe si njė zonė atdhetare, liridashėse dhe fetare, nisi njė epokė e re e vėrtetė zie e ideuar prej forcash qartėsisht antishqiptarėve62). Kėshtu, mė 27 dhjetor 1944, nė fshatin Ivanaj tė Bajzės, burrat e mbledhur nė shtėpinė e Gjokė Tomė Kokajt63), bėnė besėlidhjen e tyre pėr dalzotje kundėr komunizmit tė kuq, tė cilin nė Shqipėri e kishin sjellė agjentėt sllavė. E gjithe Malėsia pothuajse u ngrit nė kėmbė dhe u organizua pėr rezistencė. Kėshtu Kelmendit i printe seljani, Prekė Cali, i cili mė 1 janar tė po kėtij viti, mblodhi tė tri bajraqet e veta: Selcė, Nikē e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend nė bregun e djathtė tė Urės sė Tamarės64). Pėr rreth njė muaj, ai ndaloi hovin e e tė ashtuquajturės brigadė e parė partizane shqiptare, e cila, sė bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezė, dėshironin ta pushtonin pendėn e hekurt tė racės shqiptare - Malėsinė. Por trimat malėsorė tė zbathur e tė zhveshur, pa ngrėnė e pa pirė, pa armatimin e duhur, nuk mundėn t'i bėnin ballė gjatė, betejave tė hordhive tė kuqe prosllave. Kėshtu, pas betejės sė pėrgjakshme tė janarit tė vitit 1945 te Ura e Rrjollit ku morėn pjesė trimat e Kastratit, tė Hotit, Shkrelit dhe Bajzės65) etj, e ku malėsorėt pėsuan disfata tė renda, pėr ta filloi njė kalvar i ri ku me qindra u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. Si shenjė hakmarrje pėr t'i gjunjėzuar deri nė fund malėsorėt, po kėtė vit, nė Shkodėr, pikėrisht nė Zall tė Kirit u pushkatuar trimi i Kelmendit burri 78 vjeēar Prekė Cali. Sipas raportit tė shefit sė Mbrojtjes Shkodrės, Zoi Themeli, gjatė kėsaj vale, 44 Kelmendas u vranė, 21 u plagosėn, 3 tė tjerė u pushkatuan, sepse qenė bashkėpunėtorė tė Prekė Calit; 34 shtėpi u dogjen. Pra, ky fis kėsaj here u dogj nga vetė shqiptarėt66).

Nė fund tė bie nė sy se, ne vitin e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, Kelmendi tashmė numėronte 2.475 frymė, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Mė se shumti ndėr vllaznitė kelmendase u islamizue Nikēi, deri nė 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave tė pėrgjakshme pesėshekullore, dhe presioneve tė ndryshme: tatimeve tė mėdha, dėrshirmes-jeniēerizmit, marrjes skllevėr, torturave ēnjerėzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse tė dėrmuar, arritėn te mbijetonin, ndokush mė pak e ndokush mė shumė, duke ruajtur etninė e pastėr, fenė stregjyshore, e cila kombit i dha dritė e jetė.

Nė fund, themi se fisi i Kelmendit si njė gjymtyrė e rėndesishme e popullit tonė me njė organizim dhe vet flijim tė mahnitshėm gjatė tėrė tė se kaluarės, edhe kundrejt demtimėve te popullatės qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorėt tė panumėrta duke ndėrkombėtarizuar edhe mė shumė ēeshtjen tonė dhe duke i treguar qeverisė osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stėrgjysherve dhe etnia do tė ruhen me ēmim jete si sytė e ballit.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/17 1:27
Re: DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
Si e vranė Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisė sė Shalės

Historia e panjohur e familjes sė heroit tė famshėm Mehmet Shependi, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Dėshmia e mbesės sė tij, 81-vjeēares Syke Sadiku
nga Dashnor Kaloēi, DOSSIER, Gazeta Shqiptare, Shkurt 2003

Pas vrasjes sė babės sonė, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vėllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou sė bashku dhe me kushėririn, Pjetėr Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolėn nė arrati, pasi u kėrkojshin pėr t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatė kohės qė ata nejėn nėpėr male, Pjetri u vra nė pėrpjekje me forcat partizane tė Ndjekjes, pasi u pat pre nė besė nga njė njeri prej Curraj tė Epėrm. Pas kėsaj Sadiku me Gjeton e Kolėn u dorzuen pas faljes sė dhanė nga komunistėt dhe u burgosėn tė tre. Pas asaj dite tė gjitha gratė e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jonė) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen nė kampet e [b]Beratit, Tepelenės dhe Elbasanit".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit tė Djelmnisė sė Shalės, tė cilėt rrjedhin prej familjes sė heroit tė famshėm, Mehmet Shependit, i cili pati rėnė nė luftė kundėr serbo-malazezėve. Pinjollja e kėtij fisi tė famshėm, Syke Sadiku, rrėfen tė gjithė historinė e dhimbėshme tė familjes sė saj, ku njė pjesė e tyre u detyruan tė arratiseshin nga Shqipėria qė nė vitin 1948 dhe tė tjerėt qė mbetėn kėtu, u persekutuan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistėt?
Marku, nipi i Mehmet Shpendit
Mark Sadiku u lind nė vitin 1889 nė fshatin Pecaj tė Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vėllai i Mehmet Shpendit, heroit tė famshėm dhe prijsit tė malėsorve tė Veriut, i cili u vra duke luftuar me armė nė dorė kundėr forcave serbo-malazeze. Qė kur ishte gjallė Mehmet Shpendi, shtėpia e tij nė Pecaj tė Shalės, formoi pėr herė tė parė Djelmninė e Shalės, e cila kishte pėr qėllim qė tė ruante zakonet e maleve, tė ndante pleqnitė nė kuvendet e burrave dhe tė udhėhiqte malsorėt nė luftrat kundėr tė gjithė armiqėve. Formimi i Djelmnisė sė Shalės, iu kėrkua, Shpend Sadrisė, (babait tė Mehmet Shpendit) prej 90 malėsorėve tė asaj krahine, kur ai ishte nė moshėn 84 vjeēare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli tė nesėrmen nė kuvendin e burrave ku nė prani tė Dom Pjetėr dedės, u lidh besa mes gjithė atyre burrave qė ishin mbledhur nė atė kuvend. Qė nga ajo ditė qė u krijua Djelmnia e Shalės, ajo u kryesua prej shtėpisė sė Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes sė tij, kryesinė e saj e trashėgoi i nipi, Mark Sadiku i Shalės. Marku ishte njė njohės i thellė i kanunit tė maleve dhe ai thėrritej e dėrgohej shpesh ndėr kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive tė bajrakėve, pėr pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngatėrresash etj. Kėshtu qė nga ajo kohė qė Mark Sadiku u vu nė krye tė Djelmnisė sė Shalės, e gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė, ai ishte njė nga burrat mė tė respektuar tė asaj treve. Marku u martua me Mire Mushakėn nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte njė grua burrėrore qė rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur nė tė gjithė atė krahinė pėr shtėpi bujare dhe urti. Nga ajo martesė, atyre u lindėn katėr fėmijė: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.
Internimi i Markut nė Itali
Ashtu si shumė nacionalistė tė tjerė edhe Mark Sadiku e kundėrshtoi hapur pushtimin fashist tė Shqipėrisė, gjė e cila u bė shkak qė ai tė arrestohej e tė internohej nė ishujt e Italisė. Lidhur me kėtė, e bija e tij, 81-vjeēarja Syka Sadiku (Vojvoda) dėshmon: "Nė prillin e vitit 1939, pak ditė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, babanė tonė Mark Sadikun, qė njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnisė sė Shalės, e lajmėruan qė tė shkonte nė Tiranė ku autoritetet e larta qeveritare do tė bėnin njė mbledhje me parinė dhe bajraktarėt e Veriut. Siē u tha atėhere, qėllimi i organizimit tė asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shtetėrore tė Tiranės, do tė bėhej pėr tė zgjedhur disa burra nga paria e bajraktarėt e Veriut, pėr tė shkuar nė Romė ku do t'i ēohej Kurora e Skėnderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por pėr qėllimin e vėrtetė tė atij takimi, si babės ashtu dhe burrave tė tjerė tė cilėt ishin thirrur nė atė mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e tė vėrtetėn rreth asaj ne e mėsuam disa ditė mė vonė. Pas marrjes sė atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombėtar dhe zbriti nė Shkodėr ku ishte lėnė vėnd-takimi me burrat e tjerė tė parisė dhe bajraqeve tė malėsisė qė do tė shkonin pėr nė Tiranė. Por sapo baba shkoi nė afėrsi tė Prefekturės, ai u arrestua nga italianėt dhe pas pak ditėsh sė bashku me shumė nacionalistė tė tjerė qė kishin kundėrshtuar pushtimin fashit tė vėndit, i nisėn pėr nė burgun e Tiranės dhe prej aty i internuen nė ishullin e Ventotenes nė Itali. Aty nė atė burg ku ishin tė internuem dhe shumė shqiptarė tė tjerė, baba qėndroi deri nė vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombėtar qė baba i veshi atė ditė qė u ba gati me ra nė Tiranė, ai nuk i hoqi gjatė gjithė kohės qė nejti i internuem nė ishujt e Italisė. Kur shokėt e tij i thojshin: "Po pse more Mark nuk i heq kėto tesha e tė veshėsh tė tjera kėshtu si na?", baba i pėrgjigjegj atyne duke u thanė: "Kėto janė rroba dasmet dhe i kam vesh qė atė ditė qė mė pat ēue fjalė Mreti i Italisė dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij". Baba mundi me u lirue prej internimit vetėm kur ra Italia, nė fillimin e vjeshtės sė vitit 1943 dhe nė atė kohė ai erdhi nė Shqipni sė bashku me shokėt e tij qė kishte qenė i internue", kujton 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me tė jatin e saj, Mark Sadikun e Shalės, i cili u arrestua nga italianėt dhe vuajti pėr mė shumė se katėr vjet nė burgjet e Italisė, pėr arsye se kishte kundėrshtuar hapur pushtimin e Shqipėrisė nė prillin e 1939.
Marku nė Plavė
Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes nė Shqipėri, Mark Sadiku i Shalės shkoi nė vėndlindjen e tij nė fshatin Pecaj tė Dukagjinit, ku e pritėn me mjaft pėrzemėrsi, jo vetėm familja e tė afėrmit e tij, por edhe gjithė burrat e asaj krahine dhe paria e Shalės. Lidhur me kėtė , e bija e tij Sykja, dėshmon: "Atė kohė qė erdhi baba nė shtėpi, nėnprefekti i Plavės e i Gucisė, Shem Seferi, u qiti kushtrim tė gjithė burrave e fiseve tė Malsisė sė Madhe, Dukagjinit e Malsisė sė Gjakovės, qė tė mblidheshin nė njė kuvend tė madh e pėr tė rrokur armėt nė mbrojtje tė tokave shqiptare. Nga ai za qė u qiti nėnprefkti, ranė nė Plavė e Guci ma se katėrdhet e dy bajraktarė, me ma shumė se 10 mijė burra tė armatosun. Nė atė kuvendin qė u mbajt nė Plavė, e morėn fjalėn pėrfaqėsuesit mė nė zė tė bajrakėve tė parė tė Veriut, siē ishin: Dedė Shabani pėr Malėsinė e Madhe, Shem Seferi pėr Plavėn e Gucinė, Dem Ali Pozhari pėr Malėsinė e Gjakovės e rrethet e Pejės dhe Mark Sadiku pėr Dukagjinin. Gjatė atij kuvendi, Marku, bani propozimin qė u quejt ma me vėnd, duke thėnė se prej asaj dite duhej dhanė besa e burrit prej tė gjithė atyre personave dhe fiseve tė cilėt kishin ngatėrresa tė vjetra, ankime apo gjaqe pa marrė, nė mėnyrė qė t'i ndėrprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malėsisė dhe gjithė Shqipnisė i kėrcėnohej njė anmik i madh e i pėrbashkėt qė ishin serbo-malazezėt, tė cilėt nėn maskėn e komunizmit kėrkonin tė siguronin rishtaz tokat shqiptare tė shkeluna padrejtėsisht gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Baba tha aty nė atė kuvend, se kufijtė etnikė nuk ishin tė njė fisi apo tė njė bajraku, por ato ishin tė gjithė popullit mbarė pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kėsaj, Mark Sadiku u kėrkoi tė gjithė atyre burrave qė ishin mbledhe nė atė kuvend, qė tė jepej besa aty nė shesh tė burrave, qė nė rast nevoje kur tė paraqitej rreziku, tė gjithė ata t'i pėrgjigjeshin kushtrimit tė dhėnė duke nxjerrė vullnetarė tė armatosur pėr tė shkuar nė atė pjesė tė kufirit qė rrezikohej prej anmikut. Pas kėtyre fjalėve tė thana prej babės, aty u lidh besa e burrave prej tė gjithė bajraqeve dhe qė nga ajo ditė u vunė roje tė armatosuna nė pikat ma delikate tė kufinit dhe ata u porositėn qė kurdoherė qė tė hetojshin lėvizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, tė lajmėrojshin menjėherė kryetarėt e asaj beslidhje. Dhe ajo qė ishte parashikue prej babės dhe prej tė gjithė atyre burrave qė muern pjesė nė atė kuvend, nuk vonoi me u bė realitet. Kėshtu vetėm pas pak kohet nė nėntor tė vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mėsynė kah toka jonė duke kalue kufinin etnik. Pas kėsaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetėm si Kryetar i Djelmnisė sė Shalės, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste tė Dukagjinit, mblodhi tė gjithė pushkatarėt e asaj krahine dhe menjėherė kaloi Qafėn e Pejės e u bashkue me forcat e Prek Calit tė Kelmendit e me ato tė Xhem Sadrisė qė erdhėn nga Malsia e Gjakovės. Atė kohė pati ba dimėn shumė i fortė dhe malet e Cecunit dhe tė Nakutit qė ishin tė mbulueme me borė, lėshuen orteqe tė mėdhenj tė cilat zunė nėn vete dhe i lanė tė vorruem shumė luftėtarė tė malsisė. Luftimet qė u zhvilluen nė Qafė tė Previsės dhe e nė Vasoviq, pėrfunduen me fitoren e luftėtarėve shqiptarė. Pas kėsaj Mark Sadiku me gjithė luftėtarėt qė kishte me veti, u kthyen nė vendin e vet", dėshmon 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat qė zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, nė nėntorin e vitit 1944 kundėr forcave serbo-malazeze.
Vrasja e Markut
Mbarimi i Luftės dhe ardhja e komunistėve nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemtė e tij, Sadikun e Gjeton, tė arratisur ndėr male sė bashku me shumė burra tė tjerė tė Shalės e tė Shoshit. Lidhur me kėtė dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja dėshmon: "Menjėherė sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste tė partizanėve hynė edhe nė Shkodėr, Marku sė bashku me dy djemtė, (vėllezėrit e mi) Sadikun e Gjeton, dolėn nėpėr male me qėllim qė tė ruheshin prej komunistave,tė cilėt po vritshin dhe po burgosshin shumė njerėz tė pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t'ia falnin atij dhe vėllaut tim, Sadikut, tė cilėt patėn luftue me forcat e nacionaliste tė Ballit Kombėtar, kundėr brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore qė ata qėndruen nėpėr male deri nė atė kohė qė qeveria komuniste e Tiranės shpalli faljen e parė pėr tė gjithė tė arratisunit politik qė nuk kishin ba krime. Duke hjek keq nė jetėn e malit dhe duke mos pas rrugė tjetėr kalimi pasi kufini me Jugosllavinė ishte i myllun dhe ai jugor me Greqinė ishte nėn kontrollin e komunistėve grekė tė gjeneralit Markos, baba me dy vėlleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosėn me u dorzue. Mirpo pas dorzimit tė tyne nė Kodėr tė Shėngjergjit, komunistat nuk e majtėn fjalėn dhe i prenė ata nė besė, duke i burgosun nė burgun e Shkodrės ku ata i patėn torturue randė. Ajo gja famtirėsisht vazhdoi jo shumė kohė, pėr arsye se qeveria komuniste e Tiranės nxorri njė falje tjetėr dhe i liroi nga burgu babėn dhe dy vėllezėrit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithė Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nėn ndjekjen e forcave tė Sigurimit dhe tė gjithė ata qė e njihshin babėn, thoshin se Mark Sadiku kishte pėr me ra pėrsėri nė burg, pasi ai nuk rrite pa fol kundėr komunizmit. Aty kah vjeti 1945, nė malsitė e Shalės e Shoshit u patėn ba do mbledhje tė shpeshta ku thėrritej i gjithė populli me detyrim dhe u bahej propagandė komuniste. Njė nga kėto mbledhje u ba edhe nė Bregun e Lumit nė Shalė, e nė atė ditė baba kishte shkue pėr mik te Balė Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut qė tė mos shkonte nė atė mbledhje se diēka i kishte ndje zemna, prej sedrės, baba, nuk nejti dot pa shku. Atė ditė teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babės qiti tre herė nė pushkė dhe e la atė tė vdekun. Ndėrsa Marku akoma nuk kishte dhaėė shpirt, Balė Mark Milani qė mbeti i premun nė besė, qiti nė pushkė dhe e la tė vdekun nė vend vrasėsin e babės", kujton, Syke Sadiku, lidhur me historinė e babės sė saj, Mark Sadikut, Kryetarit tė Djelmnisė sė Shalės, i cili u vra nga hasmi i tij nė vitin 1944.
Arratisja e familjes nė Francė
Po si rrodhi fati i familjes sė Mark Sadikut, pas vrasjes sė tij nė vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhės? Lidhur me kėtė e bija e tij, Sykja, dėshmon: "Pas vrasjes sė babės, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vėllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou sė bashku dhe me kushėririn, Pjetėr Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolėn nė arrati, pasi u kėrkojshin pėr t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatė kohės qė ata tė gjithė nejėn nėpėr male, Pjetri u vra nė pėrpjekje me forcat partizane tė Ndjekjes pasi u pat pre nė besė nga njė njeri prej Curraj tė Epėrm. Pas kėsaj Sadiku me Gjeton e Kolėn u dorzuen pas faljes sė dhanė nga komunistėt dhe u burgosėn tė tre. Pas asaj dite tė gjitha gratė e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jonė) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen nė kampet e Beratit, Tepelenės dhe Elbasanit. Por duke pėrfitue nga njė falje tjetėr e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolėn dolėn prej burgut dhe pas pak kohe ata ikėn pėrsėri nė arrati ndėr male, pasi kėrkoheshin pėr t'u arrestue prej Sigurimit. Kjo gjė pat ndodhė, kur u arrestue bashkėshorti im, Lekė Vojvoda, me gjithė bajraktarin e Shoshit. Bashkė me Sadikun, Gjetėn dhe Kolėn, ishin nė mal dhe motra jeme, Prena, megjithė nusen e Gjetės, Agen. Nė vitin 1948 kur Shqipėria u prish me Jugosllavinė, ata mujtėn pėr me e kalue kufinin dhe dolėn nė Mal tė Zi. Nė kėtė kohė nėn shtėpi pati metė vetėm nana jonė, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza tė vogla dhe ishte pėrsėri shtatėzanė. Kur ata dueln nė Jugosllavi, dhe serbėt e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllėn nėpėr burgje e kampe pėrqėndrimi duke i lėviz herė pas here sa nė Guci, Pejė, Kotorr, Zetė, Hercegnovi, Vuēitern e deri nė Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humbėn shpresėn pėr njė ndryshim tė situatės nė Shqipni, kėrkuen prej Organizatės Ndėrkombėtare tė Emigracionit pėr me dal nė Prendim. Pas kėsaj atyne iu dha e drejta dhe tė gjithė shkuen nė Francė ku jetuen tė lirė pėr vite me rradhė", e pėrfundon rrėfimin e saj 81-vjeēarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut tė Shalės, lidhur me historinė e dhimbshme tė familjes sė saj, ku njė pjesė jetoi nė Francė dhe pjesa tjetėr qė mbeti nė Shqipėri u persekutua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Dy vellezėrit e Sykes, Gjeta me Markun qė jetuan nė Francė, vdiqėn atje nė dhe tė huaj duke i lėnė njė amanet motrės, Prenės, qė eshtrat e tyne t'i sillte njė ditė pėr t'u prehur nė vėndlindjen e tyre. Atė amanet, Prena Sadiku mbajti si gjėnė mė tė shtrenjtė dhe e bėri realitet vetėm nė 25 korrik tė vitit 1999. Atė ditė tė nxetė vere, kur mė shumė se 1500 burra tė ardhur nga 11 bajrakėt e Veriut ishin mbledhur nė fshatin Pecaj, njė helikopter civil u ul nė njė livadh me dy arkivolė tė vegjėl ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve tė Mark Sadikut tė famshėm tė Shalės, tė cilėve nė pėrkujtim tė babait tė tyre, mbarė malsia atė ditė iu rezervoi njė varrim madhėshtor.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/17 1:23
Re: DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!

Palok Traboini (1888 -1951)

"Luftetaret qe ngriten flamurin ne Deēiē."
Djathtas, rrjeshti dyte, ne profil, ndenjur, Palok Traboini.
Postuesi Nyjet
Anonimė
Postuar nė: 2007/1/17 1:21
DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA!
DARKA E KRENĖVE TĖ MALSISĖ E NGJARJE TĖ TJERA

Kur pasha i Shkodrės thirri gjithė parinė e malėsisė, Dedė Gjo Luli nuk pranoi me i dhanė vendimet e preme, perpara se me dalė e me bisedue edhe me popull. Edhe tė tjerėt ranė dakort me mendimin e Dedės se pa kenė populli dakort nuk mundena me thanė kurrgja.
Duelnė nga pasha nė miletbaēe, u bashkuene e u thotė Deda, nuk mund tė bajmė muhabet kėtu, se kėtu ashtė rrugė e madhe por po shkojmė sot tek Palok Luca, se kėshtu e thėrriste Dedė Gjoni gjithmonė. Aty kemi shtėpinė tonė, tha Deda, Paloka asht njeri me shkollė e i pret mendja hollė e kėshtu atė natė lajmėroj Deda Palokėn e i thotė, «pėrgatitu pėr 7 vetė, shtatė pari tė maleve». Zen Paloka me bisedue me Martin Ujk Ēekun e me Prelocin(Preken), korjerin e Ded Gjo Lulit, e u thotė Paloka se me ther njė dash, ai ka njė krye, e ata janė shtatė burra e dashi nuk i ka shtat krena. Prandaj nuk di se kujt me i qitė njė krye e kujt njė copė mish, se del dikė me e rritė e dikė me e zvoglue, por, i thotė Martinit, merr thesin e shko tek filan kasap, nė mos i pastė ai t' i marrė nder shokė, i thuaj ka thanė Paloka mė ēo 7 krena e 15 kile mish: I thanė, ka me i ba(kushtue) kaq shumė, sa kėshtu ka me i shkue e nesermja pa hangėr bukė.
Dalė nga dalė, kah mbramja, ka kris dera e Palok Traboinit. Niset Katrina me e ēilė. Ndal, i thotė Paloka, ndal se duhet me dalė vetė me i prite e me i ndeshė.
I thotė Mehmet Shpendi ne tė hyme:
«Palokė na ka marrė mendja me tė mush me miq! ».
«More, ja kthen Paloka, si me ja ba armikut, se pėr atė zot, me miq nuk po ngihena kurrė, por juve bash ju qoftė hoshgjeldėn!».
Hynė burrat mrenda. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Buletini, Marash Dashi, Zenel Shaba i Kastrat, Vat Marashi bajraktari i Nikēit, Ded Nika bajraktari i Grudės qė kishte ardh mėsheftas Sokol Bacit, e kėshtu filloi sofra, filloi pija, kush mastikė e kush raki qysh heret e tuj pi po bien mbrapa 7 krena e t' ja vėnė tė gjithėve ka nji pėrpara.
E nget Mehmet Shpendi:
«Shumė i paska pasė krenat ai dash, Palokė!».
Ja priti Paloka:
«Duhej me kenė me shtatė krena, se shtatė prijės qė ishi nuk dijshem, kujt me i qitė nji copė mish e kujt nji krye, cilin me e rritė e cilin me e zvoglue. E kėtė nuk mund ta bajshe se ashtė njė punė e madhe dhe e randė.» Kėshtu vazhdoi pija e muhabeti deri mbas mjesnate. E kėshtu mbeti dhe muhabeti, qė Ded Gjo Luli nėpėrmjet, miqėve tė vet me shikue hallet e njė flamur.
Tė ngjamen e flamurit e di kėshtu: U vonue me u projektue e punue nė ndermarrjen artistike tė Vjenės sė Austrisė. Tuj pa se flamuri vonoi, ēoi Deda Kolėn djalin e vet pėrsėri nė Austri e atje u muer vesh se asht tue u punue : e ala nuk ishte mbarue. Ishin nė Cetinė bashkė me Hil Mosin e Luigj Gurakuqin e u thotė Deda, si me ba o burra , nuk asht ēajre pa bajrak, se atėherė i thojshin bajrak, se kur s' ke flamur, thotė Deda, nuk dihet se pse luftojmė. Prandaj ndėrhyn tek Gjon Gjokola e te terzija i Krajl Nikollės sė Malit tė Zi.
Por erdhi lajmi qė delni priteni flamurin se asht nis prej Vjene. Prandaj Deda filloi luftėn, e tue qėnė se nuk mund tė lente shokėt por as luftėn vetėm, pėrcollėn Palok Traboinin me e prite nė Kotorr. Ai e pruni nė Hot. Vazhdoi e mbaroi lufta e atė flamur e ka ruejt nė arkėn vet Nore Kolja ( gruaja e Kolės, tė birit tė Ded Gjo Lulit,)deri qė filloi lufta e dytė botnore. Qe pra at flamur as Zogut nuk ja dorzoj Nore Kolja deri nė 1939. Kur prejt friget tė Italisė, se po ja marrin e po ja humbin, ēoj me e strehue tek kleri katolik, aty ku u zhduk e nuk u pa kurr ma flamuri qė prunė prej Vjene. Nė pranverė tė vitit 1912, Deda qiti xhevap nė tė gjithė malet qė kush donte me e pa atė shėnj Shqipnije e qė nuk e ka pa kurrnjihėrė, tė dilte e ta shihte ditėn e diel. Aty u bashkuene gjithė malėsia. At flamur e kanė hap dy burra nė njė vend tė nalt e njerzija thojshin se gja ma tė bukur nuk kishin pa ndonjėherė. E Palok Traboini kaq patriot i flaktė ishte sa ka qitė nė atė festė 12 teneqe spirto (raki-mastikė) qė zejshin nga 18 kile secila, e atė duhej me e pre katėrsh me ujė qė u bajshin them nja 800 kile pije. Filloi pija alkolike. Brohore e madhe sa nuk ka festė a dasėm ma tė madhe, por siē thamė ai flamur u zhduk e tash fotografia e tij shihet nė muzeun e Ded Gjo Lulit.
... Kur Paloka fillonte mėsimin, nxirrte livoren aslagant e vente mbi tavolinė e u thoshte nxansėve:
«Gjithmonė duhet me mėsue, me punue e me luftue, e gjithmonė njeriu qysh nė tė leme, duhet tė mėndoj pėr Atdhenė!».
... Di qė kur asht nis nė luftė tė Koplikut, i kanė thanė Zef Skanjeti e do shokė reshperė:
«More Palokė, s' asht nevoja me dale ti nė luftė, ka kush me luftue se ti je i kalemit e ti nuk shikohe pėr luftė». Paloka u pat thanė:
«Ai qė nuk lufton pėr Atdhe e nuk asht pėr pushkė, nuk duhet gja as pėr kalem, se armiku gjithmonė shporret vetem me pushkė! Prandaj, shokėt i kam tuj u vra e vet me ndej me gra, mos he burra. Po kėto armė atėherė ēka mė duhen?».
Nė Luftė tė Koplikut, Palok Traboini nxorri pushkėn me vra Alush Lohen qė thėrriste: «0 bini burra, djemt e Hotit! Qėndroni mos u koritni...», e vetė vesh ushtarak rrinte ndėnjur nė karrike e i pėrcillte tė tjerėt pėr nė luftė.
Palok Traboini e mėsyni:
«Ēou qeni i qenit me ardh nė luftė se nuk bahet lufta prej karrike. Burrat e Hotit nuk janė korit e as do tė koriten asnjihėre.» Por shokėt ja kapen dorėn Palokės shpej e shpejt, kaloi plumbi permbi kryet e Alush Lohės qė shpėtoi pa u vra.
E kam pas kojshi nė Hot tė Ri dhe e kam ndigjue edhe vetė kur u thonte atyne qė i patėn thirrė nė njė aparat (pritje) kur pat ardh Viktor Emanueli: «Atė ka kėnė marre pėr shqiptarėt me e lshue pa e vra e me shkue gjallė nė Itali. Nė vend qė me e vra, ju i keni shkue me tuba lulesh. Si nuk ju ka ardhė marre he burra?!»
Megjithse ishte i moshuem, kėto fjalė i folte shumė bukur e jo si po i shkruej vetė, se nuk kam shkollė, por kam shumė vullnet qė mos me i lanė tė dekuna kėto qellime tė shėjta.
Nė jeten e vet personale ka pas edhe veshtirėsina. Ka pas probleme me disa krenė tė klerit pse Paloka mor gru tė dytė kur ishte mėsues nė Tuz. Por nuk asht nda me Katrinėn e u martua me lejen e saj, (asaj i kishin dekė tre fėmijė me Palokėn e s' lindte ma), se as njeni e as tjetri nuk dojshin qė tė mbyllej njė derė shqiptare. E Katrina fėmijėt e Palokės i ka dashtė si fėmijėt e vet, se ka kenė gru fetare e me zemėr tė mirė.
Pėr Palokėn ka gjithēfarė tė dhanash e asht zor me i kujtue tė gjitha. Shtoj se i thosha mbas ēlirimit nė Hot tė Ri:
«Pse nuk shkruan pėr tė dhanat e tua?». E kishem fjalen edhe pėr me ju njohtė meritat e me i lidh ndonji pension qė nuk ja dhanė kurr sa ishte gjallė por ai mė thoshte i menduem:
«Une nuk kam ba ndonji gja tė tepert, por kam ba detyren si shqiptar. Me punue e me luftue pėr Atdhe e ka detyrė gjithėsekush!».
Kėshtu pra i kishte pėrgjigjet Palok Traboini, kėshtu i kishtė qellimet e punėt mė tė mira qė ka shqiptari.
PALOK PRELA
77 vjeē
Shkodėr, korrik 1984
Threaded | Te vjetrat para Tema e kaluar | Tema e ardhėshme |

Regjistrohu qė tė postosh
Copyright © 2006 - 2014 shqiponjat.ch | Tė gjitha tė drejtat e mbrojtura |